AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE-ja do të mbështesë Bosnjën për qendrën e re të emigrantëve

Mladen LakicngaMladen Lakic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kamp emigrantësh në Sarajevë. Foto: BIRN.

BE-ja ka thënë se do të ndihmojë Bosnjën të mbulojë koston e një qendre të re për emigrantët dhe refugjatët, pasi autoritetet në Bosnjë të kenë rënë dakord për një vend të përshtatshëm për të.

Kamp emigrantësh në Sarajevë. Foto: BIRN.

Jamila Miloviç Haliloviç, zëdhënëse e Delegacionit të BE-së në Bosnje, tha për BIRN se BE i ishte përgjigjur tashmë kërkesës së Bosnjës për më shumë ndihmë në strehimin e një numri në rritje të emigrantëve dhe refugjatëve dhe se do ta ndihmonte më shumë sapo autoritetet e Bosnjës të binin dakord mbi vendet ku do t’i vendosin ata.

Rreth 3,000 azilkërkues dhe refugjatë janë aktualisht në kantonin Una Sana të Bosnjës, një nga dhjetë kantonet në entitetin e Federatës të Bosnjës, duke pritur vendimin se ku do të vendosen.

Një zgjidhje e propozuar nga Këshilli i Ministrave të Bosnjës është përdorimi i një ish-fabrike biskotash Agrokomerc, e cila ka qenë jashtë përdorimit prej vitesh.

Megjithatë, Kantoni Una Sana e kundërshton këtë ide, duke thënë se kjo do të përbënte një rrezik sigurie që policia lokale nuk do të ishte në gjendje të përballonte.

“Sa më shpejt që autoritetet boshnjake do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë, aq më shpejt BE-ja mund të japë mbështetjen e saj,” tha zëdhënësja e BE.

“Komisioni ka ndarë tashmë 1.5 milion euro ndihmë humanitare për të trajtuar nevojat e menjëhershme të refugjatëve, azilkërkuesve dhe emigrantëve në Bosnje,” kujton Milovic Haliloviç.

Megjithatë, Ministri i Sigurisë i Bosnjës, Dragan Mektiç, të mërkurën tha se Bosnja nuk i kishte marrë ende paratë.

“Disa zyrtarë po përmendin miliona, por ende nuk kemi marrë asnjë qindarkë për të rregulluar gardhin ku janë vendosur aktualisht emigrantët,” tha Mektiç duke premtuar ofrimin e përkohshëm të çadrave të pajisura me ajër të kondicionuar dhe ngrohje para fillimit të punës në Agrokomerc.

BE-ja ka investuar tashmë 24.6 milionë euro në mbështetje të Bosnjës në migracionin dhe menaxhimin e kufijve që nga viti 2007.

Sipas Milovic Halilovic, kjo është pjesë e mbështetjes së përgjithshme të BE-së prej 750 milion eurosh që i janë dhënë Bosnjës që nga viti 2007, përfshirë ndihmën për reformat dhe investimet e bëra për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për ta sjellë vendin më pranë standardeve të BE-së.

Emigracioni është një çështje në rritje në Ballkanin Perëndimor. Nga janari deri në fund të majit, Bosnja, Mali i Zi dhe Shqipëria regjistruan më shumë se 6,700 emigrantë të rinj dhe refugjatë në rrugën e tyre drejt BE-së në një rrugë të re ballkanike, që është më shumë se dyfishi i 2,600 të regjistruarve në të tri vendet gjatë gjithë vitit 2017.

Raportet e medias thonë se emigrantët dhe refugjatët që kalojnë Ballkan vijnë kryesisht nga Siria, Pakistani, Afganistani, Algjeria, Libia, Maroku, Palestina dhe Iraku.

Etiketa: AfganistaniAlgjeriaazilkërkuesBallkanBEBIRNBosnjaBosnjeEurokamplibiaLokaleMaliMali i ZiMarokumbështetjePakistaniPalestinaParaPoliciaPunërrezikSHshqipShqipëriaSiria
Tjetri
Rikualifikimi i diplomës ul pagat dhe kthen në bankat e shkollës 4 mijë infermierë

Qeveria tërhiqet nga rikualifikimi i diplomave të infermierëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.