AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Brexit dhe rendi Europian

Joschka FischerngaJoschka Fischer
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Flickr

Me ose pa Britaninë, Europa duhet të shohë nga e ardhmja.

Foto: Flickr

Kanë mbetur vetëm disa muaj derisa Mbretëria e Bashkuar të dalë zyrtarisht nga Bashkimi Europian. Deri më tani debati rreth Brexit është kufizuar vetëm në aspektet ekonomike. Nëse Brexit del nga blloku pa një marrëveshje të përbashkët, dëmi do të jetë i madh. Dhe siç janë punët, një marrëveshje është larg.

Një Brexit “i ashpër” do të nënkuptonte se në orën 11 të mbrëmjes më 29 mars 2019, anëtarësia e Britanisë në çdo traktat të BE-së – si doganat e përbashkëta dhe tregu i vetëm – dhe marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë lidhur nga BE do të përfundonin – pa përmendur kaosin në kufirin e Britanisë.

Por Brexit do të ketë me siguri pasoja të gjera politike. Në aspektin e çështjeve të përditshme, BE perceptohet gjerësisht si treg dhe dogana të përbashkëta. Por në zemër, është një projekt politik i bazuar te ideja specifike i sistemit europian të shteteve. Kjo ide – jo ekonomia e çështjes – është thelbi i Brexit. Dhe kjo është arsyeja pse vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për t’u larguar nga BE – me ose pa marrëveshje daljeje – do të ketë një ndikim të thellë në rendin europian të shekullit 21.

Shumica e ngushtë e britanikëve që votuan për të dalë në referendumin e vitit 2016 nuk ishin të shqetësuar për ekonominë, por me shpalljen e sovranitetit të plotë politik. Ata e përkufizojnë sovranitetin jo në aspektin e fakteve objektive të shekullit 19. Pa përmendur se Britania tani është një fuqi europiane e mesme me pak, thuajse aspak, mundësi për t’u bërë sërish aktor global -brenda apo jashtë BE.

Nëse pjesa tjetër e kontinentit do të pasonin shembullin britanik dhe do të largoheshin nga ideja e shekulli 19 drejt asaj të 21, BE-ja do të shpërbëhej. Çdo vend do të kthehejn në sistemin e sovranitetit shtetëror që përpiqet për dominim dhe që vazhdimisht kontrollon ambiciet e tjetrit.

Në kushte të tilla, vendet europiane nuk do të kishin fuqi të vërtetë dhe do të largoheshin një herë e mirë nga skena botërore. Europa, e ndarë mes transatlanticizmit dhe euroazianizmit, do të bëhej pre e thjeshtë për fuqitë e mëdha joeuropiane të shekullit 21. Në rastin më të keq, Europa do të bëhej një arenë e luftërave të fuqive të mëdha. Europianët nuk do të përcaktonin më të ardhmen e tyre; fati i tyre do të vendosej gjetkë.

Rendi i vjetër rënës i shekulli 19 në Europë u shfaq në Luftën 30-vjeçare (1618-1648). Sistemi mesjetar që e pasoi, bazuar në një kishë universale dhe perandori, u zhduk gjatë Reformimit. Pas një serie luftërash fetare dhe krijimit të fuqive të forta territoriale, u zëvendësua nga “sistemi uestfalian” i shteteve sovrane.

Gjatë shekujve të tjerë, Europa sundoi botën dhe Britania vetë ishte fuqi dominuese europiane. Megjithatë sistemi uestfalian u shkatërrua gjatë dy luftërave botërore të gjysmës së parë të shekullit 20 – të dyja në fakt luftëra europiane për dominim botëror. Kur armët pushuan në vitin 1945, europianët – edhe aleatët fitimtarë – e humbën efektivisht sovranitetin e tyre. Sistemi uestfalian u zëvendësua nga rendi bipolar i Luftës së Ftohtë, ku sovraniteti ndodhej në dy fuqitë bërthamore joeuropiane: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik.

BE-ja u krijua si një përpjekje për të rifituar sovranitetin europian paqësisht, duke bashkuar interesat kombëtar të shteteve europiane. Synimi i kësaj përpjekjeje ka qenë gjithnjë parandalimi i kthimit në sistemin e vjetër të fuqive rivale, aleancave reciproke dhe egoizmit hegjemonik. Dhe çelësi i suksesit ka qenë një sistem kontinental i bazuar në integrimin ekonomik, politik dhe ligjor.

Brexit i ka hedhur përfitimet materiale të këtij niveli integrimi në rrezik. Gjatë negociatave të Britanisë me BE-në, një problem i vjetër u shfaq sërish: çështja irlandeze. Me të hyrë në BE, Republika e Irlandës dhe Mbretëria e Bashkuar, ideja irlandeze e ribashkimit u shfaq dhe dekada luftë civile mes katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e Veriut ranë në heshtje. Realitetet praktike të integrimit të BE-së nënkuptonin se nuk kishte më rëndësi se kujt vendi i përkiste Irlanda e Veriut. Por me Brexit që po e përmbys historinë, spektrat e të shkuarës po kërcënojnë të kthehen.

Europianët duhet ta shohin me kujdes çështjen irlandeze, sepse ka më shumë potencial të kthehet bashkë me konfliktet e saj në kontinent. Një rend i ri botëror po shfaqet dhe do të përqendrohet në Paqësor, jo në Atlantik. Europa ka një – dhe vetëm një – shans për ta menaxhuar këtë tranzicion historik. Shtet-kombet e vjetra Europiane nuk do të përballen me konkurrencën nëse nuk bashkohen. Edhe atëherë, arritja e sovranitetit europian do të kërkojë një përpjekje masive dhe të përqendruar të vullnetit politik dhe zgjuarsisë.

Nostalgjia për një të shkuar madhështore është gjëja e fundit që do të ndihmojë europianët të përballojnë sfidën me të cilën përballen. E shkuara, nga natyra ka mbaruar. Me ose pa Britaninë, Europa duhet të shohë nga e ardhmja.

 

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Brexit and the European Order

Etiketa: ArmëBashkimi EuropianBashkimi SovjetikBEBrexitEkonomiaEuropaIntegrimiIrlandakatolikëmarrëveshjeMbretëria e BashkuarndikimpasojaProject SyndicatePunërrezikShtetet e BashkuaraTregTreguVendimi
Tjetri
Eksperimenti hetimor 15 vjet pas ngjarjes, “shpëton” të dënuarin për vrasje të dyfishtë

Katër vjet pas vendimit të ekstradimit, sekuestrohen 1 milion euro pasuri të Arben Gropës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.