AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Erdogani i Madhërishëm

Sinan ÜlgenngaSinan Ülgen
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Turqisë Recep Tajip Erdogan, përshëndet mbështetësit e partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, Turqi më 25 qershor 2018 pas fitores në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Foto: Shërbimi i Presidencës së Turqisë/AP

Me rizgjedhjen e tij si president nën një kushtetutë të re, Recep Tajip Erdogan është bërë lideri më i fuqishëm i vendit që kur vendi filloi të mbante zgjedhje të kontestuara në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Por dy faktorë praktikë do ta kufizojnë mënyrën sesi Erdogani përdor grupin e tij të prerogativave të reja.

Presidenti i Turqisë Recep Tajip Erdogan, përshëndet mbështetësit e partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara, Turqi më 25 qershor 2018 pas fitores në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Foto: Shërbimi i Presidencës së Turqisë/AP

Presidenti turk Recep Tajip Erdogan tani ka përmbushur objektivin e tij të fundit politik për të qenë presidenti i parë ekzekutiv i zgjedhur ndonjëherë nga populli, duke marrë pothuajse 53% të votave kombëtare në zgjedhjet e së dielës. Një vit më parë, Erdogani miratoi ndryshimet kushtetuese për të transformuar demokracinë parlamentare të Turqisë në një sistem shumë të centralizuar presidencial. Tani këto ndryshime do të hyjnë plotësisht në fuqi.

Ndryshimet kushtetuese i japin Erdoganit pushtet të ri për të emëruar zv/presidentë, ministra dhe zyrtarë të lartë. Ato gjithashtu e lejojnë atë të shpërndajë parlamentin, të jetë anëtar i një partie politike, të ketë të drejtë fjale në emërimin e gjyqtarëve në gjykatat më të larta, të nxjerrë dekrete me forcën e ligjit dhe të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme. Aprovuar në mënyrë të ngushtë nga votuesit prillin e kaluar, ndryshimet kushtetuese hoqën zyrën e kryeministrit. Për pesë vitet e ardhshme, Erdogani do të jetë kreu i shtetit i Turqisë, kreu i Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) dhe kreu i qeverisë.

Erdogani është i sigurt në postin e tij, sepse zgjedhjet e hershme presidenciale kërkojnë një votim parlamentar prej dy të tretave – një skenar i pamundur për shkak të pothuajse shumicës parlamentare të AKP-së. Ai është bërë kështu lideri më i fuqishëm i Turqisë që kur vendi filloi të mbajë zgjedhje të kontestuara në vitet menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Politikat e brendshme dhe të jashtme të Turqisë tani do të formësohenn nga një njeri i vetëm.

Kjo është sigurisht e kundërta e demokracisë liberale, një tipar kryesor i të cilit është një grup i fuqishëm kontrollesh dhe ekuilibrash institucionale, i projektuar për të kufizuar autoritetin ekzekutiv. Caktimi i kompetencave të mëdha presidentit ekzekutiv sipas kushtetutës së re pasqyron një vizion populist të qeverisë sipas të cilit lideri i zgjedhur, si përfaqësuesi i vërtetë i kombit, nuk duhet të pengohet në ndjekjen e interesave të kombit. Kombi mund ta gjykojë performancën e presidentit vetëm çdo pesë vjet.

Duke miratuar tekstin kushtetues në një referendum, një shumicë e vogël e votuesve turq duket se kanë dhënë bekimin e tyre ndaj këtij koncepti populist të politikave demokratike. Por dy konsiderata kyçe do të kufizojnë mënyrën se si Erdogani përdor grupin e tij të prerogativave të reja.

Fillimisht, pavarësisht se fitoi presidencën, AKP humbi shumicën e saj të drejtpërdrejtë në parlament. Me një renditje prej 42%, shtatë pikë më poshtë në krahasim me zgjedhjet e nëntorit 2015, AKP qe në gjendje të siguronte 293 nga 600 vende të parlamentit. Si rezultat, Erdogani do të jetë i detyruar të kërkojë aleanca për të miratuar legjislacionin. Edhe me rolin e zvogëluar të parlamentit sipas kushtetutës së re, kontrolli i legjislaturës mbetet i rëndësishëm për funksionimin efikas të shtetit.

Aleati i Erdoganit në parlament është Partia Lëvizja Nacionaliste e ekstremit të djathtë (MHP). Të dy partitë ishin në një aleancë parazgjedhore dhe Erdogani i detyrohet për fitoren e tij 11% të votave të fituara nga partneri i tij politik. Por një aleancë më e thellë dhe afatgjatë me MHP-në do të ketë implikime të rëndësishme për politikën vendase dhe qëndrimin ndërkombëtar të Turqisë. Ajo gjithashtu do të kufizojë hapësirën e Erdoganit për manovra politike.

Në vend, MHP përfaqëson rendin dhe sigurinë. Aleanca me MHP-në do të përjashtojë çdo hapje – ngjashëm me nismën e paqes të ndërmarrë nga qeveria e AKP-së në vitin 2015 – ndaj kurdëve të Turqisë. Në të njëjtën mënyrë, MHP nuk ka gjasa të jetë një partner i natyrshëm për çdo reformë demokratike në shkallë të gjerë që synon forcimin e lirive themelore.

Në frontin e politikës së jashtme, qëndrimi i pashmangshëm euroskeptik i MHP-së do të kufizojë më tej hapësirën diplomatike të Turqisë për të rindërtuar marrëdhëniet e saj me partnerët e saj në Perëndim. Gjatë fushatës, lidershipi i MHP-së madje bëri thirrje që Turqia të tërhiqte kërkesën e saj për t’u pranuar në Bashkimin Europian.

Dobësitë ekonomike të Turqisë përbëjnë një detyrim të dytë dhe po aq të rëndësishëm për autoritetin e Erdoganit. Ndryshe nga ekonomitë me teprica aktuale, si Rusia dhe Brazili, Turqia mbështetet te kursimet e huaja. Turqia e ushqen rritjen e saj duke prekur tregjet ndërkombëtare të kapitalit për të financuar kërkesën e saj vjetore për huamarrjen e jashtme prej rreth 250 miliardë dollarësh. Ky deficit substancial është pasojë e një hendeku kronik midis investimeve dhe kursimit dhe mosarritjeve të kaluara të qeverive të AKP-së për të miratuar reforma strukturore për të rritur produktivitetin e përgjithshëm dhe për të përmirësuar konkurrencën ndërkombëtare të Turqisë.

Një theksim i tepërt në rritje gjatë viteve të fundit i ka acaruar këto vështirësi. Vitin e kaluar, norma e rritjes së Turqisë prej 7% ishte ndër më të lartat në OECD. Por politikat ekspansioniste të Erdoganit kanë shtuar paqëndrueshmëritë strukturore të vendit, me inflacionin që po rritet me dy shifra, normat nominale të interesit që arrijnë në 16% dhe deficitin e llogarisë rrjedhëse që tejkalon 6% të të ardhurave kombëtare.

Performanca e Erdoganit si presidenti ekzekutiv i Turqisë do të varet nga aftësia e tij për të hartuar një trajektore që përmbush përparësitë kryesore të MHP-së dhe trajton pasojat e pafavorshme të mbinxehjes ekonomike. Të dy kufizimet kanë gjasa të bëhen më të fortë me kalimin e kohës, me MHP gjithnjë e më të guximshme nga mjetet e saj parlamentare dhe nevojës në rritje të ekonomisë për një rregullim tkurrës.

Megjithatë, gjatë të gjithë mandatit të ardhshëm të Erdoganit, çështja do të mbetet: A munden këto kufizime praktike – dhe si rrjedhim kalimtare – të shërbejnë edhe si një prokurë minimale për garancitë e fuqishme të një sistemi demokratik të konsoliduar?

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Erdogan the Magnificent.

Etiketa: AKPBrazilidetyrimErdogangjyqtarKontrollikufizimekushtetueseOECDparlamentPartiapopulistpresidentProject SyndicateProkurQeveriaReferendumReformaRusiaSHTurqiTurqiavotimvotuesitzgjedhjeZgjedhjetzhvillim
Tjetri
Serbia po shlyen borxhin një miliard euro të Kosovës

Të 3.4 milionë eurot që tregojnë përmasat e frikshme të ekonomisë kriminale shqiptare

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.