AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Akciza mban në kurth dhe ilegalitet kultivuesit e duhanit në Shkodër

Anila DushingaAnila Dushi
8 years më parë
në Në Fokus, Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nusha Agostini, gruaja 80-vjeçare e cila shet duhan të grirë në tregun e Rusit. Foto:Anila Dushi

Kultivuesit e vegjël të duhanit nga rrethinat e Shkodrës janë të detyruar të luajnë si “macja me miun” me policinë dhe doganat, në përpjekje për të shitur dhe pamundësisë që të paguajnë akcizë, e cila e shtrejton dhe e bën të pashitshëm mallin e tyre.

Nusha Agostini, gruaja 80-vjeçare e cila shet duhan të grirë në tregun e Rusit. Foto:Anila Dushi

Dhjetra kultivues duhani në zonën e Shkodrës kanë ngecur prej vitesh mes rrugëve pa krye. Një pjesë e tyre rrezikojnë dhe shesin duhan ilegalisht, por çmimi për t’u paguar është i kripur.  Dymbëdhjetë fshatarë përfunduan në gjykatë në tre vitet e fundit dhe u dënuan me gjoba të majme për xhepin e tyre, madje njëri prej tyre u dënua me 2 muaj burg, pa llogaritur humbjen nga malli i sekuestruar.

Problemi i kultivuesve të duhanit është akciza, e cila e shtrenjton aq shumë produktin për blerësit e varfër sa e bën këtë mall të pashitshëm. Sipas shitësve me të cilët BIRN foli, një kilogram duhan shitet nga 600 deri në 2 mijë lekë, ndërkohë që vetëm akciza është 2500 lekë/kilogrami.

“Tre herë policia më ka marrë atë pak duhan që më gjen duke shitur, por nuk më arreston si ka bërë me tjerët pasi jam plakë,” thotë Nusha Agostini, 80-vjeç. E moshuara thotë se del të shesë pasi paratë e pensionit të saj dhe të shoqit 90 vjeç mezi dalin për ilaçet.

“Është turp që në këtë moshë dal në rrugë me shit duhan tinaz, por më detyron nevoja për bukën,” shton e moshuara.

Ndryshe nga Agostini, Abdyl Isufi është njëri prej atyre që u ligjërua. Megjithatë, ai i tha BIRN se malli i mbetet stok.

“Çmimi me akcizë shkon deri në 8 mijë lekë kilogrami, pa akcizë mund ta shisja me 2 mijë lekë,” thotë Isufi, ndërsa tregon se nuk gjen treg për shitjen e duhanit. “Askujt nuk i bie ndërmend  për kultivuesit, favorizohet cigarja që vjen nga jashtë,” shtoi ai.

Prej javësh, Policia e Shkodrës bashkë me drejtorinë e Tatimeve dhe Doganat kanë filluar aksione dhe kanë shoqëruar për në komisariat tregtarë të ndryshëm, të cilët tregtojnë duhanin në lagjen Rus të Shkodrës.

Sera te kultivimit të duhanit në një fshat të Shkodrës. Foto Arkiv: Elvis Nabolli

Tregtarët i thanë BIRN se në shumicën e rasteve policia u bën “pritë” në dalje të fshatrave Rragam dhe Sheldi, ndërkohë që atyre u sekuestrohet malli dhe u vendosen gjoba. Policia e Shkodrës konfirmoi për BIRN se aksionet do të vijonin, pasi shitësit ishin të kundraligjshëm.

Tregtarët e duhanit në Shkodër janë përplasur disa herë me policinë dhe doganierët, të cilët shpesh i ndalojnë dhe u kanë bllokuar mallin. Një vit më parë protesta e tyre ndaj policisë që kërkoi tu sekuestronte duhanin u shndërrua në përplasje fizike, ndërsa një oficer i policisë përdori armën për të trembur protestuesit.

Fermerët e tjerë ankohen ndërkohë se për shkak të “paligjshmërisë” së duhanit të tyre, ata janë tashmë të zhytur në borxhe ndaj qeverisë.

I tillë është rasti i Lazër Markut. Ai thotë  thotë se ka vite që merret me bujqësi, kryesisht me mbjellje duhani në tokat e tij, të cilin pasi e kultivon e bën gati dhe e grin në makineri. I ndaluar disa herë dhe pasi pësoi humbje të mëdha përshkak të mallit që i bllokohej, Marku shkoi të regjistrohen në organet tatimore, por gjeti se ishte debitor me rreth 500 mijë lekë, për shkak të një dënimi të mëparshëm kur ishte kapur duke shitur duhan “kontrabandë”.

Për shkak se nuk mund të regjistrohej pa shlyer gjobën, Marku u dënua sërish në vitin 2016, pasi u kap me duhan pa paguar akcizë. Gjykata në fund të procedimit e gjeti atë fajtor dhe e dënoi me 100 mijë lekë të tjera gjobë.

Me sipërfaqe të vogla toke, të cilat i kanë mbjellë thuajse gjithmonë me duhan, fermerët e zonës i thanë BIRN se nuk kishin zgjidhje tjetër përpos se të përpiqeshin të shisnin ilegalisht, për sa kohë nuk kishte një pikë grumbullimi apo një fabrikë që mund të blinte duhanin e tyre.

Gjovalin Ndoci nga Sheldia thotë se familjet në fshat kanë deri 1.5 dynym tokë, e cila është e përshtatshme për duhanin. “Struktura e tokës këtu tek ne e përshtshme vetëm për kultivimin e duhanit. Nuk kemi prodhim tjetër. Me duhanin sigurojmë bukën e gojës, mbijetojmë,” thotë ai. Por Ndoci thotë se tani ata po mbeten edhe pa këtë mundësi. Në mungesë të një pike grumbullimi dhe në pamundësi për të paguar akcizë për produktin ata ose duhet ta mbajnë në shtëpi, ose do të rrezikojnë të ndalohen nga policia.

Duhan i pashitur në fshatin Sheldi të Shkodrës. Foto:Anila Dushi.

“Më kanë marrë 11 kg duhan dhe me thonë shko në doganë. Por unë nuk kam punë në doganë se ky është prodhimi i tokës sime,” thotë Nikolin Marku nga Guri i Zi, i cili po ashtu ankohet se nëse nuk e shet duhanin nuk mund të mbajë familjen. Marku thotë se atyre shpesh u është premtuar një fabrikë dhe pika grumbullimi, por premtimet nuk janë mbajtur.

Një fabrikë e përpunimit, që u hap në 2016 në Gur të Zi në prani të dy ministrave u mbyll pak kohë më vonë, përshkak se ajo kërkonte tjetër duhan nga ai që prodhonte zona, e fshatarët nuk e gjetën me fort leverdi ndërrimin e farës.

Disa banorë e kultivuan atë, por duhani nuk ishte i cilsisë që kërkonte firma ndërsa dhe çmimi nuk justifikonte koston e prodhimit. Ndoc Pjetri, banor i cili ka provuar të kultivojë farën e duhanit të sjellë nga fabrika thotë se ai nuk është i përshtatshëm për kushtet e zonës, kërkonte shumë shërbim dhe produkti ishte i dobët e merrej me çmim që nuk mbulonte koston.

Akcizën fermerët e vegjël thonë se nuk mund ta përballojnë. Shumë prej tyre e shesin duhanin fare lirë me 600 lekë kilogrami. Ata i thanë BIRN se çmimi diktohej edhe nga blerësit që ishin po ashtu të varfër si ata dhe nëse do e rrisnin çmimin, duhani nuk do të shitej.

Kështu pjesa më e madhe e tyre, kryesisht bujq të vegjël me sipërfaqe të vogla toke me traditë kultivimin e duhanit kryesisht nga fshatrat e Gurit të Zi e Postribës, luajnë syllambyllaz me policinë dhe doganierët në rrugicat e lagjes Rus në Shkodër.

“Kur shof policinë, unë e lë duhanin dhe fshihem në cepin e pallatit,” thotë 80-vjeçarja Nusha Agostini. Ata janë me fat nëse policia vetëm u sekuestron mallin, përndryshe gjobat dhe gjyqet janë disa herë më të shtrenjta se sa mund të paguajnë.

Etiketa: Anila DushiArmëBIRNBorxheBurgduhanGjobatGjovalin NdociGjykataLigjPjetriPoliciaprodhimProtestaSHShkodërTreg
Tjetri
Gazetarët s’lejohen të mbulojnë tubimin e Erdoganit në Sarajevë

Gazetarët s’lejohen të mbulojnë tubimin e Erdoganit në Sarajevë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.