Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Rihapet thirrja për gjyqtar apeli kandidat për KLGJ

Gjergj ErebaraNgaGjergj Erebara
11:59 | 01/08/2018
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Komisioni i vetingut rrëzon raportin negativ të DSIK për gjyqtarin Ilir Toska

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjate nje seance degjimore.

Share on FacebookShare on Twitter

Në përfundim të procesit të vetingut për 14 kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Gjykata e Lartë konstatoi mungesën e kandidatëve nga gjykatat e apelit jashtë Tiranës pasi kandidati i vetëm i tillë ngeli në veting dhe për rrjedhojë, rihapi thirrjen për kandidatë nga apelet e rretheve gjyqësore.

Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Ilir Toska gjatë seancës dëgjimore të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Foto:Lindita Çela.

Gjykata e Lartë njoftoi vakancën në faqen e saj të internetit të mërkurën më 1 gusht, pak orë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha vendimet e fundit mbi kandidatët për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

“Në mbështetje të nenit 9 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ,” thuhet në njoftim.

Ligji thotë se nga gjashtë anëtarët gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, dy duhet të jenë nga gjykatat e apelit dhe së paku njëri duhet të jetë nga gjykatat e këtij niveli jashtë Tiranës.

Në thirrjen e parë për këtë nivel gjyqësor kandiduan tre gjyqtarë, Ilir Toska, Nertina Kosova dhe Besim Trezhnjeva, ku dy të parët janë nga Gjykata e Apelit të Tiranës dhe Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndërsa Trezhnjeva i përkiste apelit të Durrësit dhe ishte i vetmi kandidat që plotësonte këtë kriter. Trezhnjeva nuk arriti të kalojë procesin e vetingut duke lënë dy kandidatë nga Tirana dhe duke sjellë detyrimin për rihapjen e thirrjes.

Ilir Toska dhe Nertina Kosova do të garojnë në Mbledhjen Gjyqësore për një vend në KLGJ ndërsa për vendin tjetër nga gjykatat e faktit kandidojnë pesë gjyqtarë që kanë kaluar vetingun.

Kandidatët do të duhet të plotësojnë kriteret e hollësishme të cilësive profesionale të përcaktuara në ligj si dhe do të duhet të kalojnë në procesin e vetingut para se të mund të fillojë punë Këshilli i Lartë Gjyqësor. Të interesuarit kanë afat deri më 15 shtator për të dorëzuar aplikimet.

Etiketa: Këshilli i Lartë GjyqësorKLGJVeting
Tjetri
NATO zotohet të parandalojë dhunën në Kosovën e veriut

NATO zotohet të parandalojë dhunën në Kosovën e veriut

Më të lexuarat

Komisioni i vetingut rrëzon raportin negativ të DSIK për gjyqtarin Ilir Toska

Rihapet thirrja për gjyqtar apeli kandidat për KLGJ

11:59 | 01/08/2018
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.