AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kampionët e botës, nga Mynihu në protestë për pyllin në Bulqizë

Sami CurringaSami Curri
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ne foto Kampioni i botes ne Kikboks Ismail Keta gjate protestes se banoreve ne Bulqize. Foto kortezi nga Ismail Keta.

Vëllezërit Keta të njohur si kampionë bote në boks e kikboks në Gjermani, iu bashkuan më 18 korrik protestës së fshatrave të vendlindjes kundër kocesionit për prejen e pyjeve. Në një mesazh për protestuesit Ismail Keta tha se nëse nuk mbrohej pylli “komuniteti aty do të ngelej si i vdekur”.

Në foto Kampioni i botës në Kikboks Ismail Keta gjatë protestës së banorëve në Bulqizë. Foto kortezi nga Ismail Keta.

Pak ditë përpara protestës së banorëve të tre fshtrave më 18 korrik para bashkisë Bulqizë kundër koncesionit për shfrytëzimin e pyjeve, Ismail Keta, kampion bote në Kik e Tai Boks, deklaroi me anë të një videomesazhi nga Mynihu i Gjermanisë se ai dhe vëllezërit e tij do të udhëtonin enkas për t’iu bashkuar rezistencës së bashkëfshatarëve të tyre.

“Po iu priten pyjet, shpresa e fundit që kanë ata për të jetuar”, thotë Keta në video, ndërsa tregon pyjet fare pranë Mynihut ku jeton. “Mos vallë gjermanët janë budallenj që nuk i presin pyjet, apo i mungojnë motorsekat elektrike!?”, thotë ai.

Banorët e tre fshatrave të Fushë-Bulqizës janë ngritur prej tre vjetësh në protesta të vazhdueshme për të mos lejuar prerjen e pyjeve të tyre, të cilat u dhanë me koncesion nga Ministria e Mjedisit në vitin 2015 – vetëm pak kohë para se të hynte në fuqi moratoriumi. Prej disa javësh kjo protestë është ringjallur, ndërsa duket se ka tërhequr vëmendjen edhe të emigrantëve nga zona dhe qytetarëve të tjerë.

Disa qindra banorë të Bulqizës morën pjesë në protestën e fundit para bashkisë, ku u kërkua që të ndalohej koncesionin dhe të bllokoheshin punimet për rrugën auto-pyjore. Dy prej vëllezërve Keta, të cilët kanë treguar edhe më herët interes për vendlindjen dhe madje organizuan dhe një ndeshje ndërkombëtare boksi në Bulqizë, morën pjesë në protestë.

Më i madh prej tyre Ismail Keta, i cili prej vitit 2013 është kampion bote në Kikboks për Federatën Ndërkombëtare të Kikboksit, mori fjalën në protestë duke denoncuar shfrytëzimin pa kriter të pasurive natyrore të zonës. “Kam ardhur nga Gjermania për t’iu bashkuar qëllimit që ju keni. Bulqiza ju ka hapur derën dhe shpirtin çdo njeriu që ka ardhur. Bulqiza ju ka dhënë poste, mundësira dhe para dhe është fatkeqësi që është kështu”, tha Keta.

Ai vetë ka lindur në fshatin Koçaj të Bulqizës, një prej fshatrave që proteston kundër prerjes së masivit pyjorë në “Sheshe Bulqizë” dhe tregon se  është ushtruar vazhdimisht me sport edhe kur jetonte në shtëpinë e tij në fshatin e lindjes. “Vendi ku vrapi i mëngjesit me jep forcë, ajri i pastër dhe majat larta frymëzim pa fund”, shkroi Keta në një nga mesazhet e shpërndara përmes faqes së tij në Facebook, ku përsërit kërkesën për të mos lejuar prerjen e pyjeve.

Në shtëpinë e tij madje gjen ende si relike thasët e rërës  apo litarët dhe pjesë të vagonëve të kromit që ishin përshtatur si  shtanga. Keta thotë se një pjesë të suksesit të tij në sport ia dedikon natyrës ku u rrit. “Unë jam rritur me këtë ajër e ujë, duke mbledhur çaj në mal kur isha fëmijë. Çka më ka bërë ky që jam sot”, tha Keta.

Keta emigroi në moshën 19-vjeçare në Gjermani, ku edhe nisi profesionalisht karrierën në Kikboks dhe ka tashmë edhe një shkollë të tijën. Bashkë me të në protestë ishte edhe vëllai tjetër Feriti, i cili po ashtu iu bashkua protestës së banorëve. Ndërkohë mesazhe solidariteti ka përcejllë edhe boksieri Gjetan Keta, i cili shpërndau një video mesazh ku kërkonte pjesëmarrje në protestë. Të tre vëllezërit dhe nxënës të tyre kanë qenë aktivë në rrjetet sociale prej disa javësh.

Veç vëllezërve Keta në protestë pati edhe të tjerë të rinj të zonës që u kthyen nga emigracioni. Asllan Karaj, avokat që jeton dhe punon në Zvicër, po shqyton mundësinë të marrë përsipër mbrojtjen ligjore të kauzës së banorëve.

Në fjalën e tij në protestën e së mërkurës, që kishte mbledhur me qindra persona në sheshin para bashkisë Bulqizë, Ismail Keta rrëfeu pse kishte udhëtuar nga Mynihu për t’iu bashkuar atyre.  Ai tregoi se pylli kishte qenë i rëndësishëm për fëmijërinë e tij dhe  se jeta e atyre banorëve varej prej pyjeve dhe ujit në malet ku ata jetonin. “Duke i thënë sot jo një të padrejte, edukoni brezat e ardhshëm dhe bëheni një shembull kombëtar”, u shpreh Keta para protestuesëve. Pas protestës ai tha se kishte besim që “shteti nuk do ta lejonte këtë krim”.

Kompanitë “Almex Wood” sh.p.k, Korra” sh.p.k dhe “Lubima” sh.p.k të cilat në maj të vitit 2015-të morën nga Ministria e Mjedisit një koncesion shfrytëzimin e masivit pyjor të njohur si “Sheshe Bulqizë”, pretendojnë se kanë të drejtë ligjore të shfrytëzojnë pyllin dhe se janë bllokuar në mënyrë të paligjshme nga banorët.

Etiketa: BanorëbesimboksboteBulqizëFacebookGjermaniGjermaniaKoncesionKrimMinistria e MjedisitMjedisitMoratoriumiParaProtestaprotestuespyjetRrjetet socialeSHvideoZvicër
Tjetri
E ardhmja e Gjermanisë pas zgjedhjeve

Si mund të debatosh me një populist

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.