AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Biblioteka Kombëtare shpall emergjencën pas vërshimit të ujit në ambientet e nëndheshme

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Librat e prekur nga vërshimi i ujit në Bibliotekën Kombëtare nxjerrë për të tharë.

Biblioteka Kombëtare njoftoi se ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe se po punon për rikuperimin e 12 mijë materialeve bibliotekare që u përmbytën të shtunën pas reshjeve të dendura të shiut.

Librat e prekur nga vërshimi i ujit në Bibliotekën Kombëtare nxjerrë për të tharë.

Rreth 12 mijë libra, revista dhe gazeta janë dëmtuar nga uji që ka hyrë në një nga sallat e nëndheshme në ambientet e Bibliotekës Kombëtare pas reshjeve të fuqishme të shiut gjatë ditës së shtunë, raportuan mediat të hënën.

Ndërsa qytetarët vazhdojnë si zakonisht vizitat në Bibliotekën Kombëtare ata përballen me dyer të mbyllura dhe një lajmërim të shkurtër se biblioteka ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe se do të qëndrojë e mbyllur deri më 30 qershor.

Mediat nuk u lejuan të hyjnë në Bibliotekë për të raportuar gjendjen, ndërsa zyrtarët e Bibliotekës Kombëtare dhe Ministria e Kulturës ishin të paarritshëm për të komentuar situatën.

Nga jashtë godinës mund të shihen disa libra të nxjerrë për t’u tharë në dritare, ndërsa në njoftimin për shtyp të bibliotekës janë shpërndarë gjithashtu imazhe të librave të lagur të hapur në sallat e leximit dhe peceta të përdorura për tharje.

Biblioteka lajmëroi se uji ka prekur librat e sistemuar në nivelet e ulëta të një salle të nëndheshme, kryesisht botime shkollore dhe tekste të 15 viteve të fundit të cilat nuk janë arritur të ruhen siç duhet prej mungesës së hapësirave depozituese, ndërsa bëri me dije se nuk ishte prekur fondi i vlerave të rralla dhe arkivi i librit dhe i periodikut shqip.

“Punonjësit vijojnë punën intensive për tharjen e plotë të pjesës së mbetur,” thuhej në njoftimin e bibliotekës.

Në mars të një viti më parë, Biblioteka Kombëtare humbi gjithashtu një pjesë të inventarit të saj për shkak të një zjarri që përfshiu një hapësirë të katit të dytë. Edhe atëherë stafi lajmëroi se botimet e prekura ishin ato të pas viteve ’90 dhe se dëmi nuk ishte i parikuperueshëm.

Biblioteka kombëtare e mbyllur pas shpalljes së emergjencës nga përmbytja e një salle të nëndheshme ku u prekën 12 mijë tituj. 25 qershor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Biblioteka kombëtare e mbyllur pas shpalljes së emergjencës nga përmbytja e një salle të nëndheshme ku u prekën 12 mijë tituj. 25 qershor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Biblioteka kombëtare e mbyllur pas shpalljes së emergjencës nga përmbytja e një salle të nëndheshme ku u prekën 12 mijë tituj. 25 qershor 2018. Foto: Ivana Dervishi/BIRN
Etiketa: biblioteka kombëtareBIRNgazetaIvana DervishiMinistria e KulturësPunëshqip
Tjetri
Armët me leje, kriteret minimale ngrejnë pikëpyetje mbi sigurinë dhe përfituesit

Eurot e bllokuara në Durrës rikthejnë akuzat për lidhjet e qeverisë me drogën

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.