AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Rritja e tensioneve Serbi-Kosovo dëmton sportin

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Pixabay.

Marrëdhëniet e përkeqësuara midis Serbisë dhe Kosovës po ndikojnë gjithnjë e më shumë në eventet sportive, duke parandaluar ndeshje që në të kaluarën janë zhvilluar pa probleme.

Foto: Pixabay.

Pasi Federata e Futbollit e Kosovës ndaloi një ndeshje midis klubit serb “Red Star” dhe Graçanicës, në Kosovën qendrore, të djathtët serbë kanë njoftuar se do të bllokojnë rrugët në qytetin serb të Novi Sadit nëse lojtarët e karatesë të Kosovës do të marrin pjesë atje në kampionatin e ardhshëm europian.

Federata e Futbollit e Kosovës refuzoi një kërkesë të “Red Star” për të luajtur një ndeshje humanitare në qytetin me shumicë serbe të Graçanicës më 9 maj, tha kreu i Federatës, Fadil Vokrri, të hënën për mediat.

“Për dy vjet ne kemi dhënë leje për ndeshjen, por këtë vit nuk do ta bëjmë këtë sepse në ndeshjen e fundit ndodhën gjëra që nuk i përkasin sportit. Pati mesazhe ofenduese dhe për këtë arsye ne e kemi refuzuar kërkesën e “Red Star”. Ne gjithashtu kemi informuar UEFA se nuk do të ketë ndeshje,” tha Vokrri për gazetën Koha Ditore.

Në reagimin e tij, kryetari  komunës së Graçanicës Srdjan Popoviç tha se ai u kishte dërguar një letër proteste të gjitha ambasadave në Prishtinë, por gjithashtu edhe OSBE-së dhe UEFA-s, duke e quajtur vendimin “diskriminues dhe të frymëzuar politikisht”.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pasi u shkëput de facto në vitin 1999 si rezultat i luftës ajrore të NATO-s mbi Serbinë.

Shumica e vendeve perëndimore, përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara, e kanë njohur Kosovën shumë kohë më parë, por shtetësia e Kosovës kontestohet ende nga Serbia dhe Rusia, ndër të tjera.

Më 23 maj 2017, “Red Star” luajti një ndeshje humanitare kundër klubit të futbollit të Graçanicës për të tretin vit radhazi. Paratë e mbledhura nga biletat iu dhuruan një spitali lokal. Lojtarët serbë gjithashtu vizituan manastirin aty afër të Graçanicës.

Por Vokrri tha për mediat se thirrjet e tifozëve serbë që brohorisnin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e vitit 2017 ishte ofenduese.

Kjo nuk është hera e parë që tensionet Serbi-Kosovës kanë ndikuar në sport. Beogradi u detyrua të anulojë një ndeshje të planifikuar në mars midis ekipeve të vogla të hendbollit për femra nga Serbia dhe Kosova, mes tensioneve në rritje dhe frikës për përplasje midis tifozëve serbë dhe policisë.

Një nga incidentet më të këqija në sport ndodhi në vitin 2014, kur një dron me një flamur që përshkruante një hartë të Shqipërisë së Madhe fluturoi mbi fushë gjatë një ndeshje midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Autoritetet serbe shpesh i këshillojnë lojtarët sportivë të vendit të mos marrin pjesë në ceremonitë e marrjes së medaljeve dhe çmimeve nëse janë të përfshirë lojtarët e Kosovës.

Ndërkohë, të djathtët serbë kanë njoftuar se do të protestojnë në Novi Sad nëse lojtarët e karatesë të Kosovës do të marrin pjesë në kampionatin europian.

Eventi do të mbahet në midis të 9 dhe 13 majit, por të djathtët kanë njoftuar tashmë se do të bllokojnë rrugët në Novi Sad.

“Ne besojmë se shteti dhe ministritë përkatëse do të veprojnë në pajtim me Kushtetutën dhe do të parandalojnë një turp të paprecedentë – se në Novi Sad pjesa e pushtuar e territorit kombëtar të Kosovës do të përfaqësohet si një ekip kombëtar,” tha Mihailo Janjiç më 5 maj në faqen e internetit të lëvizjes së ekstremit të djathtë 1389.

Ai tha se aktivistët e kësaj lëvizjeje do të bllokojnë të gjitha rrugët kryesore në Novi Sad midis mesditës dhe orës 14:00 ditën e ndeshjes.

“Ne nuk do të djegim apo shkatërrojmë qytetin tonë, por do të tregojmë se si mendon qind e Novi Sadit për këtë turp,” tha ai.

Sekretari i Shoqatës së Karatesë të Kosovës, Nazim Gashi, tha për mediat se nuk kishte arsye që tensionet të rriteshin.

“Ky është një sport dhe unë nuk shoh ndonjë arsye se përse ekipi ynë, si të gjithë ekipet e tjera, të mos marrë pjesë në kampionat,” tha Gashi për Radio Televizionin e Kosovës, njoftoi media më 2 maj.

Zhvillimet e fundit vijnë pas një rritje tensionesh midis Serbisë dhe Kosovës pavarësisht presionit për pajtim nga BE-ja. Arrestimi në Kosovë i kreut të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Djuriç në mars, rezultoi në një ofensivë të zjarrtë diplomatike nga të dy vendet.

Etiketa: aktivistAktivistëarrestimiBEBeogradgraGraçanicëKosovaKosovëMediaNATONovi SadOSBEprotesteRusiaSerbiSerbiashqipShtetet e BashkuaraSTARUEFA
Tjetri
Rumania me sytë nga diaspora për mungesën e fuqisë punëtore

Rumania me sytë nga diaspora për mungesën e fuqisë punëtore

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.