AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE ndihmon gratë shtatzëna të Moldavisë të mbushin boshllëkun e informacionit

Angela BarbaianingaAngela Barbaiani
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Një projekt i financuar nga BE-ja po siguron këshilla specialistësh dhe edukim për gratë shtatzëna në Moldavi, të cilat shpesh duhet të mbështeten tek interneti për informacionet që u nevojiten.

Në një dhomë të vogël në katin e pestë të një spitali në qytetin moldav të Criulenit, pesë gra shtatzëna ndjekin kursin e tyre të parë para lindjes.

“Kërkova në Google ‘simptomat e shtatzënisë’ dhe kështu mendova se isha shtatzënë,” tha një nga gratë, Zinaida Cemag, 36 vjeçe. “Pas përfundimit të kursit, do të ndihem më e përgatitur për të lindur.”

Cemag nuk është e vetmja në Moldavi që mbështetet tek interneti për informacione lidhur me shtatzëninë. Për shumë gra moldave, sidomos në zonat rurale si Ciruleni, ai është burimi i tyre i vetëm i vërtetë i informacionit.

Zina Cemag (e para majtas), një nënë e re që do të përfitojë nga kujdesi mjekësor i klinikës. Foto: UNDP Moldovia.

“Më shumë se 2,000 gra në këtë rajon nuk kishin akses në asistencën parinatale,” tha Lilia Onea, e cila mbikëqyr një projekt për të sjellë kujdesin para dhe pas lindjes për gratë në rajonin lindor të kryeqytetit moldav, Kishinau, në lumin Dniester.

I financuar nga Bashkimi Europian dhe i vënë në zbatim nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, UNDP, projekti është pas shkollës së parë para dhe pas lindjes në zonë, duke synuar gratë shtatzëna në të dy anët e vijës midis Moldavisë dhe rajonit të shkëputur të Transnistrisë. Një shkollë e ngjashme do të hapet në qytetin kryesor të Transnistrisë, Tiraspol.

Një mungesë mjekësh dhe parash për të ofruar arsim special për prindërit e ardhshëm po kontribuon në shkallë të larta shtatzënish te adoleshentët dhe vdekshmërisë foshnjore në Moldavi, vendi më i varfër i Europës.

Në Moldavi, gratë shtatzëna në përgjithësi mbështeten te “mjekët e familjes”, të cilët nuk janë specialistë në kujdesin perinatal. Dhe në zonat rurale, mjekë të tillë shpesh e kanë të vështirë të vijnë për shkak të fenomenit “të largimit të trurit” që prek shumicën e Europës Lindore, Moldavinë më shumë se të gjithë.

Lilia Onea, thelemuese e Qendrës për Informacion Shëndetësor dhe Komunikim (HICC) gjatë hapjes. Foto: UNDP Moldovia.

Ndërsa edukimi perinatal zyrtarisht ekziston, në praktikë nuk ka asnjë të tillë.

“Është e qartë se teorikisht, në letër, shkollat për nënat ekzistojnë në çdo spital të qarkut dhe çdo qendër për mjekësi familjare, por ato nuk funksionojnë për shkak të mungesës së fondeve,” tha Maxim Calaras, një obstetër-gjinekolog që punon në një klinikë private në Kishinau, “Mund të dilni vetëm vullnetar,” tha ai.

Në mungesë të mbështetjes së shtetit, gratë shtatzëna i drejtohen internetit, ku kërkimet në Google mund të çojnë në “përfundime të rrezikshme”, tha ai.

“Ju siguroj se të gjitha këto faqe çojnë në “vdekje fetale intrauterine (lindje e vdekur e fetusit). Ato na vijnë të tmerruara edhe nëse s’ka asgjë për t’u shqetësuar.”

Shtrirja e BE-së në një vend të ndarë

Moldavia ka një nga normat më të larta të lindjeve të adoleshentëve në Europë, në 16 për qind të numrit të përgjithshëm të lindjeve, tha Valeriu Sainsus, një ekspert për popullsinë dhe demografinë në organizatën joqeveritare IDIS Viitorul në Kishinau.

“Në çdo gjashtë lindje në Moldavi, njëra është në moshë të re,” tha ai duke fajësuar mungesën e arsimit dhe rrethanat e vështira familjare.

Ndërsa norma e lindjeve të Moldavisë është e ulët në nivele shqetësuese, duke rënë me 8.9 për qind midis vitit 2016 dhe 2017 deri në 34,100 lindje të gjalla, treguesi i vdekshmërisë foshnjore vitin e kaluar ishte 9.7 për 1,000 lindje të gjalla ose më shumë se dyfishi i mesatares së BE-së.

Një vajzë e vogël dhe nëna e saj shtatzënë duken të lumtura gjatë ceremonisë së hapjes së klinikës. Foto: UNDP Moldovia.

Problemi qëndron në teknikat e dobëta mjekësore, mungesa e financimit dhe e edukimit dhe një shkallë e lartë emigrimi që po e lë Moldavinë pa profesionistë të kujdesit shëndetësor.

“Të rinjtë kanë mbetur pothuajse pa asnjë edukim për shëndetin seksual,” tha Sainsus. “Sistemi duhet të ndërhyjë me fushata informuese efikase.”

Kurset e financuara nga BE-ja në Criuleni ofrohen për gratë në të dy anët e lumit Dniester, në Moldavi dhe në Transnistri, një rajon kryesisht rusisht-folës që u shkëput pasi Moldavia shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.

Shtrirja është pjesë e përpjekjeve të bllokut për të prishur pengesat midis Moldavisë dhe Transnistrisë, me Moldavinë si një e tërë e ndarë midis joshjes së Perëndimit dhe lidhjeve të vjetra me Moskën.

Veaceslav Popescul, partner i projektit në Transnistri, tha se shumë gra u mrekulluan kur dëgjuan për projektin.

“Gratë në fshatra nuk kujdesen për veten gjatë shtatzënisë – vazhdojnë të punojnë në kopshtet e tyre dhe bëjnë shumë punë të vështira,” tha ai. “Ato duhet ta dëgjojnë këtë informacion dhe kanë nevojë për komunikim.”

Një nënë e ardhshme duke biseduar me doktoreshat në oborrin e klinikës në Criuleni. Foto: UNDP Moldovia.

Marco Gemmer, zv/kreu i operacioneve në delegacionin e BE-së në Moldavi, tha: “Jam shumë i lumtur të shoh se financimi i BE-së po arrin njerëzit që vërtet kanë nevojë për të.”

Në klasë, 27-vjeçarja Tatiana Nicolaev, nga Transnistria, tha se asgjë në internet nuk mund të krahasohej me këshillën e një profesionisti të trajnuar. “Të ndihmon të zvogëlosh presionin psikologjik, frikën që ke për të lindur.”

Etiketa: adoleshentëBashkimi EuropianBashkimi SovjetikBEEmigrimifushataGooglegraKEMjekmjekëMoldaviMoldaviaPararajonSHSpitalTransnistriUNDPvdekje
Tjetri
Aktakuza ndaj “veteranëve të rremë” të Kosovës zemëron ish-guerilasit

Aktakuza ndaj “veteranëve të rremë” të Kosovës zemëron ish-guerilasit

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.