AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Kultura e tretë

Ani BajramingaAni Bajrami
8 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Media shqiptare duhet t’i japë më shumë hapësirë intelektualëve të shkencës dhe përpjekjeve të tyre për të shpjeguar dhe komunikuar tema që prekin origjinën e universit, atë të njeriut, larmishmërinë e botës së gjallë dhe nevojën për mbrojtjen e saj.

Kur në vitin 1959, shkencëtari dhe novelisti britanik C.P. Snow mbajti në Kembrixh kumtesën “Dy kulturat dhe Revolucioni Shkencor” ai konstatonte se gjatë viteve 1930, vetëm shkrimtarët e konsideronin veten intelektualë. Astronomi E. Hubble, matematikani J. von Neumann por dhe fizikantët A. Einstein dhe N. Bohr nuk njiheshin në përmasën e tyre shkencore nga publiku. Pavarsisht se fizikantët e njohur si A. Eddington apo E. Schrodinger kishin botuar dikur libra shkencorë popullorë, ata mbetën në hije, pasi vlera dhe rëndësia e këtyre librave, si aktivitet intelektual, nuk ishte objekt i shkrimeve në gazetat e njohura asokohe. Shkencëtarët shpesh pohojnë, se një shoqëri e emancipuar duhet ta përkrahë shkencën, por kjo mund të ndodhë vetëm nëse publiku e kupton natyrën e vetë shkencës. Një pjesë e madhe publikut nuk shfaq interes për shkencën e aq më shumë, të lexojë për të. Hapësira që zënë lajmet shkencore në mediat e huaja është ende e pamjaftueshme. Në vendin tonë, pothuaj e papërfillshme. Ky fakt lidhet më së shumti me mungesën e përgatitjes së gazetarëve shkencorë në sistemin tonë universitar.

Ende sot publiku i konsideron teori jo shkencore ose të pabazuara shkencërisht ngrohjen globale apo evolucionin. Bie fjala, dyshimi mbi fenomenin e ngrohjes globale, haset te gazetarët me bindje të djathta dhe ndikon në uljen e ndërgjegjësimit të publikut mbi problemet mjedisore, sidomos tek ai publik që vetëshfaqet dyshues ose me bindje të djathta. Një rast flagrant vërehet në Amerikë. Në fillimet e fushatës, ndryshe nga rivalët e tyre republikanë, Hillary Klinton dhe Bernie Sanders ishintë ndërgjegjshëm lidhur me pasojat e ngrohjes globale dhe premtuan masa ligjore lidhur me ndryshimet klimatike.Në të kundërt, presidenti i zgjedhur Donald Trump, gjatë fushatësshprehej se ngrohja globale ishte mashtrim. Ende sot, ai ende shfaq mendime jo shkencore mbi efektet e ndryshimeve klimatike, që i propagandon si pa të keq në daljet e tij publike ose përmes Twitter-it personal.

Paralelisht, përpjekjet e studiuesve më në zë janë shumëfishuar kohët e fundit pasi botimet e tyre në formë librash, artikujt, angazhimi i tyre në mediat vizive apo realizimi i dokumentarëve për tema që prekin origjinën e universit, atë të njeriut, larmishmërinë e botës së gjallë dhe nevojën për mbrojtjen e saj synojnë t’i bien këmbanave të publikut. Prezantimet e punimeve dhe mendimet të tyre për këto tema duket se kanë ngjallur interesin e publikut, i cili tashmë e kupton se nevojiten zëra profesionistë për tema të caktuara pasi njohja e pathelluar mbi to,krijon dhe aktivizma të rreme. Si në rastin e OMGJ. Megjithë konsensusin ndër shkencëtarë, bile dhe me firmosjen e një letre nga107 Nobelistë kundër fushatës disinformuese të Greenpeace lidhur me rrezikshmërinë e ushqimeve OMGJ, publiku vazhdon ende t’i perceptojë këto ushqime të rrezikshme për shëndetin. Nga ana tjetër, sot për sot, ndryshimet klimatike dhe zbulimet e fosileve që lidhen me evolucionin e njeriut janë në epiqendër të lajmeve shkencore por dhe të kritikave tëgrupeve të ndryshme, sidomos atyrefetare.

Studimet shkencore mbi ngrohjen globale dhe efektet e saj u shpeshtuan pas Luftës së Dytë Botërore por publiku nuk njihej më shqetësimet kryesore të specialistëve mjedisorë. Në vitin 1989, aktivisti dhe gazetari mjedisor amerikan Bill McKibben, botoi librin e parë popullor shkencor mbi ngrohjen globale. Renditja e fakteve dhe gjuha e thjeshtë e përdorur në libër, e kthyen atë në gazetarin më të njohur mjedisor. Ndërkaq, publiku pati mundësinë të njihejmë në detaje me dukurinë e ngrohjes globale dhe ndikimin e saj në biodiversitet si dhe në shëndetin e gjithsecilit.

Në vitin 2014, aktivistja sociale kanadeze Naomi Klein botoi librin e saj ku parashtronte jo vetëm rrezikun mjedisor që i kanoset të ardhmes nga neglizhenca e publikut dhe politikanëve  por edhe pikëpamjet e saj mbi mënyrat e gabuara të jetesës në rendin e sotëm. Sipas Klein-it, fondamentalizmikonsumerist, shfrytëzimi i mjedisit prej korporatave të mëdha apo marrëveshjet tregtare, në kurriz të komuniteteve sociale dhe arealeve mjedisore, shprehet në sjellje me rrezikshmëri të lartë për të ardhmen e njerëzimit. Efektet e ngrohjes globale ndihen në cilësinë e jetesës, e rrjedhimisht, në shëndetin e popullatës. Kjo ndoshta është arsyeja pse vitet e fundit publiku ka filluar ta njohë këtë dukuri. Për herë të pare, që nga viti 2008, rreth 70 për qind e amerikanëve, ku përfshihen dhe një numër në rritje i besimtarëve, të ndikuar nga mesazhi që përcolli Papa gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA, pranojnë se ngrohja globale është një proces që po ndodh dhe shkaktohet nga njeriu.

Në të njëjtën linjë, evolucioni i botës së gjallë, ai i njeriut në veçanti, përfaqëson një proces, ndodhja e të cilit injorohet ose keqkuptohetprej publikut. Dikur, dhe vetë Darvini u vu në qendër të kritikave. Por përpjekjetedukuese nuk kanë munguar dhe në këtë lëm të dijes. Biologu i njohur evolutiv, Richard Daëkins, botoi librin e tij të mirënjohur “Gjeni egoist”. Aty ai trajtonte konceptin e gjenit, dogmën qendrore të biologjisë evolutive dhe procesin e përzgjedhjes natyrore. Mënyra se si ky proces formëson gradualisht tiparet e organizmave deri në formimin e llojit të ri, teori e paraqitur fillimisht nga Darvini, ishte boshti kryesor ideor i veprës. Në vitin 1953 u zbulua struktura e ADN-së. Në vitin 1968, u botua libri shkencor popullor me titull“Heliksi i dyfishtë” nga bashkëzbuluesi i strukturës së saj J. D. Ëatson. Ky biologvuri në dijeni  për herë të parë publikun mbirëndësinë e zbulimit të ADN-së. Që prej vitit 2000, përdorimi i ADN-së së ekstraktuar prej fosileve të njeriut, shërben për të njohur lidhjet filogjenetike të njeriut të sotëm me paraardhësit e tij.Pak vite më parë, paleogjeneticieni Svante Pääbo, shkroinjë libër ku paraqitimënyrat e zbulimit të këtyre lidhjeve mes njeriut të sotëm dhe Neandertalit. Përshkrimi i thjeshtëzuari veprimtarisë shkencore në librat popullorëshkencorë ka tërhequr vëmendjen, dhe nën efektin e mjeteve të reja të komunikimit masiv, ka arritut të popullarizojë konceptet shkencore.

Vitet e fundit, gazetaria e ngadaltë (sloë journalism) ka bërë që gazetarët të krijojnë një përqasje të ndryshme. Kjo tip gazetarie i përkushtohet trajtimit të një teme të caktuar për një kohë të gjatë, deri me vite, në formë komentesh, analizash apo pjesëza videosh që paraqiten në blogun përkatës të gazetarit. Kështu, që prej janarit të vitit 2013, gazetari i njohur Paul Salopek përvijon në blogun e tij evolucionin e njeriutdhe trajton,rrugëtimine shpërndarjen e Homosapiens në rajonet e ndryshme gjeografike. Udhëtimi i tij, në analogji me udhëtimin e njeriut të parë modern, nisi në sitin Herto në Etiopi, sitikuu zbuluan fosilet më të vjetra të njeriut të sotëm, me moshërreth 195 mijë vjeçare.

Biologu evolutiv amerikan E.O. Ëilson, botoi në vitin 2014, veprën e tij “ Domethënia e ekzistencës së njeriut” ku ravijëzohet origjina dhe evolucioni i njeriut me anë të paraqitjes së kontributeve më të rëndësishme teorike të biologjisë evolutive, paleogjenetikës, antropologjisë kulturore, neurolinguistikës etj. Sipas tij, domethënia e ekzistencës së njeriut,mund të shpjegohet më së miri duke përdorur teoritë bashkëkohore shkencore për t’i dhënë një interpretim tjetër njeriut si lloj biokulturor. Jo rastësisht,Ëilson-i krijoi konceptin e humanizmit shkencor që i referohet atyre pikëpamjeve, të cilat janë të përputhshme me dijenitë shkencore mbi botën dhe ligjësitë natyrore. Përkrahës i humanizmit shkencor është edhe neuroshkencëtari dhe filozofi amerikan Sam Harris.  Ai mbështet mendimin se dukuritë lehtësisht të observueshme, si sjellja e njeriut, duhen vëzhguar dhe analizuar larg ideve fetare, si pasojë e zhvillimeve aktuale në shkencat konjitive lidhur me origjinën dhe evolucionin e njeriut. Harris-i dhe Daëkins-i janë themelues të organizatave që promovojnë dijen dhe njohjen shkencore të proceseve të ndryshme natyrore. Theksi te zbulimet e fundit dhe provat shkencore si dhe thjeshtëzimi i tyre për publikun është një model sa vjen e më i përdorshëm prej studiuesve.Kultura e tretë, ose pop shkenca, në sajë të zhvillimeve teknologjike, megjithë skepticizmin e shoqërisë, është e më e pranishme në mediat e huaja. Në Shqipëri, ka ende shumë për të bërë.

Etiketa: ADNAni BajramibesimtarëDokumentarDonald TrumpgazetargazetariaGazetatKrijonKulturaLIBLibriLigjMasamashtrimMediamedia shqiptareMjedisitNdryshimet klimatikengrohja globaleSHSHBAShkencashqipShqipërishqiptareTrumpTwitter
Tjetri
Zbulimet ndryshojnë historinë antike të Durrësit, por jo projektet e infrastrukturës

Zbulimet ndryshojnë historinë antike të Durrësit, por jo projektet e infrastrukturës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.