AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Marrëveshja e Kosovës do të sfidojë shtetet që nuk e njohën atë

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuj festimesh në Kosovë. Foto: BETA/AP

Nëse Serbia dhe Kosova arrijnë të zgjidhin mosmarrëveshjen e tyre prej një dekade të gjatë, pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohën Kosovën mund të duhet të përshtatin shpejt politikat e tyre të jashtme.

Flamuj festimesh në Kosovë. Foto: BETA/AP

Të pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën mund të gjenden të zënë ngushtë dhe të duhet të rregullojnë politikat e tyre shpejt nëse Serbia dhe Kosova bien dakord për një zgjidhje përfundimtare dhe marrin mbështetje për këtë nga Perëndimi.

Sllovakia, një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohu atë, thotë se tashmë po përgatitet për një rishikim.

“Përfundimi i një marrëveshjeje të tillë midis Beogradit dhe Prishtinës do të krijonte një situatë të re politike, e cila do të shqyrtohet si duhet,” tha për BIRN Ministria e Jashtme e Sllovakisë.

Pjesërisht për shkak të frikës se pakica e saj hungareze mund të kërkojë të njëjtën gjë si Kosova, Sllovakia është në grupin e pesë vendeve të BE-së që nuk e njohën kurrë Kosovën, së bashku me Rumaninë, Spanjën, Qipron dhe Greqinë.

Ish-provinca shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Serbia kurrë nuk e ka njohur atë.

Megjithatë, presioni ndërkombëtar po rritet në të dy vendet për të zgjidhur mosmarrëveshjen prej një dekade, nëse ata duan të sigurojnë një të ardhme si pjesë të BE-së.

“Sllovakia mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo përfshin zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve të arritura në të kaluarën, si edhe përgatitjen e marrëveshjeve të reja,” tha ministria sllovake.

Ajo vuri në dukje se procesi i dialogut dhe përmbajtja e marrëveshjeve duhet të jetë në përputhje me parimet në të cilat bazohet BE-ja, duke përfshirë respektimin e të drejtave të pakicave.

“Një marrëveshje eventuale ligjore e detyrueshme nga Beogradi dhe Prishtina duhet gjithashtu të jetë në përputhje me perspektivën europiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe duhet të forcojë paqen dhe stabilitetin e rajonit,” shtoi ajo.

Sllovakia nuk është i vetmi vend i Europës Lindore i shqetësuar nga ritmi i ngjarjeve në Kosovë dhe Serbi.

Njohja e Kosovës si shtet mund të nënkuptojë probleme të reja për Rumaninë, pakica e madhe hungareze e të cilës po kërkon zonën e vet autonome në rajonin e Transilvanisë.

Tre partitë kryesore etnike hungareze të Rumanisë, Bashkimi Demokratik i Hungarezëve në Rumani, Partia Popullore Hungareze në Transilvani dhe Partia Qytetare Hungareze, më 8 janar nisën një kërkesë të përbashkët për autonomi territoriale, lokale dhe kulturore.

Ky veprim i zemëroi politikanët në Bukuresht që i shohin kërkesat si të papranueshme, sidomos pasi Hungaria zbuloi në janar se deklarata ishte nisur dhe ndërmjetësuar nga Katalin Szili, i dërguari i kryeministrit hungarez Viktor Orban.

Edhe pse autoritetet rumune nuk i iu përgjigjën pyetjeve të BIRN për këtë çështje, raportohet gjerësisht se në takimet bilaterale midis zyrtarëve serbë dhe rumunë, fakti që Rumania nuk e kishte njohur Kosovën është theksuar vazhdimisht si diçka tek e cila Serbia mund të mbështetet.

Qiproja, e ndarë në dy pjesë nga pushtimi turk në vitin 1974, është akoma më kundërshtuese në parim për njohjen e një entiteti të shkëputur si Kosova.

“Qiproja, për arsye parimi, nuk mund ta njohë dhe nuk do të njohë një deklaratë të njëanshme pavarësie,” u citua nga The Independent në vitin 2008 të ketë thënë ministrja e jashtme e atëhershme Erato Kozakou-Marcoullis.

“Nuk është se ne kemi frikë se Republika Turke e Qipros Veriore, TRNC, do të shpallte pavarësinë, sepse ata e bënë këtë në vitin 1983 dhe morën një reagim shumë të fortë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara,” shtoi ajo, tha i njëjti raport.

Demetris Samuel, kreu i Komunikimeve në Ministrinë e Jashtme të Qipros, tha për BIRN se asgjë nuk kishte ndryshuar fare qëndrimin e Qipros që nga ajo kohë.

“Qëndrimi i Republikës së Qipros për këtë çështje është artikuluar qartë në shumë raste. Ne nuk shohim ndonjë arsye për të komentuar në bazë të skenarëve hipotetik,” tha ai.

Nga të pesta vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Spanja, me rajonin e saj katalanas, ka qenë ndoshta më e vendosura në deklarimin e kundërshtimit të saj ndaj njohjes së Kosovës.

Pas përpjekjet së dështuar për pavarësi të Katalonjës vitin e kaluar, paraardhësi i qendrës së djathtë të Pedro Sanchez, Mariano Rajoy, mori një qëndrim edhe më të ashpër sesa pjesa tjetër në lidhje me Kosovën, deri në pikën e bojkotimit të samitit të BE-së në maj në Sofje me gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, vetëm sepse në të përfshihej edhe Kosova.

Së fundmi, e fundit nga pesë vendet që mund të krijojnë vështirësi për Kosovën në qëllimin e saj për t’u njohur plotësisht është Greqia.

Shefi grek i diplomacisë Nikos Kotzias përsëriti më 11 prill në Beograd se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën. Në këmbim, ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se Beogradi e respektonte qëndrimin e Greqisë ndaj Maqedonisë – emrin e të cilës ajo e kundërshton – duke shtuar se “Serbia u gabua kur e njohu Maqedoninë me këtë emër (emri i saj zyrtar) në vend të Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, FYROM.”

Megjithatë, pasi situata ndryshoi dramatikisht midis Greqisë dhe Maqedonisë, të cilat tani kanë arritur një marrëveshje mbi mosmarrëveshjen e tyre historike, raportet kanë spekuluar se Greqia mund të ndryshojë qëndrimin e saj edhe ndaj Kosovës.

Dusan Janjiç, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, një organizatë ekspertësh, tha për Sputnik në shkurt se Kosova ishte në axhendën e bisedimeve Greqi-Maqedoni.

Janjiç shtoi se Greqia ishte e gatshme ta njohë pavarësinë e Kosovës nëse Uashingtoni do ta kërkojë këtë, me qëllim që të sigurojë prosperitetin e saj ekonomik.

Etiketa: BEBeogradBIRNEmriGreqiGreqiaKosovaKosovëLokaleMaqedoniMarrëveshjamarrëveshjembështetjeOrbanpakicaPartiaPavaresiaPrishtinaraportrishikimRumaniRumaniaSerbiSerbiaSHShkembimi i TerritoreveSllovakiaSpanjaSputnikViktor Orban
Tjetri
Takimi Serbi-Kosovë përfundon pa progres

Ndryshimi i kufijve të Kosovës thjesht do të shpërblejë bullizmin e Serbisë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.