AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Ndarja Kosovë-Serbi mund të shkaktojë konflikte të reja në Ballkan

Vesko GarceviçngaVesko Garceviç
8 years më parë
në Në Fokus, Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini. Foto: Twitter/Federica Mogherini.

Një shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktojë një reagim zinxhir dhe destabilitet në të gjithë Ballkanin dhe Perëndimi duhet të hapë sytë për pasojat shkatërruese që mund të sjellë kjo.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federica Mogherini. Foto: Twitter/Federica Mogherini.

Vitin e kaluar, republikania e SHBA e cila është akuzuar se është “kongresmenia e preferuar e Putinit”, Dana Rohrabacher, i dërgoi një letër presidentit të Serbisë duke i kërkuar lidershipit serb të marrë në konsideratë shkëmbimin e territoreve me Kosovën.

Në atë moment, dukej si një shaka e keqe e bërë nga dikush që nuk e kuptonte historinë dhe kompleksitetin e Ballkanit.

Edhe pse propozimi i Rohrabacherit u dënua nga politikanët anembanë rajonit, kjo kongresmene e diskutueshëm bëri publike atë që shumë në Beograd (dhe ndoshta në Prishtinë) kanë në mendje.

Sot, propozimi i Rohrabacherit po i afrohet bërjes realitet. Faza për të është bërë thuajse gati dhe negociatat e reja mbi “të ardhmen e Kosovës” duken pothuajse të pashmangshme.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dëshiron një marrëveshje historike me Kosovën. Partneri i tij në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga BE-ja, presidenti Hashim Thaçi, nuk është aq i sinqertë, por ai kurrë nuk ka kundërshtuar plotësisht idenë e ripërcaktimit të kufijve.

Projekt statuti i Asociacionit të Komunave Serbe, që do të përfaqësojë interesin e serbëve në Kosovë – një armë e fuqishme politike në duart e Beogradit ose “makthi i Prishtinës” siç e quajnë disa – ka gjasa të përfundojë deri në gusht.

Shumë janë të shqetësuar se negociatat mbi statusin e shumëpritur do të shërbejnë si një prelud për rregullimin e një shkëmbimi territorial.

Nuk është çudi që presidentit të Republikës Sprska, Milorad Dodik, i pëlqen planit, pasi ai kërkon një mundësi më të madhe për vete.

Ish-bashkëpunëtorët e fushatës së presidentit Donald Trump, Jason Osborne dhe Mike Rubine, janë punësuar kohët e fundit si lobistë për Dodikun. Detyra e tyre është të ndihmojnë Dodikun të krijojë, nëse është e mundur, mbështetje në Uashington për planet e tij për të ndarë “zonën e tij elektorale” nga Bosnja dhe Hercegovina.

Mund të jetë më e realizueshme nëse plani i ri i Kosovës funksionon. Të dy ata ndihmuan në organizimin e takimeve për kryeministren e Republikës Srpska Zeljka Cvijanoviç gjatë vizitës së saj në Uashington disa javë më parë, përfshirë takime me kongresmenen Rohrabacher dhe ish-shefin e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon.

Një shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë jo vetëm që do të mundësojë ëndrrat e vjetra të Serbisë së Madhe apo të Shqipërisë së Madhe, por edhe do të provokonte një reaksion zinxhir në të gjithë rajonin. Republika Srpska është vetëm një nga dhjetëra pikat e problemeve rajonale.

Nuk është e nevojshme të jesh i urtë për të kuptuar se tregtitë e mundshme territoriale janë një rrugë për një paqëndrueshmëri të gjatë në rajon dhe se kjo mund të shkaktojë pasoja katastrofike.

I ngarkuar me një sërë çështjesh të pazgjidhura dypalëshe, ende me shenja nga gjakderdhja e viteve 1990 dhe pa dëshirë për t’u përballur me fantazmat e së kaluarës së tij, rajoni mund të zbresë lehtësisht në një konfrontim të plotë.

Fakti që politikanët në Ballkan më mirë do të rivizatonin kufijtë sesa të ndryshonin politikat e tyre nuk është befasi. Ajo që vjen si surprizë është qëndrimi i butë i zyrtarëve nga Perëndimi për këtë ide.

Ndryshimi në mjedisin politik në Europë dhe marrëdhëniet e me shenja midis Europës dhe SHBA-së i kanë bërë politikanët nga Ballkani të besojnë se tani është koha për t’i bërë planet e tyre realitet.

E gjendur midis sfidave strukturore të tilla si Brexit ose rregulloret e reja financiare të MiFID-it dhe sfidat e sigurisë siç janë situata Ukrainë-Rusi, kriza e emigrantëve, Lindja e Mesme apo rajoni i Sahelit në Afrikë, ku Franca ka sugjeruar krijimin e një force të përbashkët ushtarake europiane, BE-ja po lufton për të ruajtur unitetin e saj.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç majtas dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi djathtas. Foto: Beta

Kriza e emigrantëve është shembulli më i qartë i paaftësisë së BE-së për të rënë dakord mbi një politikë të përbashkët në një fushë të prekshme që përfshin çështjet e migracionit, sigurisë dhe çështjeve relevante për identitetin kulturor dhe kombëtar. Kështu pothuajse çdo ditë, anijet e shpëtimit në Mesdhe duhet të presin që një shtet anëtar i BE-së të tregojë mëshirë dhe të pranojë një grup të ri emigrantësh.

Për më tepër, rritja e nacionalizmit dhe popullariteti i lëvizjeve të ekstremit të djathtë në Europë dhe në SHBA kanë sjellë përsëri ideologjinë e “gjakut dhe tokës”. Kjo rezonon ndjeshëm me nacionalizmin e Ballkanit.

Marrëdhëniet SHBA-BE janë të dëshpëruara. Mosmarrëveshjet me administratën aktuale amerikane dhe një luftë e vazhdueshme tarifash me SHBA-në janë gjëja e fundit që i duhet Brukselit në këtë moment. Kjo shoqërohet me mosangazhimin gjithnjë e më të madh të Uashingtonit në rajonet me rëndësi gjeopolitike periferike për SHBA-në, gjë që është frymëzuese për liderët lokalë dhe ambiciet e tyre maksimale.

Në këtë kontekst, Ballkani Perëndimor është shumë larg në listën e prioriteteve të BE-së. Ata janë larg vëmendjes së Uashingtonit. Një situatë ideale për ata që dëshirojnë të rishikojnë kufijtë dhe historinë.

Presidenti Vuçiç mund të ndihet i inkurajuar nga një BE e vakët me mosmarrëveshjet e saj me SHBA-në dhe me deklaratat diplomatike konfuze që vijnë nga Brukseli dhe Uashingtoni. Këto reagime të parrezikshme ndaj idesë së ndarjes konfirmojnë se Perëndimi ka çështje të tjera më të rëndësishme për të trajtuar dhe nuk ka mjaftueshëm kohë për rajonin.

Fillimisht, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, hezitoi të japë një përgjigje të drejtpërdrejt nëse SHBA-ja përjashton ndarjen si një zgjidhje të bisedimeve midis Serbisë dhe Kosovës. Duke pasur parasysh se rajoni është shumë poshtë në axhendën e Departamentit të Shtetit, ai mund të ketë pasur një problem me (mungesën) e udhëzimeve nga qendra e tij.

Pjesa më shqetësuese është paqartësia që vjen nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së Federica Mogherini. Në një deklaratë të fundit publike, zyra e saj bëri të qartë se “palët (Serbia dhe Kosova) po përcaktojnë terrenin për një pajtim me pëlqim të ndërsjellët”.

Njësoj si paralajmërimi “Miranda” që policia amerikane u jep njerëzve që arreston, gjithçka që një zyrtar i huaj thotë mund dhe do të përdoret nga vendasit për qëllimet e tyre. “Pëlqimi i ndërsjellët”, për shembull, është një term i gjerë që mund të interpretohet sipas interesit të secilit.

Kur ambasadori i SHBA-së në Beograd, Kyle Scott, bëri thirrje për “një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, Vuçiç mund të imagjinonte një zgjidhje “të favorshme”, siç e përshkroi presidenti serb ndarjen e mundshme të Kosovës. Dykuptimësia diplomatike konstruktive nuk funksionon mirë në rajonin tonë.

Në të njëjtën kohë, ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Chepurin, nuk e ka problem dykuptimësinë, duke thënë se nëse “kjo është ajo që dëshiron Serbia, Rusia e mbështet ndarjen e Kosovës”.

Kjo është arsyeja pse disa shoqata qytetare dhe OJQ nga Serbia dhe Kosova i bënë thirrje BE-së që të reagojë kundër ndonjë ideje për ndarjen e Kosovës.

Arsyeja për shqetësim vjen nga propozimet në të cilat unë mund të dalloj të njëjtin model ideologjik dhe narrativë që shkaktoi luftën në Jugosllavi. Ata që nuk mësojnë nga historia janë të destinuar ta përsërisin atë.

Një sinjal i mirë erdhi nga kancelaria gjermane Angela Merkel, e cila konfirmoi paprekshmërinë e kufijve në Ballkan dhe hodhi poshtë çdo shkëmbim të mundshëm të territoreve.

Një mesazh i këtij lloji vjen fiks në kohë dhe është i rëndësishëm, por rajoni ka nevojë për më shumë sesa fjalë. Ai ka nevojë për mbështetje të prekshme politike dhe një perspektivë të ringjallur të BE-së.

Anëtarët kryesorë të BE-së, me Gjermaninë që mban përgjegjësi të veçantë, duhet të rrisin angazhimin e tyre në rajon dhe të veprojnë në mënyrë parandaluese.

Mendimet e shprehura në sektorin e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: Angela MerkelBallkanBallkaniBEBeogradBIRNBosnjaBosnja dhe HercegovinaBrexitDonald TrumpFrancaHashim ThaçiJugosllaviKosovaKosovëKosovë-SerbiKrizaLindjaLindja e MesmemarrëveshjeMerkelMilorad DodikpasojaPoliciaPunëPunëtorPunëtorërajonrajoniRepublika SrpskaRusiRusiaSerbiSerbiaSHSHBAshqipTrumpTwitter
Tjetri
Amerika planifikon të përmirësojë bazat ushtarake në Rumani e Bullgari

Amerika planifikon të përmirësojë bazat ushtarake në Rumani e Bullgari

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.