AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kandidatë të rinj për një vend vakant në KLGj

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndërtesa e Gjykatës së Lartë në Tiranë | Foto nga LSA

Gjykata e Lartë njoftoi se për një post anëtari nga gjykatat e apelit të rretheve kanë mbërritur dy kandidatura, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe Luan Dervishi nga Apeli i Shkodrës.

Ndërtesa e Gjykatës së Lartë në Tiranë | Foto nga LSA

Dy gjyqtarë nga gjykatat e apelit jashtë Tiranës kanë paraqitur kandidaturat e tyre për një post anëtari në Këshillin e Lartë të Drejtësisë pas thirrjes së hapur nga Gjykata e Lartë më 1 gusht. Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit Vlorë dhe Luan Dervishi nga Apeli i Shkodrës dorëzuan kandidimin e vet në Gjykatën e Lartë, bëri të ditur zyrta e shtypit të kësaj gjykate.

Sipas CV-së zyrtare të publikuar nga Gjykata, Brikena Ukperaj ka mbaruar shkollën e magjistraturës në vitin 2006 dhe është gjyqtare në Apelin e Vlorës që nga viti 2016. Dervishi ka mbaruar studimet e drejtësisë në vitin 1985 dhe është gjyqtar në Apelin e Shkodrës që nga viti 2007.

Gjykata e Lartë thotë se pas përfundimit të afatit më 6 shtator, ajo do të kryejë verifikimin e kritereve formale të kandidatëve. Ukperaj e ka kaluar tashmë procesin e vetingut në rolin e anëtares së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Por vlerësimi i KPK për aftësitë e saj profesionale ishte “minimal“. Ajo u kritikua veçanërisht për zbardhjen me vonesë të një vendimi gjyqësor të rëndësishëm të njohur si “Dosja e Karaburunit” si dhe për zvarritjen e dy gjyqeve të tjera, për të cilat mori edhe vlerësimin “minimal” në aftësitë profesionale.

Gjyqtari Dervishi nuk i është nënshtruar procesit të vetingut.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është institucioni i ri që do të zëvendësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë për anën e gjyqtarëve. Anëtarët e KLGJ-së do të zgjidhen nga bledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Ligji thotë se njëri nga anëtarët duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Aktualisht për KLGJ kanë kandiduar dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli dhe Medi Bici. Zeneli u shkarkua nga vetingu më 18 korrik ndërsa gjyqtari 61 vjeçar Medi Bici u konfirmua. Si kandidati i vetëm i mbetur, ai pritet të jetë anëtari i ardhshëm i Këshillit të Lartë Gjyqësor nga rradhët e Gjykatës së Lartë, me një mandat pesëvjeçar me kohë të plotë, gjë që pritet të krijojë edhe një vakancë shtesë në Gjykatën e Lartë, e cila ka mbetur sakaq me 4 anëtarë.

Ligji thotë gjithashtu se dy anëtarë duhet të jenë gjyqtarë apeli, ku së paku njëri duhet të jetë nga jashtë Tiranës. Problemi është se aktualisht nga tre kandidatë të gjykatave të apelit, kanë mbijetuar vetëm dy, Ilir Toska nga apeli i Tiranës dhe Nertina Kosova nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda. Kandidati i vetëm apeli nga jashtë Tiranës, Besim Trezhnjeva u rrëzua.

Kjo ishte arsyeja se pse thirrja për një anëtar nga apelet e rretheve u rihap.

Etiketa: aftësitë profesionaleApeliArtan ZenelibesimBesim TrezhnjevaDosjaGjykataGjykata e ApelitGjykata e LarteGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareIlir ToskaKaraburunitKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKosovaKPKLuan DervishiMedi BiciNertina KosovashtatorTiranëVendimiVetingVetinguVlorë
Tjetri
Nimetz: “Mund të duhen 25 vjet për një marrëveshje tjetër emri”

Nimetz: “Mund të duhen 25 vjet për një marrëveshje tjetër emri”

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.