AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Rrëzimi i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë

Dy vjet më parë, Gjykata e Lartë kishte 17 anëtarë. Gjashtë u tërhoqën nga detyra pas mbarimit të mandatit. Pesë ngelën në veting, katër u konfirmuan dhe një dha dorëheqjen. Një u dënua për korrupsion. Kjo është historia e shpërbërjes deri në themel të gjykatës më të lartë në vend.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Korrupsioni, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, duke dalë nga seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto:LSA

Të martën më 30 korrik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rrëzoi nga detyra gjyqtarin Artan Broci dhe rikonfirmoi në detyrë gjyqtarin Medi Bici, dy anëtarët e fundit të Gjykatës së Lartë që u përballën me procesin e vetingut.

Në përfundim të procesit, Vetingu ngeli 5 nga 9 anëtarët e mbetur të Gjykatës së Lartë ndërsa nga katër të mbijetuarit, njëri gjendet zyrtarisht në proces apelimi nga komisionerët publikë. Përgjatë një periudhe prej pak më shumë se një vit, gjykata e lartë efektivisht u shpërbë nga tërheqjet e gjyqtarëve pas mbarimit të mandatit, dorëheqjet, rrëzimet në veting dhe një vendim penal për korrupsion. Më pak se një në katër gjyqtarë i mbijetoi procesit.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ishte një institucion i krijuar njëkohësisht për të unifikuar praktikën gjyqësore ashtu edhe për të gjykuar rastet e akuzave ndaj zyrtarëve më të lartë të vendit, të tillë si presidenti, kryeministri, deputetët, ministrave etj.

Përgjatë ekzistencës së saj ajo bëri emër më së shumti për mosdënimin e asnjë zyrtari të lartë prej atyre pak zyrtarëve që patën shansin të përballeshin me të.

Sipas kushtetutës së vitit 1998, anëtarët e gjykatës së lartë emëroheshin që të gjithë nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit të Shqipërisë. Si produkt i kompromisit politik presidencë-parlament, ata pothuajse gjithmonë gjetën të pafajshëm ose me të drejta të shkelura procedurale ministrat dhe deputetët që mbërritën deri aty. Rasti më flagrant i gjyqtarëve të lartë që dolën si pasojë e kompromisit politik ishte i disave që u emëruan në vitin 2008, pas një konflikti disajavor mes presidentit të kohës Bamir Topi dhe maxhorancës së Partisë Demokratike në parlament.

Kjo gjykatë kishte fillimisht 17 anëtarë. Por në prill të vitit 2016, gjyqtari Ardian Nuni u tërhoq pasi mbylli mandatin e tij nëntëvjeçar të nisur në vitin 2007. [link]

Në korrik 2016, një operacion policor zbuloi një pagesë 50 mijë eurosh të marrë nga shtetasi Odhise Andrea, këshilltar në Kuvendin e Shqipërisë dhe bashkëshort i gjyqtares Majlinda Andrea. Që të dy nuk gjendeshin në Shqipëri kur Gjykata e Lartë vendosi “arrest me burg” për ta. Në qershor të këtij viti, Andrea u shpall fajtore dhe u dënua me katër vjet burg me kusht. Andrea ishte gjyqtare e lartë që nga viti 2008, mbylli në këtë mënyrë një karrierë 25 vjeçare në sistemin e drejtësisë pasi kishte punuar më herët si gjyqtare në Durrës që nga viti 1992.

Në janar 2017, gjyqtarja Mirela Fana, e cila mbante këtë detyrë që nga viti 2009, njoftoi Presidentin e Republikës dorëheqjen e saj nga ky post. [Link] Fana i shpëtoi në këtë mënyrë procesit të vetingut dhe humbi të drejtën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë për së paku 15 vitet e ardhshme.

Në vitin 2016, pesë anëtarëve të kësaj gjykate, të zgjedhur në vitin 2008, i mbaroi mandati. Gjyqtarët Arjana Fullani, Guxim Zenelaj, Andi Celiku, Aleksandër Muskaj dhe Evelina Qirjako kishin që të gjithë të drejtë të qëndronin në detyrë në pritje të zëvendësimeve, por kjo nënkuptonte që ata t’i nënshtroheshin procesit të vetingut. Por në tetor 2017, Gjykata e Lartë njoftoi [link] se të pestë kanë deklaruar tërheqjen nga detyra pas përfundimit të mandatit. Që nga ajo kohë, Gjykata e Lartë mbeti me 9 anëtarë.

Procesi i vetingut i mori në shqyrtim të gjithë anëtarët e gjykatës së Lartë për shkak të pozicioneve që këta gjyqtarë do të kenë në strukturat e reja të drejtësisë.

I pari, Edmond Islamaj, u përball me vetingun në qershor. Një gjyqtar karriere që nga viti 1992 në Durrës, Sarandë, Krujë e Kavajë, [Link CV], ai u konfirmua në detyrë duke u konsideruar “me nivel të lartë profesional” dhe pa prona të fshehura apo të pajustifikuar me burime të ligjshme.

Megjithatë, Komisioneri Publik ngriti pikëpyetje për blerjen prej tij të një toke 1 mijë metra katrorë në bregdet përkundrejt çmimit 137 mijë lekë. Sipas komisionerit publik, ky është një çmim i dyshimtë, tepër i ulët për një zonë me prioritet turizmin. Për këtë arsye dhe paqartësi të tjera në lidhje me pronat e personave të lidhur me Islamajn, Komisioneri Publik vendosi të apelojë vendimin e rikonfirmimit. [Link]

Më 17 korrik, Admir Thanza, gjyqtar karriere nga viti 1992, u shkarkua nga detyra për mospërputhje dhe deklarim të rremë si dhe mosdeklarimin e një dënimi penal për vjedhje në Itali. Gjyqtari u vendos më vonë në hetim penal.

Po në të njëjtën ditë, gjyqtari Tom Ndreca u shkarkua për mospërputhje në deklaratat e pasurisë dhe në mosdeklarimin e një problemi të karakterit penal të kunatit të tij, të cilit policia i kishte gjetur 6 kilogramë marijuanë në shtëpi por kishte shpëtuar nga drejtësia për shkak se nuk ishte provuar se kush e kishte futur drogën në shtëpinë e tij. I diplomuar në vitin 1980, Ndreca pati punuar si prokuror dhe gjyqtar. [Link cv]

Më 18 korrik, gjyqtari Artan Zeneli u shkarkua për pasuri të pajustifikuara dhe mosdeklarim të anulimit të vizës amerikane. Edhe ai kishte një karrierë të gjatë si gjyqtar dhe avokat. [link cv]

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori u konfirmua në detyrë më 24 korrik, por vetëm pasi u përball me pikëpyetje të pakëndshme për origjinën e pasurisë së tij familjare me vlerë afro 58 milionë lekë.

Një ditë më vonë, më 25 korrik gjyqtari Ardian Dvorani mori konfirmimin në detyrë. Dvoranit i ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykatës së Lartë, por po qëndron në detyrë në pritje të zëvendësimit. Partia Demokratike e ka sulmuar atë si gjyqtar të qeverisë, ndërsa Dvorani është njohur edhe për opinione minorance në disa vendime të diskutueshme të Gjykatës së Lartë.

Më 30 korrik, gjyqtari Shkëlzen Selimi u shkarkua për një listë të gjatë kontaktesh me elementë të krimit të organizuar.

Artan Broci ishte i fundit gjyqtar i shkarkuar më 31 korrik.

Medi Bici ishte i fundit gjyqtar i konfirmuar në të njëjtën ditë.

Me katër anëtarë të mbetur në detyrë, Gjykata e Lartë nuk është në gjendje të marrë vendime dhe do të duhet të presë plotësimin e vakancave, të cilat do të mund të fillojnë të kryhen vetëm pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ndryshe nga sa kushtetuta e mëparshme, ku anëtarët e Gjykatës së Lartë emëroheshin nga presidenti me konfirmim nga shumica parlamentare, kushtetuta e re sanksionon që këta të zgjidhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Katër të pestat e anëtarëve do të duhet të jenë gjyqtarë karriere me më shumë se 13 vite punë ndërsa një e pesta do të jetë nga juristë jogjyqtarë me eksperiencë të gjatë dhe gradë shkencore.

Etiketa: Admir ThanzaArdian DvoraniArjana FullaniArrestArtan BrociArtan ZeneliBurgDrejtësiaDurrësEdmond IslamajEvelina QirjakoGjykataGjykata e LarteGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareItaliKëshilli i Lartë GjyqësorKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfirmimKorrupsionMedi BiciMirela FanaMosdeklarimoperacionparlamentPartia DemokratikePoliciaprokurorpronaShkëlzen SelimiShqipëritë drejtaTom NdrecaVendimVetingVetinguXhezair Zaganjori
Tjetri
Rekrutimet e serbëve në Policinë e Kosovës “nuk janë ulur”

Rekrutimet e serbëve në Policinë e Kosovës “nuk janë ulur”

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.