AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Skeda e pasurisë së deklaruar-Sotiraq Lubonja-gjyqtar i Apelit Korçë

BIRNngaBIRN
8 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja, njëherazi anëtar zëvendësues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi do të përballet të mërkurën me KPK-në. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.Gjyqtari i Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të pozicionit të tij si anëtar zëvendësues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Gjyqtari Lubonja është prej 15 vitesh anëtar i Gjykatës së Apelit të Korçës.  Trupi gjykues që ka kryer hetimin administrativ për të drejtohet nga Suela Zhegu dhe ka si anëtare Brunilda Bekteshin dhe Valbona Sanxhaktarin. Seanca dëgjimore është planifikuar të zhvillohet në orën 12.00 në godinën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit të Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]  

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtarit të Apelit të Korçës, Sotiraq Lubonja për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Lubonja zotëronte një pasuri me vlerë 4 milionë lekë në vitin 2003-e cila përbëhej nga pronësia e 1/3 së një shtëpie banimi dhe 1.5 milionë lekë kursime në cash. Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e gjyqtarit Lubonja është pesëfishuar dhe kap vlerën e 23.2 milionë lekëve.

Pasuria familjare e gjyqtarit të Apelit të Korçës ndahet në 13.2 milionë lekë likujditete bankare, 3.7 milionë lekë kursime në cash, 2.5 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe automjete me vlerë 3.6 milionë lekë.

Të ardhurat familjare të gjyqtarit Lubonja për periudhën 2003-2017 janë 37.5 milionë lekë. Rreth 70 për qind të tyre kanë si burim të ardhurat nga paga të gjyqtarit dhe bashkëshortes së tij, ndërkohë që më shumë se 25 për qind e të ardhurave përbëhen nga likujditete të dhuruara nga të trashëguara nga prindërit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Kontrolli aritmetik/logjik për 14 vitet e deklarimit rezultoi pa probleme.

Por BIRN identifikoi në këtë analizë “flamuj të kuq”, të cilat lidhen me vlerat e konsiderueshme të dhuratave në cash apo në likujditete bankare që gjyqtari Lubonja dhe bashkëshortja e tij kanë marrë nga prindërit, të cilat kapin në total rreth 9.4 milionë lekë për të gjithë periudhën e deklarimit.

BIRN identifikoi gjithashtu se në vitin 2006 deklarohet një kredi bankare nga bashkëshortja, por në deklaratën përkatëse nuk rezulton as shuma dhe as qëllimi i përdorimit. Kjo kredi rezulton e shlyer një vit më pas.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNflamuj të kuqGjykatëGjykatësgjyqtarILDKPKIKontrolliKorçëKPKkrediPasuri të paluajtshmepasuriaprokurorraportreporterreporter.alSeancaSkedaSotiraq LubonjaSuela ZheguValbona
Tjetri
Revolta provinciale i jep fund odisesë së Britanisë në BE

Brexit dhe rendi Europian

Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.