AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia fillon punën për përgatitjet e referendumit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti maqedonas. Foto arkiv: MIA.

Pasi parlamenti më në fund emëroi një komision të ri zgjedhor, Maqedonia po fillon përgatitjet për referendumin e vjeshtës për marrëveshjen e saj historike me Greqinë për çështjen e emrit.

Parlamenti maqedonas. Foto arkiv: MIA.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se shpresonte që parlamenti të miratojë një vendim formal në mbështetje të referendumit mbi marrëveshjen e vendit me Greqinë deri të hënën – që ai shtoi më pas se do të organizohej me ose pa mbështetjen e partisë kryesore opozitare VMRO DPMNE.

“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje me VMRO DPMNE-në, pres që secili nga deputetët e tyre individualisht t’i bëjnë të qarta  pozicionet e tyre para publikut. Kjo është e drejta e tyre, por ne të gjithë kemi detyrimin të sigurohemi që procesi të jetë i suksesshëm,” tha Zaev të mërkurën.

Të mërkurën, me pjesëmarrjen e deputetëve të VMRO DPMNE, parlamenti votoi për emërimin e një komision të ri zgjedhor, të cilin partia e kishte bllokuar më parë për gati një muaj.

Parlamenti në të njëjtën kohë miratoi disa ligje të tjera të kërkuara nga opozita, përfshirë një dispozitë që garantoi krijimin e një qeverie teknike 100 ditë përpara zgjedhjeve të ardhshme, për të garantuar që ato të ishin zgjedhje të drejta.

Kjo erdhi pasi qeveria dhe opozita ranë dakord mbi këto çështje të hënën, pavarësisht se nuk arritën të bien dakord mbi kërkesën kryesore të qeverisë – e cila është që opozita t’u kërkojë anëtarëve të saj të votojnë në referendum.

Opozita e ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen me Greqinë, duke e quajtur atë një akt tradhtie, pasi ajo përfshin ndryshimin e emrit të vendit.

Por vëzhguesit thonë se pjesëmarrja e opozitës mund të jetë vendimtare për suksesin e referendumit, edhe nëse kundërshtojnë marrëveshjen e “emrit”.

Pa të, shumë vëzhgues thonë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një pjesëmarrje prej më shumë se 50 për qind e të gjithë votuesve, që është pragu i vendosur.

Zaev të mërkurën e la derën e hapur për një marrëveshje të mëvonshme, pas dështimit të takimit të tij me kreun e VMRO DPMNE, Hristijan Mickovski.

Ai tha se bisedimet po vazhdonin brenda parlamentit dhe se Mickovski mund të kërkonte një takim tjetër me të nëse ai dëshironte.

Një synim kryesor i marrëveshjes me Greqinë, e nënshkruar më 17 qershor, është të sigurojë që Greqia të përfundojë bllokimin e saj të gjatë të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas marrëveshjes, Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin e saj në Republika e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Greqia ra dakord të heqë veton për integrimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Megjithatë, që marrëveshja të vihet plotësisht në zbatim, maqedonasit duhet të tregojnë se e mbështesin atë në një referendum.

Qeveria e drejtuar nga Social Demokratët dëshiron që votimi të mbahet në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit, në mënyrë që të ketë kohë për të miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese deri në fund të vitit.

Etiketa: BEdeputetGreqiaKomisionkushtetueseMaqedoniaMarrëveshjamarrëveshjembështetjeNATOOpozitaParaPartiaPunëQeveriaReferendumtë drejtaVendimVëzhguesitVMRO DPMNEVotimizgjedhjeZoran Zaev
Tjetri
Krahasimi i ministrit rumun me Aushvicin shkakton thirrje për dorëheqje

Krahasimi i ministrit rumun me Aushvicin shkakton thirrje për dorëheqje

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.