AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të rivendosësh sovranitetin europian

Joschka FischerngaJoschka Fischer
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti amerikan Donald Trump. 23 mars 2018. Foto: (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Sikur të kishte mbetur ndonjë dyshim, javët e fundit kanë treguar se presidenti i SHBA-së Donald Trump është plotësisht i angazhuar për të shkatërruar rendin e pas luftës të udhëhequr nga amerikanët dhe sistemin e tregtisë së lirë. Europianët nuk kanë më kohë për të humbur. BE-ja duhet ta tregojë veten si një fuqi globale unitare e vetë-mjaftuese përpara se të jetë tepër vonë.

Presidenti amerikan Donald Trump. 23 mars 2018. Foto: (AP Photo/Pablo Martinez Monsivais)

Pas turit të fundit europian të presidentit amerikan Donald Trump – i cili kulmoi në konferencën e tij të famshme për shtyp me presidentin rus Vladimir Putin – nuk mund të ketë më asnjë dyshim se ai dhe përkrahësit e tij duan të shkatërrojnë rendin ndërkombëtar të udhëhequr nga amerikanët dhe sistemin tregtar global.

Për të qenë të sigurt, Trump nuk është sinonim me Shtetet e Bashkuara. Ai triumfoi në zgjedhjet e vitit 2016, pavarësisht se fitoi tre milionë vota më pak se kundërshtarja e tij dhe vlerësimi i tij publik nuk ka kaluar kurrë 50%. Megjithatë, ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe kjo e bën atë njeriun më të fuqishëm në botë. Veprimet e tij, edhe pse shpesh absurde dhe kontradiktore, kanë pasoja serioze në botën reale, sidomos për partnerët më të afërt të Amerikës. Gjatë ndalesës së tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, Trump shkoi aq larg sa e përshkroi Bashkimin Europian si një “armik”.

Duke kërkuar të prishë virtualisht pothuajse gjithçka që ka definuar Perëndimin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Trump e ka sjellë botën në një pikë kthese historike. Në rrezik nuk është marrëdhënia SHBA-BE, e cila mbetet e fortë, por pozita dominuese e Perëndimit në skenën botërore. Trump po përshpejton një ndryshim në ekuilibrin global të fuqisë që do ta lërë si Amerikën ashtu edhe Europën më të dobët në terma relativë. Ndërsa të ardhurat dhe pasuria kalojnë nga Perëndimi në Lindje, Kina do të jetë gjithnjë e më shumë në gjendje të sfidojë SHBA-në si fuqinë kryesore gjeopolitike, ekonomike dhe teknologjike të botës.

Ky tranzicion nuk do të ndodhë normalisht. Për Europën rreziqet s’mund të ishin më të larta. Riekuilibrimi i pushtetit që është duke u zhvilluar mund të përcaktojë fatin e demokracive të Europës, mirëqenien e shteteve, pavarësinë dhe mënyrën e jetesës. Nëse Europa nuk përgatitet, nuk do t’i mbetet gjë tjetër veçse të bëhet e varur nga Amerika ose Kina – Atlanticizëm ose Euroazianizëm.

Europianët nuk duhet të mbështeten te aleancat dhe rregullat ekzistuese për të ofruar mbrojtje gjatë kësaj periudhe. Por nuk mund të rikthehemi as te logjika e politikës tradicionale e pushtetit të shekullit të 19-të. Bota mund të jetë duke shkuar drejt një situate në të cilën nuk ka hegjemon të qartë dhe fuqitë e mëdha ngrihen vazhdimisht për pozitë. Por rrethanat sot janë shumë të ndryshme nga ato të epokës së “Lojës së madhe”. Një rivalitet përshkallëzues midis Kinës dhe Amerikës do të jetë gjithçka, po jo e dobishme për kontinentin e vjetër.

Për europianët, shekulli i nëntëmbëdhjetë u formësua nga ato që ndodhën pas Revolucionit Francez dhe Revolucionit Industrial, ndërsa shekulli i njëzetë u drejtua nga dy luftëra botërore, Lufta e Ftohtë dhe zhvillimi i armëve bërthamore. Në fund të Luftës së Dytë Botërore, dy fuqi jo europiane në të dyja anët e sistemit shtetëror të vjetër europian – SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik – treguan veten dhe Europa u bë thjesht një tjetër katror në fushën e shahut.

Deri në atë kohë, Europa e kishte qeverisur botën, kryesisht për shkak të progresit të saj teknologjik. Por me fundin e Luftës së Dytë Botërore, dominimit të saj i erdhi fundi. Europa – dhe sidomos Gjermania – u nda më pas midis dy fuqive të reja dhe sovraniteti europian u përfshi në mënyrë efektive nga krijimi i politikës së jashtme amerikane dhe Kremlini.

Për të qenë të sigurta, Franca dhe Britania e Madhe, si dy fuqitë fitimtare europiane, mbajtën një tepricë sovraniteti si anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (dhe më vonë si shtete të armatosura bërthamore). Por, duke pasur parasysh ekuilibrin global të pushtetit, kjo ishte më simbolike sesa një pasqyrim i ndikimit të tyre të vërtetë.

Pastaj erdhi fundi i Luftës së Ftohtë, kur e gjithë Europa ndërmori një orientim të fortë transatlantik. Sa i përket sigurisë, Europa mbeti e varur nga SHBA-ja. Por në frontet ekonomike dhe teknologjike, europianët kishin rifituar sovranitetin e tyre. Institucionalisht, kjo ndarje e punës u manifestua në NATO dhe BE, respektivisht. Është një marrëveshje që na ka shërbyer, por tani ajo po sulmohet nga Trumpi.

Tre zhvillime, në veçanti, i kanë dhënë Europës arsye që të kenë frikë për të ardhmen e saj. Së pari, Trump ka vazhduar të vënë në pikëpyetje angazhimin e SHBA-së për mbrojtjen e ndërsjellë nën Traktatin e Atlantikut të Veriut. Së dyti, administrata e tij po e dëmton vazhdimisht Organizatën Botërore të Tregtisë dhe sistemin e tregtisë globale, mbi të cilën mbështetet shumica e prosperitetit të Europës. Dhe së treti, rritja e digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale tani kërcënon të rrisë hierarkitë teknologjike globale.

Këto zhvillime po sfidojnë vendin e Europës në botë. Tani çështja është nëse BE-ja do të kërkojë sovranitetin e saj të plotë dhe do ta shfaqë veten si një fuqi në skenën globale, ose do ta lërë veten të mbetet pas njëherë e mirë. Ky është momenti i së vërtetës. Nuk do të ketë një mundësi të dytë.

Vetëm BE-ja mund ta rifitojë sovranitetin europian për shekullin njëzet e një. Nëse detyra i bie për pjesë shteteve kombëtare tradicionale, si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, ajo do të dështojë. Rivendosja e sovranitetit do të kërkojë jo vetëm përpjekje të mëdha, por edhe një front të bashkuar dhe një kuptim të ri të marrëdhënieve midis BE-së dhe shteteve të saj anëtare. Projekti europian do të vazhdojë të lehtësojë tregtinë dhe të sigurojë paqen, por tani ai duhet të mbrojë sovranitetin e përbashkët.

Nëse BE-ja ia del mban me këtë detyrë, Trump do të ketë bërë pa dashje një favor të madh. Historia ndonjëherë vepron në mënyra të çuditshme. Çështja kryesore është ta marrësh siç vjen dhe të mos hezitosh kur vjen momenti për veprime vendimtare.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate. Reclaiming European Sovrenity

Etiketa: AdministrataAmerikaArmëBashkimi SovjetikBEBritania e MadheDonald TrumpEuropaFrancaGjermaniaKinaKremliniLuftamarrëveshjeMbretëria e BashkuarmbrojtjeNATOndarjepasojapasuriaProject SyndicatePunëPutinrivalitetrrezikSHSHBAShtetet e BashkuaraTrumpVladimir PutinVotaZgjedhjet
Tjetri
Gjyqtarja Brunilda Kadi kërkon rikonfirmimin në detyrë

Gjyqtarja Brunilda Kadi rikonfirmohet në detyrë

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.