AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Receta e Trump për kaos në Lindjen e Mesme

Joschka FischerngaJoschka Fischer
8 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
(AP Photo/Ebrahim Noroozi)

Tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe rinovimi i sanksioneve vetëm sa i shton kaosin rajonit dhe vë në buzë të greminës rendin në Lindjen e Mesme dhe më gjerë, argumenton Joshka Fisher.

Presidenti amerikan Donald Trump. (AP Photo/Susan Walsh)

Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump më herët këtë muaj për të tërhequr SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe kalimi në një politikë të rinovimit të sanksioneve dhe përballjes, do ta bëjë të ardhmen e Lindjes së Mesme edhe më të pasigurt. Shenjat e këtyre javëve nuk kanë qenë inkurajuese.

Vendimi i Trump nuk mund të justifikohet nga ndonjë shkelje e marrëveshjes nga ana e Iranit. Është në fakt, një rikthim i politikës së vjetër shumë të pasuksesshme amerikane të përballjes me Iranin. Dallimi i vetëm këtë herë është se administrata e Trump duket e vendosur të shkojë buzë luftës – dhe më tej – për të arritur çfarë do.

Nëse administrata ka ndonjë plan të mbajë në kontroll programin bërthamor të Iranit në mungesë të marrëveshjes bërthamore, atëherë po fsheh diçka prej tyre. Duke gjykuar nga retorika e administratës, do të mendohej se sulme ajrore kundër objekteve bërthamore të Iranit janë në tavolinë. Por bombardimi vetëm sa do të vononte programin bërthamor Iranian, por nuk do ta ndalonte atë. A do të merrte më pas Trump në konsideratë një luftë masive në terren për të pushtuar vendin dhe për të rrëzuar regjimin? E dimë shumë mirë si funksionon kjo strategji nga hera e fundit që u provua.

Plani i Përbashkët i Veprimit (JCOAP) i arritur nga Irani dhe SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe Bashkimi Europian nuk kishte synim vetëm të parandalonte garën bërthamore në rajon apo një përballje ushtarake. Ai supozohej të ishte hapi i parë për një rend të ri rajonal, më të qëndrueshëm ku do të përfshihej dhe Irani.

Rendi i vjetër u krijua nga Marrëveshja Sykes-Pikot i luftës së parë botërore mes Britanisë dhe Francës dhe krijoi gjerësisht kufijtë kombëtar që njihen sot në rajon. Një shekull më vonë, është e qartë se rendi i vjetër është bërë relikë, duke qenë se nuk ofron më ndonjë stabilitet.

Në fakt, të gjithë lojëtarët e rëndësishëm rajonalë – Izraeli, Irani, Arabia Saudite dhe Turqia – kanë kërkuar të influencojnë luftën në Siri dhe kanë çuar drejt një konflikti të pashpresë në të gjithë rajonin. Për shkak se asnjë vend nuk është i fortë sa duhet për të eliminuar apo nënshtruar të tjerët, kjo premton vite, në mos dekada, lufte.

Destabiliteti i rajonit mund të gjurmohet që nga pushtimi i drejtuar nga SHBA i Irakut në 2003. Me rënien e regjimit të Saddam Hussein, Irani papritur fitoi një mundësi për të ndjekur një lloj thuajse-hegjemonie në rajon, duke filluar nga shiitët fqinjë. Dhe pas një seri gabimesh nga Perëndimi në Siri, Irani arriti të krijojë një prani të pasfidueshme që u shtri deri në Mesdhe.

Në këtë sfond u negociua JCPOA. Marrëveshja supozohej të riintegronte Iranin në rendin botërore, duke e inkurajuar të luante një rol rajonal më të përgjegjshëm. Por vendimi i Trump e ka penguar këtë mundësi, duke e lënë rolin e Iranit në të ardhmen e rajonit në pikëpyetje. Mos u gaboni, gjithsesi: në një mënyrë ose në një tjetër, Irani do të mbetet një pjesë integrale e Lindjes së Mesme. Është një qyteterim i lashtë që nuk mund të anashkalohet apo shpërfillet, vetëm nëse dikush do të shtojë më shumë kaosin.

Pasi braktisi kornizën që ndikonte me mjete diplomatike dhe ekonomike Iranin, administratës së Trump i ka mbetur vetëm një alternativë tani, ndryshimi i regjimit. Qartazi, grabitqarët e Shtëpisë së Bardhë si këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton nuk kanë mësuar asgjë nga lufta e SHBA në Irak. Duke marrë parasysh dështimin për të sjellë stabilitet në atë vend ose në Siri, duhet të jetë e qartë se përshkallëzimi i një konflikti me një vend më të madh si Irani është thuajse aspak i rekomendueshëm.

Për fat të keq, JCPOA me gjasa nuk do të mbijetojë pas vendosjes së sanksioneve të SHBA. Firmat europiane nuk mund të sakrifikojnë tregun më të madh amerikan vetëm për të mbajtur lidhjet e tyre me Iranin. Dhe sapo Irani të humbasë venën ekonomike nga Europa dhe pjesë të tjera të botës, do të vendosë të rifillojë programin bërthamor ose do të tërhiqet nga Traktati i Mospërshkallëzimit Bërthamor, duke ngritur rrezikun e një lufte.

Për më tepër, Rusia dhe SHBA po e pengojnë më shumë mospërhapjen duke modernizuar arsenalët e tyre bërthamorë. Dikur liderët e tyre flisnin për pakësim të përbashkët të armëve dhe demontim të verifikuar, tani ata janë më të interesuar në krijimin e segmenteve që do të shërbenin si bunkerë të luftërave të mundshme.

Kur dy fuqitë kryesore bërthamore të botës sillen kështu, perspektiva e një lufte tjetër madhore në Lindjen e Mesme bëhet edhe më tmerruese. Në fund të fundit, përfshirja më e thellë e Rusisë në Siri, rreziku i përplasjes mes forcave ruse dhe perëndimore në rajon është tashmë në rritje. Dhe nuk mendohet se Rusia do të heqë dorë nga pozicioni i saj i ri i fuqisë duke praktisur Iranin.

Asnjë nga këto nuk është mirë për Europën, që do të preket direkt nga një përshkallëzim i tensioneve në rajon, për shkak të afrimitetit gjeografik dhe detyrimeve historike ndaj Izraelit. Në këtë rast, BE do të duhet të kryesojë një zgjidhje të negociuar që zgjidh si synimet hegjemonike të aktorëve rajonalë ashtu edhe çështjen e kontrollit të armëve bërthamore dhe bashkëkohore.

Për momentin, Europa duhet ta shohë veten si zëri i arsyes, duke mbajtur lart idenë e një ndryshimi paqësor rendi në Lindjen e Mesme – pavarësisht sa e vështirë mund të duket kjo për momentin. Europianët i njohin shumë mirë pasojat e luftërave të pafundme hegjemonike. BE-ja u krijua në përgjigje të një lufte shekullore dhe të terrorit që solli Europën buzë vetëshkatërrimit. Mësimi që atëherë ka qenë i qartë: vetëm pajtimi dhe bashkëpunimi mund të sigurojnë një rend rajonal paqësor. Mënyra si po vepron Trump – hegjemonia – nënkupton kaos.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Trump’s Recipe for Middle East Chaos.

Etiketa: AdministrataArabia SauditeArmëBashkimi EuropianBEDonald TrumpEuropaFrancaGjermaniaIrakIraniIzraeliJohn BoltonKinaLuftaLufteMarrëveshjaMbretëria e BashkuarPiSProject SyndicaterajonRusiaSHSHBASiristabilitetTrumpTurqiaVendimi
Tjetri
Policia shqiptare sekuestron sasi rekord kokaine kolumbiane në Durrës

Tre oficerë policie pezullohen pas akuzave për dhunë brenda në komisariat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.