AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A shkaktojnë fëmijët ngrohje globale?

Bjorn LomborgngaBjorn Lomborg
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Disa fëmijë luajnë basketboll në “lulishten e 3 vëllezërve Frashëri” gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive për Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Në të gjitha kulturat, rritja e një fëmije konsiderohet si një nga gjërat më të dobishme që mund të bëjë një person. Megjithatë, një grup aktivistësh, shkencëtarësh dhe gazetarësh sugjeron se të gjithë duhet të mendohen dy herë para se ta bëjnë këtë.

Disa fëmijë luajnë basketboll në “lulishten e 3 vëllezërve Frashëri” gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive për Ditën e Verës, Tiranë, Shqipëri. Foto: Ivana Dervishi | BIRN.

Stacioni radiofonik NPR në Shtetet e Bashkuara pyet: “A duhet të kemi fëmijë në epokën e ndryshimeve klimatike?” Revista The Nation dëshiron të dijë, “Si vendosni të keni një fëmijë kur ndryshimet klimatike po ribëjnë jetën në Tokë? The Guardian i këshillon lexuesit: “Dëshironi të luftoni ndryshimet klimatike? Bëni më pak fëmijë.” Dhe New York Times paralajmëron se të kesh një fëmijë është veprimi më i keq mjedisor që mund të ndërmarrë dikush.

Duke pasur dy fëmijë, një grua hipotetike amerikane që kalon tek një makinë që harxhon më pak karburant, e nget më pak, riciklon, vendos llamba dhe dritare që kursejnë energji elektrike, do të bënte po aq dëm sa “40 fishi i asaj që ajo ka kursyer nga këto veprime”. Vitin e kaluar, shkalla e lindjeve në SHBA pati një ulje në nivel historik.

Kjo ka ndodhur edhe më parë. Në vitet 1970, frika nga degradimi mjedisor dhe kolapsi shoqëror bën që disa njerëz me qëllime të mira të rrinin pa fëmijë. Shkencëtarët dhe liderët e opinionit që përbëjnë Klubin e Romës parashikuan fundin e njerëzimit, duke parashikuar se botës do t’i mbaronte alumini, bakri, ari, plumbi, mërkuri, molibdeni, gazi natyror, nafta, argjendi, kallaji, tungsteni dhe zinkut. Ata mbështetën ndalimin e rritjes ekonomike, uljen e konsumit dhe sigurimin që njerëzit të kishin më pak fëmijë.

Disa njerëz në vendet e pasura e ndoqën këtë këshillë. Në vitin 1972, aktivistët amerikanë themeluan Organizatën Kombëtare për Jo-Prindërit, duke e promovuar mos pasjen e fëmijëve si “të përgjegjshëm politikisht”. Një studim shkencor nga viti 1976 vuri në dukje se frika nga mbipopullimi ishte bërë “një nga arsyet për të ndenjur pa fëmijë”. Fillon të pyesësh veten nëse ndonjërin nga shkencëtarët pati brerje ndërgjegje ose sa prindër të ardhshëm ndien pendesë, kur parashikimet e tmerrshme rezultuan se ishin thjesht frikë.

Ashtu si Klubi i Romës, shkencëtarët e sotëm klimaterik flasin kundër pasjes së fëmijëve duke theksuar barrën mjedisore të shkaktuar nga shtimi i popullsisë së planetit. Shumica e analizave përdorin qasjen e paraqitur në një studim të vitit 2009 nga Paul A. Murtaugh dhe Michael G. Schlax të Universitetit Shtetëror të Oregonit, i cili bën përgjegjës çdo prind për gjysmën e emetimeve të parashikuara të karbonit në jetën e çdo fëmije. Por ai nuk ndalet me kaq. Ju mbaheni përgjegjës jo vetëm për gjysmën e emetimeve të fëmijës suaj, por edhe për një të katërtën e emetimeve të nipërve e mbesave tuaja, një të tetë të emisioneve të stërnipave dhe stërmbesave tuaja e kështu me radhë. Në skenarin e tyre kryesor, Murtaugh dhe Schlax presin që në SHBA çdo fëmijë do të jetë përgjegjës për më shumë se 20 ton CO2 çdo vit.

Ky parashikim është problematik në disa pika. Fillimisht, sasia e emetimeve është 20% shumë më e lartë në krahasim me realitetin e sotëm. Për më tepër, SHBA pret që emisionet personale të bien 0.5% më shumë çdo vit përpara vitit 2050.

Së dyti, qasja për fajësimin e prindërve për të gjitha emetimet e të gjithë pasardhësve në të ardhme është thjesht qesharake. Me këtë masë, paraardhësit tanë ishin shumë më keq për planetin sesa çdo miliarder që jetonte sot. Është e qartë se vendimi i vajzës suaj pas dy apo tre dekadash për të pasur apo jo fëmijë është përgjegjësi dhe zgjedhje e saj.

E vërteta është se një fëmijë më shumë do të thotë ndoshta 90 vjet emetime CO2-shi (shkaktuar kryesisht nga një jetë e tërë konsumi produktesh dhe shërbimesh që janë përgjegjëse për emetime të tilla), e cila në rastin më të keq do të mbetet rreth nivelit të sotëm prej rreth 15 ton për person në vit. Kjo arrin deri në 1,350 ton gjatë këtij shekulli.

Nëse jeni vërtet të shqetësuar për emetimet shtesë, ju mund t’i kompensoni dëmet e shkaktuara nga emetimet e jetës së fëmijës tuaj për rreth 23,400 dollarë (19,600 euro) në sistemin e tregtimit të emetimeve të Bashkimit Europian. Nëse blini certifikatat, ju do të detyroni kompanitë e energjisë dhe të tjera të emetojnë saktësisht 1,350 ton më pak këtë vit.

Për ta bërë më të lehtë, Departamenti Amerikan i Bujqësisë e vlerëson koston e rritjes së një fëmije amerikan të shtresës së mesme deri në moshën 17 vjeçare në 233,610 dollarë. Është e qartë se vlera e prindërve për të pasur një fëmijë është – me shumë gjasa më shumë – më shumë se 233,610 dollarë. Ulja e emetimeve të CO2 duke mos pasur fëmijë ka një vlerë jo më të lartë se 23,400 dollarë. Në terma monetarë të papërpunuar, “përfitimet” e fëmijëve i tejkalojnë më shumë “kostot” e tyre klimaterike.

Dhe megjithatë, trembja për t’u bërë prindër vazhdon. New York Times intervistoi një grua të re, e cila tha: “E di se njerëzit janë bërë për të lindur, por instinkti im tani është të mbroj fëmijët e mi nga tmerret e së ardhmes duke mos i sjellë ata në botë”.

Kjo retorikë është aq e gabuar sa parashikimet e Klubit të Romës. Një studim global i të gjitha vlerësimeve shkencore të kostove të dëmeve të ndryshimeve klimatike, i ndërmarrë nga paneli për klimën i Kombeve të Bashkuara, zbuloi se ngrohja globale aktualisht ka një kosto neto zero. (Studimi më pesimist identifikon një kosto prej 0.3 për qind të GDP-së botërore dhe ai më optimistë një përfitim neto prej 2.3 për qind.) Nëse ne nuk bëjmë asgjë, dëmet e ardhshme pritet të arrijnë një total prej 2 për qind të GDP-së në një gjysmë shekulli dhe 3- 4% në fillim të shekullit të ardhshëm.

Kjo do të thotë se ndryshimet klimatike janë padyshim një sfidë me të cilën duhet të përballemi dhe ekziston një rast bindës për të shpenzuar për studimin dhe zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Por t’i trembësh njerëzit që të mos kenë fëmijë i mohon prindërve të mundshëm atë që shpesh shihet si një nga gjërat më të mira që jeta ka për të ofruar, për të arritur më shumë më pak gjë të mirë sesa mund të blejnë 23,400 dollarë. Të bësh pak të mira mjedisore me një kosto kaq të madhe njerëzore është një marrëveshje e keqe për të gjithë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Do Children Cause Global Warming?

Etiketa: aktivistAktivistëBashkimit EuropianbasketbollBIRNCO2emetimeenergji elektrikeEurogazetarIvana DervishiKarburantKESHKonsumikostomarrëveshjeMASnaftaNdryshimet klimatikengrohja globalengrohje globaleParaProject SyndicateromromëSHSHBAshqipShqipëriShtetet e BashkuaraThe GuardianuljeVendimizgjedhje
Tjetri
Ballkani 2017: Ekonomitë do të përparojnë pavarësisht tensioneve politike

Lonely Planet rendit Shqipërinë, Kosovën ndër “destinacionet më të mira”

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.