AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pse pati rëndësi Kupa e Botës

Dominique MoisingaDominique Moisi
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Franca kampione e Kupës së Botës Rusi 2018. Foto: Wikipedia.

Eventet sportive ndërkombëtare kanë qenë në gjendje prej kohësh të kapërcejnë grindjet dhe armiqësitë gjeopolitike dhe Kupa e Botës e këtij viti në Rusi nuk ishte përjashtim. Turneu tregoi se sinqeriteti, toleranca dhe bashkëpunimi mund të jenë më të fuqishme sesa shovinizmi, populizmi dhe format e ashpra të nacionalizmit.

Franca kampione e Kupës së Botës Rusi 2018. Foto: Wikipedia.

Filozofi dhe satiristi i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Jean de La Bruyère, dikur thoshte se: “Corneille i portretizon burrat ashtu siç ata duhet të jenë, Racine i përshkruan ata ashtu siç ata janë.” Për europianët, e sidomos për francezët, Kupa e Botës 2018 ishte një ngjarje Corneilliane, Turneu një mujor i futbollit në Rusi ofroi një pushim nga një botë e trazuar dhe zbuloi engjëjt më të mirë të natyrës sonë.

Në kundër-realitetin e turneut, mbizotëroi një gjendje e vetëbesimi, altruizmi dhe të qenit i hapur ndaj “tjetrit”. Të paktën për pak kohë, shovinizmi, tjetërsimi dhe dëshpërimi që kanë dominuar këtë epokë nacionalizmi populist duket se u harruan.

Gjeografikisht, të katër gjysmë finalistët – Franca, Kroacia, Belgjika dhe Anglia – vinin nga kontinenti i vjetër. Denoncojeni sa të doni Europën për dobësinë dhe dekadencën e saj të supozuar. Kur bëhet fjalë për sportin më popullor në botë, Europa është më e mira.

Për më tepër, është e qartë se Afrika është kontinenti i futbollit të së ardhmes, ndërsa Amerika Latine është kontinenti i së kaluarës. Pasi fitoi Kupën në vitin 1930 dhe përsëri në vitin 1950, Uruguai dikur ishte vendi më i vogël (nga popullsia) që arriti në finale. Por ky nder tani ndahet tani nga ekipi i guximshëm dhe i vendosur nga Kroacia, shteti më i ri i BE.

Në kontrast të thellë me “botën reale”, dy fuqitë kryesore, Shtetet e Bashkuara dhe Kina, nuk luajtën asnjë rol në turne. Ëndrra e ish-sekretarit të shtetit të SHBA-së Henry Kissinger për ta kthyer SHBA-në në një fuqi të madhe futbolli vërtetoi të ishte më e vështirë nga sa shpresonte ai. Dhe Kina nën drejtimin e presidentit Xi Jinping mbetet një peshë e lehtë, pavarësisht se ka investuar miliarda dollarë në sport. Në vend të kësaj, Amerika e Veriut u përfaqësua nga Meksika dhe Azia nga Japonia dhe Koreja e Jugut.

Divergjenca e çuditshme midis botës reale dhe botës së futbollit këtë vit ishte gjithashtu e dukshme në shprehjet e emocioneve nacionaliste. Shkrimtari i madh argjentinas Jorge Luis Borges dikur e dënoi sportin për rolin e tij në nxitjen e formave toksike të nacionalizmit (siç ishte Lufta e shkurtër e Futbollit midis Hondurasit dhe El Salvadorit në vitin 1969). Por në Kupën e Botës 2018 – një shekull pas përfundimit të kasaphanës nacionaliste që ishte Lufta e Parë Botërore – mbizotëroi një nacionalizëm “i butë” dhe madje i qetë.

Rusia zot se është një eksponent i fuqisë së butë, megjithatë ajo meriton merita për mungesën e dhunës gjatë turneut. Raportet e  shtypit ndërkombëtar treguan tifozët ukrainas dhe rusë që u bashkuan si miq të vjetër. Ndërsa festivali Woodstock i epokës së luftës së Vietnamit ilustroi sloganin “Bëni dashuri, jo luftë”, slogani de facto i Kupës 2018 duket se ka qenë “Topa, jo bomba”.

Përveç kanalizimit të një forme më konstruktive të nacionalizmit, gjysmëfinalistët dhe tifozët e tyre gjithashtu mishëruan veprim efikas kolektiv, altruizëm, sinqeritet dhe tolerancë. Interesante është se ekipet që mbështeteshin tek një lojtar i vetëm i madh – qoftë ky Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Lionel Messi i Argjentinës apo Neymar i Brazilit – nuk arritën të shkonin më larg sesa deri në çerekfinale.

Në botën rele të ditëve të sotme, njerëzit gjithnjë e më shumë janë të tunduar të ngrenë mure dhe ta izolojnë veten nga “të tjerët”. E megjithatë, forca e ekipit fitues, Franca, ishte në diversitetin e tij. Brohoritja e këtij viti e “Liberté, Egalité, Mbappé” (për 19-vjeçarin francez Kylian Mbappé) ishte një version më iluminues i sloganit të fitores së Francës në vitin 1998: “Zidane president”.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017, shumë komentatorë politikë përsëritën mantrën, “asnjëherë dy pa tri”. Pas referendumit të Brexit të Mbretërisë së Bashkuar dhe zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump, ata paralajmëruan se një fitore për Marine Le Pen të Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë mund të përfundonte treshen. Në mënyrë të ngjashme, në fillim të vitit 2018, shumë komentatorë francezë dukej se mendonin se po i afroheshim një tjetër “Maj 1968” ose “Dhjetor 1995”, kur sulmet masive dhe protestat në rrugë paralizuan të gjithë vendin.

Megjithëse ka pasur sulme të kufizuara kundër axhendës së reformës së presidentit francez, Emmanuel Macron, këta komentatorë e kanë kuptuar gabim.. Paraleli më i afërt me këtë vit nuk është viti 1968 ose 1995, por viti 1998, kur Franca fitoi për herë të parë Kupën e Botës.

Brenda vendit, fitorja e Francës mund të ketë pak efekt, në mos edhe aspak. në popullaritetin e Macronit. Emocionet e futbollit janë të mëdha, por në përgjithësi janë të shkurtra. Në skenën ndërkombëtare, megjithatë, fitorja e Francës mund të ketë një ndikim më të gjatë. Askush nuk mund ta mohojë se “Franca u rikthye”, të paktën në aspektin e futbollit. Vendi është shfaqur si një oazë dinamizmi, realizmi dhe entuziazmi rinor, shumica e të cilave reflektohen edhe te vetë Macroni.

Një pikë e dobët e dukshme është Gjermania. Zakonisht një fuqi e madhe në futboll, ekipi gjerman u eliminua në raundin e parë të turneut të këtij viti, ashtu si edhe politika e saj po hyn në një sëmundje më të thellë. Në terma gjeopolitikë, nëse dikush do të duhet të përmente dy fitues këtë vit, titujt do të duhet të shkonin për Rusinë dhe Francën.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Why the World Cup Mattered

Etiketa: AfrikaAmerikaAmerika LatineBEbombaBrexitDhunëDonald TrumpEmmanuel MacronEuropafitoreFrancaGjermaniaJaponiaKinaKorejaKroaciaLuftaMacronMarine Le PenMeksikaNacionalizmindikimpaktpopulistPopulizmipresidentProject SyndicateProtestatRusiRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpWikipediaXi Jinping
Tjetri
Fitorja e dyshimtë e Erdogan nuk ia del t’i japë fund krizës në Turqi

Kosova e ka falur shumë lehtë ndërhyrjen e Turqisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.