AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Leku forcohet sërish ndërsa BSH e konsideron situatën “rikthim në normalitet”

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gent Sejko. Foto Kortezi: Banka e Shqiperise

Leku shqiptar shënoi ditën e katërt radhazi me forcim të hënën, duke u rikthyer pranë rekordit historik shumëvjeçar ndërkohë që Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko justifikoi qëndrimin e institucionit të tij duke argumentuar se “kursi i këmbimit po rikthehet në normalitet”.

Gent Sejko. Foto Kortezi: Banka e Shqiperise

Monedha e përbashkët europiane, Euro u këmbye me 125.8 lekë sipas kursit fiks të Bankës së Shqipërisë të hënën, duke pësuar një forcim të lehtë prej 0.3% në krahasim me të enjten, dita e fundit e punës. Leku është forcuar tashmë që nga data 12 qershor për katër ditë pune me radhë, duke rënë nga kuota 128.3 lekë për euro në kuotën 125.8, një forcim total prej 2%.

Luhatshmëria e lekut ka qenë e konsiderueshme gjatë ditëve të fundit, që kur Banka e Shqipërisë shpalli ndërhyrjen e saj të jashtëzakonshme më datë 6 qershor. Pasi humbi 3.1% në dy ditët pas shpalljes së ndërhyrjes, leku rekuperoi 2% në katër ditët e mëpasme.

Ndërkohë, Guvernatori Gent Sejko shfrytëzoi një samit me bankat qendrore të rajonit të zhvilluar në Malin e Zi për të komentuar mbi fenomenin e pazakontë të forcimit të lekut gjatë muajve të fundit dhe eksperiencën e BSH në përballjen me këtë fenomen [Link fjalimi].

Ai përsëriti qëndrimin e mëparshëm se BSH nuk e pa të arsyeshme të ndërhynte në vitet 2016 dhe 2017 kur leku u forcua me mesatarisht 2.3% në vit pasi beson se ky forcim “ishte në përputhje me fondamentat”, pra ishte rrjedhojë e kërkesës dhe ofertës normale në treg. Ndryshe nga BSH, disa ekonomistë dhe politikanë mendojnë se shkaku i forcimit nuk ishte aq shumë përmirësimi i ekonomisë se sa ishte volumi i madh i të ardhurave në valutë nga eksportimi i drogës.

Duke iu përgjigjur në mënyrë indirekte kritikave se BSH ka reaguar me vonesë më 6 qershor, ndërkohë që leku forcohej me shpejtësi gjatë muajve prill dhe maj nga kuota 130 lekë për euro në kuotën 124, Sejko tha se institucioni i tij priti që “tregu të vetë-rregullohej dhe të përballonte goditjet”.

Banka e Shqipërisë deklaroi fillimisht në mars 2018 se forcimi i lekut ishte pasojë e përmirësimit ekonomik dhe vetë Sejko deklaroi se “ndjehej krenar” për lekun e fortë. Por më 2 maj Banka e Shqipërisë e modifikoi qëndrimin e saj duke argumentuar se forcimi i lekut gjatë prillit si “afatshkurtër”. Deklarata e 2 majit nuk duket se bindi shqiptarët për përkohësinë e forcimit të lekut dhe tendenca e forcimit u përshpejtua gjatë muajit maj, deri më 5 qershor, kur leku shënoi kuotën më të fortë në gati një dekadë.

Vetëm deklarata e prerë e 6 qershorit që thoshte se BSH “do të blinte valutë në treg për aq kohë sa të ishte e nevojshme”, solli ndalim të forcimit të mëtejshëm të lekut, por vetëm përkohësisht.

Ndërsa industria e vogël por e rëndësishme për punësimin e eksportuesve të vendit u ankua për fshirje të fitimeve të tyre nga forcimi i lekut, Sejko sqaroi më tutje qëllimin e ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila, sipas tij është “të kontrollojë shpejtësinë e mbiçmimit, të tërheqë tepricën e valutës nga krahu i ofertës dhe të ndryshojë kahun e pritshmërive dhe të veprimeve të njëanshme në treg.” Sejko nuk foli për ndonjë nënçmim të lekut kundrejt kuotës aktuale, i shpalli masat e ndërmarra prej BSH si “eficiente” dhe e konsideroi situatën aktuale si “rikthim në normalitet”.

Etiketa: BankatEuroForcimi i lekutGent SejkoKursindalimPunësamitSejkoSHshqipTregTregu
Tjetri
Të dehur nga pushteti, liderët e Ballkanit që nuk thonë “lamtumirë”

Kryeministri bullgar: BE-ja duhet t’i mbyllë kufijtë emigracionit

SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.