AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Samiti i Sofjes pritet të forcojë lidhjet BE-Ballkan

Dusica TomovicngaDusica Tomovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay

Takimi i nivelit të lartë në Sofje në fund të muajit maj do të përqendrohet në rritjen e lidhjeve midis Europës dhe Ballkanit Perëndimor në infrastrukturë, energji, tregti dhe emigracion.

Foto ilustruese: Pixabay

Lidhja midis vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë tema kryesore e Samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Sofje më 17 maj, sipas platformës së qeverisë malazeze, të cilën BIRN e ka parë.

Kryeministri malazez Dusko Markoviç do të jetë një nga drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Kosovës – të cilët do të diskutojnë perspektivën europiane të rajonit me krerët e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së.

Sipas platformës zyrtare të Malit të Zi, samiti, i organizuar nga kryeministri bullgar Bojko Borissov, do të debatojë mbi projektet e infrastrukturës rajonale, marrëveshjet tregtare dhe sfidat e sigurisë dhe emigracionit.

“Samiti në Sofje është samiti i parë BE-Ballkan Perëndimor pas samitit historik në Selanik, Greqi, mbi të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor. Qëllimi kryesor është të sjellë energji të re në marrëdhëniet midis Bashkimit Europian dhe vendeve të këtij rajoni,” thekson dokumenti malazez.

Vendet e Ballkanit pritet të miratojnë dy protokolle shtesë në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, CEFTA, marrëveshjen kryesore tregtare midis BE-së dhe Ballkanit.

Protokollet 5 dhe 6 lidhen me tregtinë e mallrave dhe tregtinë e shërbimeve, të dizajnuara për të eliminuar tarifat dhe barrierat ndaj tregtisë midis BE-së dhe rajonit.

Sipas axhendës zyrtare të samitit, qëllimi i takimit në Sofje është ripohimi i angazhimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor, forcimi i lidhjeve midis BE-së dhe rajonit në infrastrukturë, lidhje digjitale dhe njerëzore dhe një bashkëpunim më i ngushtë për të trajtuar sfida të përbashkëta, siç janë siguria, emigracioni, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Në përgatitje për samitin, nga 24 deri më 27 prill, Kryetari i Këshillit Europian, Donald Tusk, udhëtoi për në Tiranë, Podgoricë, Beograd, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup. Vizita e tij u vendos në kontekstin e bisedimeve të zvarritura midis Kosovës dhe Serbisë.

Që nga fillimi i prillit, Borissov i Bullgarisë ka bërë disa udhëtime që duket se synojnë gjithashtu të sigurojnë që Serbia dhe Kosova të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë; Serbia refuzon të njohë Kosovën si një shtet.

Vizitat në rajon erdhën gjithashtu pasi disa vende të BE-së, përfshirë Spanjën, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, treguan se edhe ata mund të mos marrin pjesë në takimin në Sofje.

Më 23 prill, BIRN raportoi se vendet anëtare të BE-së do t’i referohen vendeve të Ballkanit Perëndimor si “partnerë” dhe jo si “shtete” në tekstin e miratuar në fund të samitit.

Ky formulim i rënë dakord u hartua për të siguruar që të 34 të ftuarit të marrin pjesë në samit, i cili shihet si pika më e rëndësishme e ndarjes së Bullgarisë në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2018.

 

Etiketa: BallkanBallkaniBashkimit EuropianBEBeogradBIRNDonald TuskemigracionGreqiKosovaKosovërajonrajonisamitSamitiSerbiaSHShkupshqipSiguriatregtivizita
Tjetri
Internacionalizmi dhe politika e re e Macronit

Internacionalizmi dhe politika e re e Macronit

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.