Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

1-Qershori shënohet me marshim për të drejtat e fëmijëve në Tiranë (Video)

Ivana DervishiNgaIvana Dervishi
18:48 | 01/06/2018
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 9 minuta
A A
0
1-Qershori shënohet me marshim për të drejtat e fëmijëve në Tiranë (Video)

Një grup organizatash dhe aktivistë në mbrojtje të fëmijëve e shënuan 1-Qershorin Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një marshim proteste në kryeqytet. Foto: Loreta Cuka/BIRN

Share on FacebookShare on Twitter

Organizata dhe aktivistë në mbrojtje të fëmijëve i kërkuan qeverisë të zbatojë angazhimet e marra nga Konventa e të Drejtave të Fëmijëve, ndërsa i ranë kambanave të alarmit për mungesë shërbimesh, shfrytëzim, si dhe varfëri të fëmijëve shqiptarë.

Një grup organizatash dhe aktivistë në mbrojtje të fëmijëve e shënuan 1-Qershorin Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një marshim proteste në kryeqytet, ku i bënë thirrje qeverisë për arsimim, mbrojtje dhe mirëqenie të kësaj grupmoshe në Shqipëri.

Duke mbajtur në duar pankarta dhe kartonë të kuq, marshuesit parakaluan përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, ndërsa ndaluan para Kryeministrisë për të firmosur një peticion ku kërkuan ndërmarrjen e hapave konkretë dhe të menjëhershëm për realizimin e të drejtave të fëmijëve.

Marshuesit vazhduan protestën e tyre para Kuvendit për të nxitur parlamentarët të kalojnë fokusin te fëmijët dhe e përfunduan atë duke i dorëzuar peticionin presidentit Meta.

Altin Hazizaj nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri bëri një pasqyrë të gjendjes së fëmijëve në vend, ndërsa përsëriti thirrjet që qeveria duhet të japë llogari.

“77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës ndërsa 56% e fëmijëve janë viktima të bulizmit,” tha ai.

“Mbi 2000 fëmijë gjenden në situatë rruge. Vetëm 7.8% e fëmijëve me aftësi të kufizuar kanë akses në shërbime të specializuara. 50,000 fëmijë në Shqipëri shfrytëzohen për punë!” shtoi Hazizaj.

Organizata të tjera që punojnë me të drejtat e fëmijëve, i thanë BIRN se e shohin situatën po aq problematike.

“Zakonisht jemi mësuar të festojmë në rastin e Ditës së Fëmijëve, por duhet të ngremë zërin për një sër problematikash që janë në Shqipëri,” tha një përfaqësuese e Kartias Albania.

“Sistemi mbështetës lë për të dëshiruar dhe mendojmë se duhet të ndërhyhet për t’u përmirësuar,” shtoi ajo.

Aktivistë të tjerë thonë gjithashtu se ligji mbetet në letër dhe e nuk rregullon situatën në terren, ndërsa mungesa e buxheteve lë më shumë fjalë se vepra.

“Ne kemi ligje shumë të mira, por nuk kemi një sistem të mirë. Tek ligji i fëmijëve, përgjegjësi është ministri i mirëqenies sociale dhe ministri nuk ekziston,” tha për BIRN Arjel Trajani, nga Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria ia ka lënë pjesën më të madhe të punës organizatave që merren me të drejtat e fëmijëve përmes donacioneve ndërkombëtare, por kjo nuk mund të vazhdojë shumë gjatë dhe se shteti duhet të ndërhyjë.

…


Ana Majko nga Nisma për Ndryshim Shoqëror gjithashtu nënvijëzoi se situata është shqetësuese për fëmijët që punojnë, shfrytëzohen dhe largohen nga vendi.

“Të gjitha institucionet dhe qytetarët duhet të raportojnë, të referojnë dhe të kushtojnë vëmendje maksimale ndaj zbatimit të ligjit,” tha ajo.

“Jo thjesht në  letër, por zbatimit të buxhetuar për vitin 2019,” përfundoi Majko.

Zgjidhja sipas aktivistëve në mbrojtje të të drejtave të fëmijët, kërkon angazhim të qeverisë përmes rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe gjithëpërfshirjes sociale.

“Ne sot i kërkojmë llogari qeverisë se çfarë është bërë deri sot dhe çfarë kanë ata në mend të bëjnë për të ardhmen. Ne kërkojmë dëshirë politike të mirëfilltë,” tha për BIRN Jezerca Tigani, nga Terre des Hommes, një organizatë për mbrojtjen e fëmijëve.

Një studim i publikuar së fundmi nga World Vision dhe Save the Children në Shqipëri zbuloi se fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë me aftësi të kufizuar u duhet të përballojnë diskriminim, shërbime të dobëta dhe jashtë nevojave të tyre, ndërsa jetojnë në familje me të ardhura të ulëta të cilat nuk janë në gjendje të përballojnë kostot e shërbimeve të nevojshme për ta.

Në një intervistë për BIRN gjatë vizitës së saj në Shqipëri në muajin maj, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës Dunja Mijatoviç theksoi gjithashtu shqetësimet e vendeve europiane për fëmijët shqiptarë të cilët kërkojnë azil të pashoqëruar në vende si Franca, Italia dhe Britania në kërkim të një jete më të mirë.

 

Tjetri
Aksidentet me vdekje në miniera, faji i mbetet gjithmonë viktimave

Gërmimet nëntokësore të AlbChrome fajësohen për rrëshqitjen masive të dheut në Bulqizë

Më të lexuarat

Kompania e lidhur me zyrtarin e PS ndërtoi kate pallati ‘pa leje’ në zemër të Tiranës

Organizatat ndërkombëtare shpërthejnë me kritika ndaj Veliajt për “demaskimin” e Lolitës dhe JOQ

17:47 | 31/03/2023
1-Qershori shënohet me marshim për të drejtat e fëmijëve në Tiranë (Video)

1-Qershori shënohet me marshim për të drejtat e fëmijëve në Tiranë (Video)

18:48 | 01/06/2018
Kreu i ri i SPAK u zgjodh mes spekulimeve dhe nën monitorimin nga afër të ndërkombëtarëve

KLP sfidon Kolegjin dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë

15:12 | 30/03/2023
Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

Ujërat e ndotura pengojnë programin e “Flamurit Blu” në bregdetin shqiptar

19:29 | 27/03/2023
Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

Në rajonet e thella shqiptare, migrimi bëhet pothuajse i pashmangshëm

14:05 | 27/03/2023
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

18:04 | 24/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.