AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Sulmohet me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Lajme, Media Watch, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Klodiana Lala

Shoqatat e gazetarëve dënojnë ashpër sulmin dhe i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit që të hedhë sa më parë dritë mbi ngjarjen që synon të frikësojë gazetaren Lala dhe cënon edhe më tej klimën e lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Klodiana Lala

Televizioni News 24 raportoi se shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala u sulmua me breshëri automatiku në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Sipas pamjeve të publikuara nga News 24, shenja të plumbave gjendeshin në muret e shtëpisë dhe në derën kryesore të saj, ndërkohë që raportohet se policia ka gjetur 10 gëzhoja në vendngjarje. Në momentin e sulmit, sipas raportimit të News 24, në banesë gjendeshin familjarët e gazetares Lala dhe dy vajzat e saj të mitura.

Përmes një njoftimi për shtyp, edhe Policia e Tiranës e konfirmoi ngjarjen dhe tha se po punohet për sqarimin e rrethanave.

“Në lagjen Bruk në rrugën Shkëndija është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A.L, rreth 64 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve,” thuhet në njoftimin e policisë.

Klodiana Lala është gazetare e News 24 dhe mbulon prej më shumë se një dekade raportimin e çështjeve të kriminalitetit dhe sistemit gjyqësor në Shqipëri. Ajo ka raportuar gjithashtu mbi hetime të kryera ndaj figurave të krimit të organizuar.

Në një njoftim për median, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncoi me forcë sulmin e kryer dhe i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të hetojë ngjarjen me urgjencë dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi “çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri”. Unioni shton se kishte komunikuar me gazetaren Lala, e cila ka thënë se “sulmi është tentativë e pastër për ta frikësuar dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere”.

“Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin, por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë. Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese,” thuhet në deklaratën e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

“Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë, duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Unioni.

Sulmi me armë është dënuar ashpër edhe nga Shoqata e Mediave Elektronike Shqiptare, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, të cilët i kërkuan Policisë së Shtetit të hedhë sa më shpejt dritë mbi ngjarjen.

“Breshëria e plumbave e lëshuar mbi shtëpinë e saj është këmbanë alarmi që bie fort për rrezikun që u kanoset gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre të përditshme. Ky është një sulm i paprecedent kundër një gazetarje që ka guxuar të denoncojë raste korruptive e kriminale, si dhe kundër gjithë medias dhe fjalës së lirë,” thuhet në deklaratën e përbashkët të organizatave.

Etiketa: gazetargazetareGjyqhetimeKlodianaKlodiana LalakushtetueseLiria e ShprehjesmbrojtjeMediaMinistria e BrendshmeNews 24ParaPiSPoliciaPolicia e TiranësreportershqipShqipërishqiptareSulmTiranë
Tjetri
Mrekullia e tregtisë së lirë

Miti i stanjacionit shekullor

policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.