AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Katër vjet pas vendimit të ekstradimit, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të Arben Gropës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Fierit | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Gjykata e Fierit miratoi kërkesën e prokurorisë për të sekuestruar  kompleksin “Pelikan”, një apartament dhe një makine. Pronat e sekuestruara zotërohen nga Arben Gropa (Vangjel Ziaj) i dënuar me  32 vjet e 6 muaj burg në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni.  Katër vjet më parë gjykata miratoi ekstradimin e Gropës drejt Italisë, policia thotë se ai po vuan dënimin në shtetin fqinj.

Gjykata e Fierit | Foto nga : Edmond Hoxhaj

Katër vjet pas vendimit të gjykatës për ekstradimin e Arben Gropës (ndryshe Vangjel Ziaj) në Itali ku ai ishte dënuar me  32 vjet e 6 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale, trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni, prokuroria i ka kërkuar gjykatës sekuestro preventive të pronave të tij.

Në një njoftim për shtyp të Policisë së Shtetit thuhet se 50-vjeçarit i njohur edhe si Vangjel Ziaj, iu sekuestruan në një operacion të kryer nga task-forca “Forca e Ligjit” “rreth një million euro pasuri”, përfshi një kompleks shërbimesh, një apartament dhe një makinë.

Policia thotë se Gropa po vuan dënimin e mbetur prej 29 vitesh burg në Itali. Ekstradimi i tij kaloi në një sërë peripecish, ngjashëm me disa raste të tjera në Fier. Pasi u arrestua në janar të vitit 2014 Gropa, i cili u la nga gjykata me masë sigurie arresti në shtëpi, u arratis në verë të atij viti. Vendimi për ekstradimin e tij drejt Itali mbeti pezull, edhe pse ishte konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Lexo edhe:

Bosët e krimit në Shqipëri i shpëtojnë ekstradimit

Ndërkohë këtë të martë policia e Fierit njoftoi nisjen e “procedimit penal të regjistruar për veprën penale “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal për hetime të pasurisë së shtetasit Vangjel Ziaj (Arben Gropa)”.

Në njoftim thuhet se “është zbatuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për sekuestro preventive” në lidhje me pasuritë e Arben Gropës  i cili sipas njoftimit është duke vuajtur në Itali dënimin e mbetur.

Pasuritë e sekuestruara të cilat sipas policisë kapin vlerën e 1 milion eurove janë: “kompleksi shërbimeve “Pelikani” i ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” Fier, një apartament me sipërfaqe 70 metra katror në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe një automjet i markës tip “Benz’”. Sipas policisë, do të verifikohen edhe pasuritë e personave që dyshohet të kenë lidhje me 50-vjeçarin Gropa.

Pas arrestimit të tij në vitin 2014, Arben Gropa, kërkoi atëherë konvertimin e dënimit dhe vuajtjen e tij në Shqipëri, por kërkesa u rrëzua.

Etiketa: BurgEuroFierGjykataGjykata e FieritGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjyqhetimeItaliKodit PenalkushtetueseMASNarkotiknarkotikëoperacionorganizatë kriminalePoliciaPolicia e FieritProkuroriasekuestro preventiveSHshqipShqipëriVendimi
Tjetri
Mali i Zi përsërit planin për t’u ofruar pasaporta investitorëve

Shqipëria emeton bondet sovrane në euro me interes 3.55%

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.