AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Mali i Zi do të presë disa emigrantë nga Italia

Maja ZivanovicngaMaja Zivanovic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anija “Diciotti”. Foto: Wikipedia.

Mali i Zi lajmëroi të enjten se do të marrë deri në pesë vetë nga anija e mbushur me emigrantë që u mbajtë për ditë me radhë e ankoruar në brigjet e Italisë.

Anija “Diciotti”. Foto: Wikipedia.

Qeveria e Malit të Zi ka thënë se do të marrë deri në pesë refugjatë dhe emigrantë të cilët zbritën në një port në Sicili pasi autoritetet italiane i mbajtën ata në anije për ditë të tëra.

“Qeveria, pasi pranoi parimet e humanizmit dhe solidaritetit për njerëzit në nevojë si një vlerë tradicionale të shoqërisë malazeze, të konfirmuara shumë herë në historinë tonë, vendosi që Mali i Zi duhet të pranojë deri në pesë emigrantë nga anija “Diciotti”,” tha qeveria në profilin e saj në Tëitter të enjten në mbrëmje.

Mali i Zi konfirmoi më 30 gusht se ishte kontaktuar nga Italia dhe i ishte kërkuar të merrte një numër emigrantësh dhe refugjatësh, për të ndihmuar në dhënien fund të një qëndrimi 10-ditor në anijen e ankoruar në brigjet italiane në Katanja.

Podgorica tha atëherë se po mendonte ende nëse mund të merrte emigrantët dhe refugjatët me origjinë afrikane, por nuk kishte marrë ende një vendim.

“Njëzëri, qeveria e Malit të Zi konfirmon angazhimin e saj ndaj sistemit të vlerave europiane dhe afirmon dinjitetin njerëzor,” tha ajo në Tëitter të enjten.

Anija mbërriti më 19 gusht me 177 emigrantë në bord, por Ministria e Brendshme italiane u mohoi atyre të drejtën për të zbarkuar, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të BE-së që të ndihmojnë për t’i shpërndarë ata fillimisht.

Thuhet se 27 të mitur të pashoqëruar u lejuan të zbrisnin nga anija më 22 gusht, të ndihmuar nga Kryqi i Kuq, UNHCR dhe Save the Children.

Zv/kryeministri i Italisë, Matteo Salvini, i cili kryeson partinë anti-migrante Lidhja, nuk pranoi t’i linte emigrantët të zbrisnin nga “Diciotti” derisa vendet e tjera të BE-së të pranonin të merrnin disa prej azilkërkuesve, shumica e të cilëve ishin të rinj nga Eritrea.

Autoritetet italiane thonë se rreth 650,000 njerëz kanë arritur në Itali nga Afrika e Veriut që nga viti 2014 dhe qeveria e re populiste e vendit është zotuar ta ndalë rritjen e numrit.

Deri më tani, vetëm Irlanda dhe Shqipëria janë ofruar të ndihmojnë për emigrantët, duke rënë dakord të marrin disa prej emigrantëve që kanë ngelur në bregdetin italian.

Ndërkohë, shumë prej emigrantëve që u mbajtën për disa ditë në anijen “Diciotti” në portin e Katanjas po mbahen në  qendrën e Kishës, rreth 20 kilometra në juglindje të Romës.

Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja kanë parë një rritje të numrit të refugjatëve dhe emigrantëve që shkojnë në veri drejt Kroacisë anëtare të BE-së që nga fillimi i vitit 2018 – gjithsej 6,700 nga janari deri në fund të majit, më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar në këto tre vende për të gjithë vitin 2017.

Në pesë muajt e parë të këtij viti, qeveria e Malit të Zi regjistroi rreth 1,500 kalime të paligjshme, shumë më tepër se një vit më parë.

Etiketa: AfrikaAnijeBEBosnjaEmigranteIrlandaItaliItaliaKishëMaliMali i ZiMinistria e BrendshmePodgoricaQeveriaRefugjateromromëSHshqipShqipëriatë miturVendimWikipedia
Tjetri
Policia maqedonase shton praninë në kufi pas tensioneve me refugjatët

“Pa kujdestar” : Fëmijët refugjatë në rrezik në Serbi

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.