AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Bastisja e prokurorisë së Durrësit, arrestohen dy të dyshuar

Geri EmiringaGeri Emiri
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Gjykatës dhe Prokurorisë në Durrës | Foto nga : BIRN

Policia njoftoi arrestimin e dy personave me akuzë për grabitjen e dosjeve në Prokurorinë e Durrësit, por as policia as prokuroria nuk dhanë informacion nëse ishin gjetur materiale të grabitura.

Ndërtesa e Gjykatës dhe Prokurorisë në Durrës | Foto nga : BIRN

Dy persona me precedentë të mëparshëm penalë u arrestuan nga policia mëngjesin e të premtes, të akuzuar për grabitjen në zyrat e prokurorisë së Durrësit. Policia njoftoi se përveç rojes private, kishte arrestuar “Artur Isan 49 vjeç dhe Besnik Bushin 54 vjeç”.

“Ata dyshohet  kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit. Komunikata nuk bën me dije nëse janë gjetur apo jo dokumentet nga ato që u vodhën në prokurori.

Policia tha se dy të arrestuarit kishin precedentë të mëparshëm penal, por nuk bëri me dije se për çfarë ishin dënuar ata më herët. Zëdhënësja e policisë së Durrësit Elona Muça i tha BIRN se kjo e fundit kishte ekzekutuar urdhërarrestet e lëshuara nga prokuroria dhe nuk kishin më shumë informacion rreth dy të ndaluarve. Po ashtu edhe koordinatorja për mediat e Prokuorisë së Durrësit nuk iu përgjigj pyetjeve dhe tha se “për momentin për shkak të hetimit të çështjes nuk kishin tjetër për të shtuar”.

Sipas policisë Nias Lena, roja i prokurorisë u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa dy të arrestuarit e tjerë akuzohen për “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit” në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurrës duke gdhirë e ejte dhe sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme ambientet e Prokurorisë së Durrësit ishin sulmuar nga disa persona të cilët sipas saj kanë përdorur mjete të forta për të hapur derën e zyrës së serverit, kanë dëmtuar pajisjet e kamerave të sigurisë dhe po ashtu kanë thyer zyrën e një prokurori dhe një oficeri të policisë gjyqësore.

Bastisja e Prokurorisë së Durrësit dhe zhdukja prej saj e dosjeve të hetimit ndodh rreth dy javë pas vjedhjes ende pa autorë të postës së këtij institucioni-ngjarje kjo e ndodhur më 8 maj. Të dhënat e siguruara tregojnë se autorët dyshohet se kanë vjedhur dosje në hetim, materiale të serverit, regjistrime të kamerave të sigurisë por edhe kartat hyrëse dhe dalëse të personelit të Prokurorisë.

BIRN mësoi se zyra e sulmuar ishte e prokurorit Afrim Shehu është një ndër hetuesit më të vjetër të Prokurorisë së Durrësit. Përveç drejtimit të zyrës së task-forcës, ky prokuror kohët e fundit ka pasur nën hetim çështjen e  falsfikimit të pronave në zonën e Gjirit të Lalzit. Katër ish-zyrtarë të Komunës së Ishmit u arrestuan si të dyshuar për abuzim me tokat në këtë çështje, ndërkohë që gjashtë persona të tjerë janë në hetim për të njëjtën çështje.

 

Etiketa: abuzimAfrim ShehuBIRNdosjeDurrësGjykatëGjykatësGjyqHetimKartatPoliciaprokurorProkuroriProkuroria
Tjetri
Thaçi betohet si president mes gurëve ndaj parlamentit

Presidenti i Kosovës bllokon emërimin e gjykatësit serb

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.