AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

BSH bleu 128.1 milionë euro në ndërhyrjen për stabilizimin e lekut

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë mbi ndërhyrjet në tregun valutor tregojnë se BSH bleu sasi të mëdha valute në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ndërkohë që leku vijoi të forcohej.

Banka e Shqipërisë | Foto nga : Hektor Pustina/AP

Banka e Shqipërisë përshkallëzoi blerjet e valutës në tregun shqiptar gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti duke blerë në pesë ankande 62.8 milionë euro, nga 18 milionë që pati blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë, por blerjet në këto përmasa duket se ndihmuan vetëm për shmangien e forcimit të mëtejshëm të lekut kundrejt euros. Paralelisht me ankandet e planifikuara, BSH bëri blerjet e jashtëzakonshme gjatë periudhës 5-30 qershor në masën 65.3 milionë euro, për një total prej 128.1 milionë eurosh.

Banka e Shqipërisë publikoi rezultatin e ankandeve të ndërhyrjeve në tregun valutor të premten [link] ku tregohet se blerjet kanë qenë të larta si para, ashtu edhe pas deklarimit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme më 6 qershor 2018. Sipas rregullores, BSH i publikon rezultatet e ndërhyrjeve tre muaj pas kryerjes së tyre.

Sa i përket ndërhyrjes së jashtëzakonshme që BSH shpalli më 6 qershor, të dhënat e disponueshme tregojnë se vetëm gjatë muajit qershor u blenë 65.3 milionë euro ndërsa këto blerje të paprecedente thjeshtë sa shmangën një forcim më të shpejtë të lekut kundrejt euros.

Ndërhyrje dhe forcim

Banka e Shqipërisë ka ndjekur përgjatë viteve të fundit një politikë neutrale në kursin e këmbimit valutor, me blerje të vogla valute. Kështu, në vitin 2014, blerjet ishin vetëm në masën 10 milionë euro ndërsa në vitin 2015 ishin 22 milionë euro. BSH nuk bëri blerje në vitin 2016, ndërsa në vitin 2017 u ble një shifër rekord prej 71.2 milionë euro. Ndërsa përgjatë të gjithë vitit 2017 u bë blerje në këto nivele, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti blerjet ishin 128.1 milionë. Megjithatë shumëfishimi i blerjeve nuk ndihmoi shumë. Gjatë vitit 2017, leku u forcua nga kuota 136 lekë për euro në 133, ndërsa gjatë vitit 2018 u forcua më tutje në 125 lekë, para se të dobësohej lehtë në ditët e para të shtatorit.

BSH thotë se forcimi i muajve të parë të këtij viti është pasojë e faktorëve psikologjikë, ndërsa shumë ekspertë besojnë se është pasojë e sasisë së madhe të valutës me origjinë të panjohur, duke sugjeruar praninë në shkallë të gjerë të parave të pista në ekonominë shqiptare.

Shifra prej 128.1 milionë eurosh është e barabartë me rreth 1.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

Etiketa: Banka e ShqipërisëblerjeEuroMASParashqipshqiptare
Tjetri
Karriera e kryetarit të Gjykatës së Lartë plasaritet nga problemet me pasurinë

Vendimi i KPK për Xhezair Zaganjorin: Ka kryer “evazion tatimor të ligjshëm”

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.