AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Banka Tirana në shitje për 57 milionë euro

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një zyrë e Bankës Tirana në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Banka e parë private e hapur në Tiranë më 1996, pjesë e grupit të Bankës së Pireut pritet të shitet për 57 milionë euro te grupi shqiptar Balfin dhe te banka maqedonase Komercijalna Banka, lëvizja e tretë e madhe në tregun bankar brenda këtij viti, ku disa banka janë drejt shitjes për shkak të vështirësive të tregut.

Një zyrë e Bankës Tirana në Tiranë. Foto: Ivana Dervishi/BIRN

Banka Tirana u hap për herë të parë në vitin 1996 dhe ishte banka e parë tërësisht private e licencuar në Shqipëri. Të martën më 7 gusht, grupi bankar i Pireut, pronari i shumicës dërrmuese të aksioneve të kësaj banke, njoftoi se ka arritur një marrëveshje paraprake për shitjen e saj te grupi shqiptar Balfin dhe te banka maqedonase Komercijalna.

Banka e Pireut deklaroi në njoftimin e saj se dy blerësit pritet të paguajnë 57.3 milionë euro për 98.83% të aksioneve të Bankës Tirana, por marrëveshja pritet të finalizohet vetëm pasi të miratohet nga autoritetet përkatëse, përfshirë Komisionin Europian, Fondin Grek për Stabilitet Financiar dhe Bankën e Shqipërisë.

Tirana Bank është e treta bankë që ndërron pronar këtë vit ndërsa së paku një bankë e katërt është gjithashtu në shitje. Një numër bankash me origjinë nga Bashkimi Europian janë në tërheqje nga Ballkani ndërsa disa grupe biznesi nga Ballkani janë duke u shfaqur si blerës potencialë.

Banka Tirana ka aktualisht asete me vlerë 77.8 miliardë lekë (rreth 620 milionë euro) dhe një kapital aksioner të paguar prej 14.5 miliardë lekësh, sipas bilancit të publikuar në faqen e saj të internetit. Ajo ka 39 degë në Shqipëri dhe 439 punonjës. Banka pati një aktivitet me fitime të konsiderueshme deri në vitin 2011, kur kreditë e këqija i shkaktuan humbje të njëpasnjëshme.

Në shkurt të këtij viti, banka NBG e Shqipërisë u shit te ABI Bank por vlera e transaksionit nuk u bë publike. Në fund të vitit 2017, NBG kishte një vlerë asetesh prej 39 miliardë lekësh (rreth 312 milionë euro) dhe kapital aksioner në masën 7.7 miliardë lekë. Për vitin 2017 banka pati një humbje prej 4.1 milionë eurosh sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata Shqiptare e Bankave.

Në qershor, një bankë tjetër, Veneto Banka, u ble nga Intesa San Paolo. Veneto ishte një nga bankat më të vogla në sistem me vlerë asetesh prej 210 milionë eurosh. Në vitin 2017, aktiviteti i saj u mbyll me humbje në masën 10.4 milionë eurosh sipas të dhënave të Shoqatës së Bankave. Intesa e mori Veneto Banka përmes një marrëveshjeje bashkimi.

Një bankë tjetër, Societe Generale është aktualisht në bisedime për t’u shitur. Kjo është një bankë e kontrolluar në masën 89% nga grupi francez me të njëjtin emër ndërsa pjesa tjetër e aksioneve kontrollohet nga një numër biznesmenësh shqiptarë.

Sistemi bankar shqiptar është përballur me humbje të konsiderueshme nga kreditë e këqija të dhëna më herët, të cilat janë shoqëruar me vështirësi administrative në ekzekutimin e kolateraleve dhe me vlerë reale kolateralesh më të ulëta nga sa pritej.

Të gjitha bankat e marra sëbashku rezultojnë me fitime të konsiderueshme aktualisht, por në vitin 2017, shtatë nga 16 bankat në sistem kishin humbje. Sistemi bankar po ecën drejt asaj që njihet si “konsolidim” ku operatorët e vegjël po blihen nga operatorët e mëdhenj ose nga aktorë të rinj në treg.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve shqiptare për fenomenin e tërheqjes së bankave europiane nga Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit në përgjithësi. Në raportin e fundit vjetor për Shqipërinë, FMN shkruan se tërheqja e bankave nga BE kërkon “vigjilencë të fortë rregullatore”.

“Shumë banka nga BE kanë njoftuar synimin e tyre për të shitur degët në Shqipëri. Pjesa e tregut të kontrolluara nga bankat nën pronësi europiane ka rënë nga 67% më 2013 në 52% më 2017. Interesimi nga investitorët me eksperiencë në banking, gjithsesi, mbetet i paktë. Sigurimi që hyrësit e rinj në treg të kenë eksperiencë solide në banking dhe të plotësojnë kriteret e duhura për të operuar në tregun bankar shqiptar ka rëndësi kritike.”

Me shitjen e Tirana Bank te Balfin dhe Komercijalna si dhe me shitjen e NBG te ABI Bank, pjesa e tregut e kontrolluar nga bankat nga vendet anëtare të BE bie nga 52 në 44%.

Etiketa: AdministrativeBalfinBalfin GroupBallkaniBankatBashkimi EuropianBEBIRNbisedimeBiznesmenEuroFMNIntesa San PaoloIvana DervishiMarrëveshjamarrëveshjeMASNBGpaktrajoniSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareSigurimiSistemi bankarstabilitetTiranaTirana BankTreg
Tjetri
Haludovo: Shkëlqimi dhe rënia e pallatit jugosllav të kënaqësive

Haludovo: Shkëlqimi dhe rënia e pallatit jugosllav të kënaqësive

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.