AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Si e ka ndryshuar Vuçiçi qëndrimin e tij për Kosovën

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Nga zotimet se është puna e tij të mos e japë Kosovën e deri te deklaratat më të fundit se pavarësia e Kosovës është një punë e mbaruar, presidenti i Serbisë e ka ndryshuar shumë që nga viti 2012 qëndrimin e tij në lidhje me ish-provincën e Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Foto: Beta/Sasa Djordjevic.

Pasi u zotua se detyra e Partisë së tij Progresive Serbe nuk ishte “të dorëzonte” Kosovën nëse ajo do të vinte në pushtet, deri te deklaratat më të fundit se politikat e gabuara të Serbisë kishin “vulosur” pavarësinë e Kosovës, retorika e Aleksandër Vuçiçit për Kosovën ka ndryshuar dukshëm gjate viteve.

“Politika e qeverisë së re progresive nuk do ta njohë Kosovën,” tha Vuçiç në korrik 2012, sipas DW, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë në maj të atij viti.

Një vit më parë, Serbia dhe Kosova filluan negociatat për “normalizimin” e marrëdhënieve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian. Ndërsa Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, Serbia ende e trajton ish-provincën e mëparshme si pjesë të territorit të saj.

Një vit pasi Partia Progresive erdhi në pushtet, Serbia dhe Kosova nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, duke miratuar një draft marrëveshje me 15 pika mbi normalizimin e marrëdhënieve më 17 prill. Teksti i marrëveshjes u iniciua nga të dy kryeministrat.

Megjithatë, qëndrimi i Vuçiçit ndaj pavarësisë nuk kishte ndryshuar. “Politika e Serbisë është se Kosova nuk është e pavarur, se ne nuk do ta pranojmë atë si shtet,” tha Vuçiç para udhëtimit të tij në veriore me shumicë serbe të Kosovës në maj 2013, sipas të përditshmes Kurir.

Mediat serbe e kapën Vuçiçin duke qarë në janar 2015, në ceremoninë ku u zbulua monumenti i mbretit mesjetar të Serbisë Milutin, në Graçanicë në Kosovën qendrore.

Më pas ai u bëri thirrje serbëve të Kosovës të mos largoheshin nga atdheu i tyre.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Foto: BETA

Tre muaj më vonë, Vuçiç tha gjatë një dalje publike se Serbia “gjithmonë do të bisedojë me shqiptarët, por kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”, raportoi agjencia e lajmeve Tanjug.

“Ndoshta ëndrrat tuaja do të bëhen realitet. Nuk kam asgjë kundër kësaj. Ju mund të shpresoni. Ndoshta kjo do të ndodhë për ju, por unë s’do të isha shumë i sigurt,” tha Vuçiç në të njëjtin muaj, duke iu përgjigjur pyetjeve mbi njohjen e Kosovës të bëra nga gazetarët shqiptarë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët serbë dhe ata të Kosovës vazhduan të mbanin takime herë pas here në Bruksel, si pjesë e procesit të dialogut të udhëhequr nga BE-ja.

Megjithatë, në korriku 2017 presidenti serb e befasoi publikun me një letër të botuar në të përditshmen Blic, ku tha se serbët “nuk duhet të fusin kokën në rërë si struc kur bëhet fjalë për Kosovën” dhe se realiteti duhet të pranohet.

Kjo letër në të njëjtën kohë i bënte thirrje të gjithëve në Serbi t’i bashkoheshin një të ashtuquajturi “dialog të brendshëm” për të ardhmen e Kosovës.

“Është koha që ne si një komb të mos e vendosim fusim kokat në rërë dhe të përpiqemi të jemi realist, të mos lejojmë veten të humbasim apo të japim dikë atë që kemi, por gjithashtu të mos presim atë që e kemi humbur kohë më parë,” theksoi Vuçiç.

Edhe pse nuk u bë kurrë e qartë se në çfarë faze ishte “dialogu i brendshëm” mbi Kosovën dhe se cili do të ishte rezultati i tij, Vuçiç deri atëherë e kishte ndryshuar qartë gjuhën e tij në lidhje me Kosovën.

“Nuk ka zgjidhje të mirë për KIM (Kosovën dhe Metohinë) për ne, por kompromisi nënkupton se si serbët ashtu edhe shqiptarët do të jemi disi të kënaqur ose të pakënaqur,” tha Vuçiç më 13 prill pas takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, raportoi Vecernje novosti.

Megjithatë, ai shtoi se kancelarja Merkel “e kupton se çfarë do të thotë Kosova për Serbinë”.

Tre ditë më vonë, presidenti paralajmëroi se një zgjidhje përfundimtare nuk do të ishte e lehtë për serbët, duke shtuar se problemet “nuk duhet të shtyhen dhe duhet të zgjidhen”, raportoi agjencia e lajmeve Tanjug.

“Mos harroni, nëse dëshironi vërtet një zgjidhje, duhet të fitoni një referendum në vendin tuaj. E vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se zgjidhja nuk do të jetë pa dhimbje për serbët,” tha ai.

Më 25 prill Vuçiç deklaroi se suksesi i Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE “varet nga Kosova” dhe se “ne duhet ta zgjidhim këtë çështje”, raportoi Tanjug.

“Nëse mendoni se jam gati të them nesër, ‘Mund ta keni pavarësinë e Kosovës në këmbim të asgjëje, nuk jam gati. Por ‘Mund ta keni Kosovën në këmbim të diçkaje.’ Epo, le të shohim se çfarë është kjo diçkaja,” tha Vuçiç, raportoi Kurir më 7 maj.

Katër ditë më vonë, ai njoftoi përsëri qytetarët e Serbisë se ata do të kishin një mundësi për të thënë fjalën e tyre në lidhje me Kosovën.

Ai shtoi se “të gjithë flasin për ‘tokën e shenjtë’, por askush nuk dëshiron të jetojë atje”, njoftoi faqja e lajmeve Kossev të ketë thënë ai.

I njëjti raport pohoi se Vucic kishte thënë gjithashtu se “Kosova është për ne kur kemi nevojë t’i japim ndonjë shuplakë politike dikujt dhe kur kemi nevojë të tregojmë me një vepër konkrete se çfarë është Kosova për ne, por pastaj kryesisht s’është asgjë, ose është më pak se aq”.

Deklarata e fundit e Vuçiçit për Kosovën, raportoi agjencia e lajmeve Tanjug më 13 maj, ishte se “politika e gabuar dhe disa lëvizje të Serbisë i kishin vënë pothuajse vulën zarfit të pavarësisë së Kosovës”.

Presidenti serb gjithashtu shtoi se ai ishte i shqetësuar nga raportet se më shumë njerëz po largoheshin nga Serbia.

Etiketa: Aleksandër VuçiçAngela MerkelBashkimi EuropianBEBrukseldialoggazetargraKancelarja MerkelKosovaKosovëmarrëveshjemediat serbeMerkelParaPartiaPunaraportReferendumSasa DjordjevicSerbiSerbiaTanjugvuçiçZgjedhjet
Tjetri
Kroacia: Kriza ekonomike është këtu për të qëndruar

Raporti paralajmëron: Në Kroaci po shtohet gjuha e urrejtjes

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.