AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Banorë kërkojnë mbylljen e fushës së paligjshme të depozitimit në Sheq të Fierit

Ivan DervishingaIvan Dervishi
8 years më parë
në Lajme, Mjedisi, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbetjet në Sheq | Printscreen nga Ora News

Hedhja dhe djegia e mbetjeve urbane në një venddepozitim të paautorizuar pranë qendrës së Fierit, ka alarmuar banorët dhe mjedisorët të cilët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për mbylljen e saj dhe sigurimin e shëndetit.

Mbetjet në Sheq | Printscreen nga Ora News

Një organizatë mjedisore dhe banorë të lagjes Sheq në Fier japin alarmin se një fushë depozitimi mbetjesh 50 metra nga zona e banuar dhe 3 kilometra nga qendra e qytetin përbën rrezik për shëndetin e banorëve dhe dëmtimin e mjedisit.

Organizata mjedisore Eden vërejti se shkarkimi i mbetjeve në vend të hapur, si dhe djegia e tyre përmbajnë një potencial të rrezikshëm të dëmtimit të shëndetit dhe venddepozitimi i paligjshëm që funksionon prej dekadash duhet të mbyllet.

“Bazuar në situatën aktuale të emergjencës, i drejtohemi Kryetarit të Bashkisë Fier, si autoriteti publik përgjegjës dhe i ngarkuar nga ligji me detyrën e menaxhimit të integruar të mbetjeve, të marri masën urgjente të mbylljes së vend depozitimit të mbetjeve urbane në Sheq, Fier dhe rehabilitimit të plotë si një vend depozitim i cili funksionon pa leje mjedisore, në kundërshtim të plotë me kuadrin ligjor dhe që shkakton ndotje mjedisore të jashtëzakonshme,” tha qendra Eden në një njoftim për shtyp.

Organizata gjithashtu ngriti shqetësimin se kjo ndotje ka shkaktuar 570 pacientë kronikë me probleme shëndetësore në rrugët e frymëmarrjes në qendrën shëndetësore nr 1 të Fierit.

Kontaktuar nga BIRN, Bashkia Fier tha se ndërtimi i inceneratorit ishte zgjidhja e situatës, parashikuar edhe në strategjinë e njësisë vendore për zhvillimin e qëndrueshëm.

“Deri në ndërtimin e tij nuk kemi zgjidhje tjetër,” u shpreh bashkia.

Megjithatë mjedisorët thonë se inceneratori nuk është zgjidhje për detyrimet e bashkisë Fier ndaj qytetarëve.

“Bashkia Fier nuk ka një plan lokal për menaxhimin e integruar të mbetjeve duke shkelur ligjin. Incineratori nuk paraqet një zgjidhje në lidhje me detyrimet që ka Bashkia Fier për vendepozitimin dhe me banorët e zonës Sheq përderisa nuk është marrë ende një vendim për mbylljen dhe rehabilitimin e zonës,” përfundoi Eden, duke paralajmëruar ndjekjen e çështjes në rrugë administrative dhe gjyqësore.

Një dokument i vitit 2016 nga Bashkia Fier pohon se situata aktuale e venddepozitimit prej 6.2 hektarësh në afërsi të qytetit është shumë problematike.

“Mbetjet shkarkohen në terren të hapur dhe hera-herës digjen. Trajtimi dhe eliminimi i tyre ende është shumë problematik, pasi kjo fushë është në përdorim prej më shumë se 40 vitesh, shumë pranë vijës ujore të Vijës së Ngjalës, ku toka është argjilore pa kullim dhe e parrethuar,” thuhet në dokument.

Me një prodhim ditor mbetjesh urbane prej 100-137 ton Bashkia shprehet se nga analiza në terren situata shërbimi i menaxhimit të mbetjeve nuk ofrohet rregullisht në të gjithë territorin e Bashkisë së re Fier dhe nuk përmbushur kërkesat e komunitetit për menaxhim mbetjesh.

Megjithatë, planet e qeverisë për ndërtimin e inceneratorëve që do të bëjnë djegien e mbeturinave janë pritur me habi dhe kritika nga mjedisorët, të cilët i shohin ato si të panevojshme për prodhimin e pakët të plehrave në Shqipëri, të cilat përmes mirëmenaxhimit dhe riciklimit mund të ofrojnë zgjidhje për qytetarët.

Banorët e zonës ku është planifikuar ndërtimi i inceneratorit si dhe të vetë qytetit të Fierit kanë protestuar ashpër gjatë muajve të fundit ndërtimin e tij.

Edhe Bashkimi Europian në progres-raportin e prillit 2018 kritikoi qeverinë për ndërtimin e inceneratorëve duke i quajtur ato “shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incenerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve.” [Link Raporti i Progresit]

Inceneratori i Fierit do t’i kushtojë taksapaguesve 4 miliardë lekë përgjatë gjashtë viteve të kontratës së koncesionit.

Ndërtimi i inceneratorëve vjen në një kohë ku në Shqipëri vijon debati i ashpër mbi lejimin apo jo të importimit të mbetjeve në Shqipëri, ku aktivistët kanë shprehur shqetësimin se vendi ynë mund të kthehet në një gropë për plehrat e Europës. Ligji që lejon importin e mbetjeve “për rekuperim” në Shqipëri, ku rekuperimi përfshin edhe shfrytëzimin e përmbajtjes energjetike të mbetjeve përmes incernerimit, u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë nga Presidenti Bujar Nishani në tetor dhe ka mbetur i bllokuar në Kuvend për shkak të protestave të shumta të aktivistëve mjedisorë.

Etiketa: AdministrativeaktivistAktivistëBanorëBashkiaBashkia FierBashkimi EuropianBEBIRNBujar NishaniDjegia e mbetjeveEDENFierGjyqInceneratorinceneratoriInceneratori i FieritKuvendMASMjedisitndotjendotje mjedisoreOra NewsprodhimprogresRaportirrezikSHshkarkimishqipShqipëriTokaVendim
Tjetri
Këshilli i BE arrin kompromis mbi migrimin

Këshilli i BE arrin kompromis mbi migrimin

723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.