AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Qeveria jep tjetër “koncesion të pakërkuar” për një firmë të vogël shqiptare

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hartë e rrugës Milot-Balldren dhënë me koncesion nga qeveria. | Printscreen nga Google Maps

Kompania A. N. K Sh.p.k me pronar Agim Kola dhe me kapital aksioner prej vetëm 247 milionë lekësh, ka fituar bonus nga qeveria për ndërtimin me koncesion të segmentit rrugor Milot-Balldren, me kosto të panjohur.

Hartë e rrugës Balldren Miltot | Printscreen nga Google Maps

Qeveria firmosi një vendim të mërkurën për t’i dhënë bonus në masën 8.5% një kompanie të quajtur A.N.K me pronar të vetëm Agim Kola për një kontratë koncesionare për ndërtimin e një segmenti rrugor nga Miloti për në Balldren, rreth 25 kilometra më në veri. Sipas qeverisë, kompania në fjalë ka hedhur “propozimin e pakërkuar” për kontratë koncesionare.

Ligji i Partneritetit Publik Privat njeh dy mënyra për dhënien e një kontrate koncesionare: mënyra e parë është kur një institucion publik dëshiron të vë në shfrytëzim që aset dhe nuk i ka paratë, por fron kompanitë private të bëjnë një ofertë. Në këtë rast bëhet një tender. Në rastin e dytë, një kompanie private i lind ideja e zgjidhjes së një problemi publik dhe bën një “kërkesë të pakërkuar”. Në këtë rast, qeveria detyrohet gjithashtu të hapë garë për propozimin dhe të ftojë kompani të tjera, por për të shpërblyer gjenialitetin e idesë, i jep një avantazh kompanisë propozuese në tender të njohur si bonus.

Që kur skema e “kërkesave të pakërkuara” u zbulua në ligjin e dytë të koncesioneve në vitin 2006, bonusi i dhënë nga qeveria ka shërbyer në shumicën dërrmuese të rasteve për të paracaktuar fituesin më shumë se sa për të shpërblyer gjenialitetin e idesë. Qeveria aktuale është e njohur për dhënien e bonuseve për shumë ide të tilla, përfshirë Hidrocentralin e Poçemit, Hidrocentralin e Skavicës, rrugën Kashar-Thumanë apo Rruga e Arbrit. Në të gjitha rastet, në tenderin që pasoi propozimin fitoi gjithmonë propozuesi ndërsa në rastin e Hidrocentralit të Poçemit, nuk pati asnjë pjesëmarrës tjetër në tender përveç propozuesit. Në rastin e Hidrocentralit të Skavicës, bonusi i qeverisë dështoi sepse në tender nuk u paraqit as vetë propozuesi.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kritikuar vazhdimisht këtë praktikë duke kërkuar ndaljen e saj për shkak të kostove të mëdha për buxhetin e shtetit dhe përfitimeve të dyshimta publike.

Por kontratat koncesionare për ndërtim rrugësh janë një praktikë e vetëm qeverisë aktuale dhe përveç faktit që paracaktojnë fituesin e koncesionit, shmangin edhe procedura normale prokurimi për ndërtimin e rrugës. Sipas formulave të qeverisë, koncesionari teorikisht merr përsipër ndërtimin e rrugës me fondet e veta brenda tre apo katër vitesh ndërsa merr pagesën nga qeveria me këste përgjatë dhjetë apo 13 viteve.

Fondi Monetar Ndërkombëtar argumenton se një kontratë e tillë koncesionare përbën në të gjitha kuptimet borxh publik, të cilin qeveria aktuale po ia ngarkon një gjenerate të tërë shqiptarësh. Qeveria “Rama” ka dhënë deri tani rreth 700 milionë euro koncesione të tilla dhe ka në plan të japë edhe 1 miliardë euro të tjera.

Etiketa: A.N.KBalldrenborxh publikEuroGoogleKoncesionkostoMASMilotPartneriteti Publik PrivatPartneritetit Publik PrivatPPPQeveriaRamaRruga e ArbritSHshqiptareSkavicëstenderVendim
Tjetri
Artistët: Nuk dorëzohemi për Teatrin Kombëtar, vazhdojmë protestat

Artistët: Nuk dorëzohemi për Teatrin Kombëtar, vazhdojmë protestat

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.