AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Konkurrencë e paktë për garën shumëmilionëshe të rrugës Kardhiq – Delvinë

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Segmenti rrugor që pritet të ndërtohet.

Tre tenderë të zhvilluar së fundmi për ndërtimin e këtij segmenti rrugor përfunduan me fitoret e kompanive ALB – STAR, Cobial&Gjoka dhe Agbes Konstruksion& Arberia me ofertë vetëm 1% më poshtë se sa fondi limit i përcaktuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Segmenti rrugor që pritet të ndërtohet.

Tre tenderët shumëmilionësh për ndërtimin e segmentit rrugor Kardhiq – Delvinë përfunduan me konkurrencë të ulët dhe me oferta fituese fare pranë fondit limit, bëhet e ditur nga publikimi i shpalljes së fituesit në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Tenderi për lotin 4 u fitua nga oferta e përbashkët e dy kompanive, Cobial dhe Gjoka Konstruksion, me ofertë prej 2.36 miliardë lekë, ose sa 99% e fondit limit. Një ofertë konkurrente nga kompania Alb Building shpk ishte edhe më e lartë se sa oferta fituese, ose e barabartë me 99.6% të fondit limit, por gjithsesi, kjo ofertë u skualifikua. Komisioni vlerësimit argumentoi se “kompania nuk ka realizuar punë të ngjashme në tre vitet e fundit”, një nga kriteret përjashtuese për të marrë pjesë në tender.

Segmenti i përfshirë në lotin 4 është 6150 metra i gjatë dhe në të përfshihen dy ura me gjatësi të përbashkët prej 207 metrash. I gjithë segmenti pritet të kushtojë 18.7 milionë euro ose 3045 euro për metët linear.

Në tenderin për lotin 5, pati gjithashtu dy oferta, një prej të cilave u skualifikua, megjithëse ishte më e lartë se sa oferta fituese. Tenderi u fitua nga kompania Alb – Star për 1.79 miliardë lekë ose 2.2% më pak se sa fondi limit. Oferta tjetër nga GPG Company  ishte e barabartë me 98.8% të fondit limit, por ajo u skualifikua pasi Autoriteti Rrugor Shqiptar vlerësoi se GPG Company ka sakaq në zbatim kontratën e by-pass të qytetit të Tepelenës me vlerë 2.8 miliardë lekë dhe sipas rregullave të qeverisë shqiptare, ajo nuk mund të fitojë tender të ri pa përfunduar 70% të punimeve të kontratës në vijim. Loti 5 do të ketë një gjatësi të përgjithshme prej 3058 metrash dhe do të kushtojë afërsisht 4.6 milionë euro për kilometër.

Për tenderin e lotit 6, oferta fituese u hodh nga kompanitw Agbes shpk & Arberia shpk dhe ishte afro 2.38 miliardw lekw, e barabartw me 99.6% tw fondit limit.

Të tre tenderët e marra sëbashku do të kushtojnë rreth 51 milionë euro sipas rezultateve tw tenderwve. Kjo do të thotë se çdo kilometër rrugë do të kushtojë afro 3.7 milionë euro dhe çdo metër linear do të kushtojë 3700 euro. Për çdo metër katror rrugë, kostoja e pritshme është rreth 393 euro.

Përveç loteve 4,5 dhe 6, rruga Kardhiq Delvinë ka edhe dy lote të tjera të cilat përfshijnë një tunel afro 900 metra të gjatë. Këto dy lotet e fundit nuk janë planifikuar të financohen këtë vit, por pritet që tenderi për to të hapet në vitin 2019. Tuneli pritet të kushtojë 2.8 miliardë lekë ose 22.2 milionë euro dhe do të ketë kosto për metër linear prej 26,700 eurosh.

Aktualisht nuk është publikuar ndonjë studim fizibiliteti për leverdisshmërinë e këtij segmenti rrugor. Nëse do të realizohet deri në fund, rreth vitit 2022 nga Tirana për në Sarandë do të mund të udhëtohet duke u kthyer në drejtim të fshatit Kardhiq, 9 kilometra para se të mbërrihet në Gjirokastër. Nga kjo pikë, Saranda është 46 kilometra larg. Alternativa tjetër nga rruga ekzistuese përmes Qafës së Muzinës është rreth 65 kilometra, me një shkurtim prej rreth 20 kilometrash.

Etiketa: AMPAutoriteti Rrugor ShqiptarEuroGjokaGjoka KonstruksionKardhiqKardhiq-DelvinëkostopaktParaSHshqiptareSTARtenderTiranaURA
Tjetri
Bëhet e dhunshme protesta e “emrit” në Maqedoni (Foto)

Opozita maqedonase akuzohet për “lojë të dyfishtë” në lidhje me referendumin

Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.