AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bastisja e Prokurorisë së Durrësit dyshohet se u krye nga krimi i organizuar

Lindita ÇelangaLindita Çela
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Gjykatës dhe Prokurorisë në Durrës | Foto nga : BIRN

Dosje të zhdukura, fletë hetimi të grisura përtokë dhe dëmtimi i kamerave të sigurisë ishte gjithçka mbeti pas grabitjes së paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që hetuesit thonë se autorët “e dinin mirë se çfarë po kërkonin”.

Ndërtesa e Gjykatës dhe Prokurorisë në Durrës | Foto nga : BIRN

Dosje të zhdukura si dhe dhjetra fletë hetimi të grisura më dysh e të flakura përtokë u konstatuan nga oficerët e policisë gjyqësore mëngjesin e së enjtes, pas sinjalizimit për bastisjen e paprecedentë të Prokurorisë së Durrësit.

Në mesditë, hetuesit e çështjes-të ndihmuar edhe nga të dërguar të Prokurorisë së Përgjithshme ende nuk kishin përfunduar inventarin e dosjeve të zhdukura nga zyra e prokurorit të Task-Forcës Afrim Shehu dhe e oficerit të policisë gjyqësore që bashkëpunon me të.

“Duket se kanë punuar për një kohë të gjatë aty. Kanë marrë materialet që u duheshin dhe ato që i kanë quajtur të pavlera i kishin grisur dhe lënë në tokë,” tha për BIRN një pjestar i grupit të hetimit në kushtet e anonimitetit.

Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se ambientet e Prokurorisë së Durrësit ishin sulmuar nga persona të paidentifikuar, të cilët sipas saj kanë përdorur mjete të forta për të hapur derën e zyrës së serverit-ku fillimisht kanë dëmtuar pajisjet e kamerave të sigurisë.

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar një procedim penal për ngjarjen e rëndë, me dyshimin se grabitja është kryer nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal. Gjithashtu, prokuroria ka regjistruar edhe veprat penale të “ndërhyrjes në sisteme kompjuterike” dhe “zhdukja ose humbja e fashikullit [të hetimit].

Bastisja e Prokurorisë së Durrësit dhe zhdukja prej saj e dosjeve të hetimit ndodh rreth dy javë pas vjedhjes ende pa autorë të postës së këtij institucioni-ngjarje kjo e ndodhur më 8 maj. Të dhënat e siguruara tregojnë se autorët dyshohet se kanë vjedhur dosje në hetim, materiale të serverit, regjistrime të kamerave të sigurisë por edhe kartat hyrëse dhe dalëse të personelit të Prokurorisë.

Një burim nga grupi i hetimit i tha BIRN se autorët kanë hyrë nga dera e pasme e Prokurorisë, e më pas janë ngjitur në katin e pestë të institucionit- aty ku janë dhe zyrat e drejtorit të task-forcës në këtë Prokurori. Sipas tij, “autorët e dinin mirë se çfarë kërkonin”.

Sipas organit qendror të akuzës, dyert janë hapur me dhunë.

“Është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyre të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur  gjate orëve të vona të natës, kur Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e policisë private,” thuhet në njoftimin për shtyp.

Afrim Shehu është një ndër hetuesit më të vjetër të Prokurorisë së Durrësit. Përveç drejtimit të zyrës së task-forcës, ky prokuror kohët e fundit ka pasur nën hetim çështjen e  falsfikimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Katër ish-zyrtarë të Komunës së Ishmit u arrestuan si të dyshuar për abuzim me tokat në këtë çështje, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë në hetim për të njëjtën çështje.

Ilir Turja, zëdhënësi i prokurorisë së Durrësit nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN se cilat janë dosjet e humbura. Ndërkohë, burimet thanë se autorët kanë grabitur fillimisht dosjet e prokurorit  Shehu  dhe të oficerit të policisë gjyqësore që punon me të dhe më pas kanë zbritur në dhomën e serverit, ku edhe atje kanë marrë materiale të tjera.

“Nuk dihet ende se çfarë është marrë por  kanë shkatërruar edhe kamerat e sigurisë dhe kanë marrë regjistrimet. Po kështu janë marrë edhe kartat hyrëse dhe dalëse të prokurorëve,” shpjeguan hetuesit.

Etiketa: abuzimAfrim ShehuBIRNdosjeDurrësGjykatëGjykatësGjyqHetimIlir TurjaKartatkrimiKrimi i organizuarOrganizata kriminaleprocedimprokurorProkuroriProkuroriaProkuroria e Përgjithshme
Tjetri
Bastisja e Prokurorisë së Durrësit dyshohet se u krye nga krimi i organizuar

Bastisja e prokurorisë së Durrësit, arrestohen dy të dyshuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.