AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Në një klub basketbolli në Serbi, “të gjithë janë njësoj”

Nikola LazicngaNikola Lazic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto kortezi e klubit të basketbollit Play 017.

Një klub basketbolli në Bujanoc mbledh bashkë 150 fëmijë nga komunitetet serbe, shqiptare dhe rome në të gjithë Serbinë jugore, duke sfiduar argumentin se ata s’mund të jetojnë së bashku.

Foto kortezi e klubit të basketbollit Play 017.

Nëse Nenad Stajiç do të kishte një moto jozyrtare, ajo mund të ishte: “Të gjithë fëmijët qajnë në të njëjtën gjuhë.”

Kjo është ajo që mbështet akademinë e basketbollit që Stajic drejton në një skaj të varfër jugor të Serbisë, ku serbët, shqiptarët dhe romët jetojnë të ndarë.

“Nuk ka asnjë ndryshim midis tyre,” thotë Stajiç për 150 fëmijët serbë, shqiptarë dhe romë që stërviten një ditë po, një ditë jo në Play 017 në qytetin e Bujanocit pranë kufirit midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj në Kosovë.

Bujanoci dhe Lugina e gjerë e Preshevës janë kryesisht shqiptare etnike dhe në javët e fundit janë shndërruar në fokusin e spekulimeve të reja për mundësinë e ndryshimeve të kufijve në Ballkan.

E neglizhuar nga Serbia dhe e lakmuar nga shqiptarët e Kosovës, Lugina e Preshevës duket se po diskutohet në Beograd, Prishtinë dhe Bruksel për një shkëmbim të mundshëm territori që do të shihte një pjesë të Kosovës veriore me shumicë serbe të kalonte në anën tjetër – diçka që propozuesit e ndarjes etnike thonë do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë statusin e ish-krahinës jugore të Serbisë, e cila gëzon njohjen e më shumë se 100 shteteve anembanë botës, por nuk ka ende një vend në Kombet e Bashkuara.

Kritikët shprehen se kjo do të niste një reagim zinxhir në Bosnje dhe Maqedoni dhe do të dërgonte një mesazh shkatërrues në Ballkan se dallimet e përkatësisë etnike, të gjuhës ose të fesë nuk mund të kapërcehen.

Play 017, në fakt, tregon shumë mirë se ato mund të kapërcehen, thotë Stajiç.

“Ne jemi një klub që mbledh fëmijë të të gjitha kombeve nga i gjithë jugu i Serbisë, me idenë për t’u bërë një akademi rajonale basketbolli që do të krijojë lojtarë të ardhshëm kombëtar,” tha ai për BIRN.

Foto kortezi e klubit të basketbollit Play 017.

“Vlerat themelore të jetës”

Basketbolli është i madh në Serbi. Vendi doli i dyti pas Shteteve të Bashkuara në Olimpiadën e Rios 2016. Por shqiptarët etnikë apo romët rrallë marrin pjesë në sportin elitë në Serbi.

Në Bujanoc, vendi i një kryengritjeje në vitin 2001 nga guerilasit etnikë shqiptarë që përfundoi me një marrëveshje të ndërmjetësuar nga NATO-ja për të drejta dhe përfaqësim më të madh, Stajiç thotë se nuk ka vend për politikë në klubin e tij të basketbollit.

Në vend të kësaj, ai thotë se është i përkushtuar të zhvillojë brezin e ardhshëm të lojtarëve olimpikë, pavarësisht nga gjuha që ata flasin.

Almir Asani është një rast i tillë. I lindur në vitin 2006 në komunitetin rom të rajonit – një pakicë e varfër që shpesh diskriminohet në punësim dhe arsim – Asani u diplomua nga Play 017 në fillim të shtatorit për t’u bashkuar me Oxygen Orange 1 Basket në qytetin verior të Italisë Bassano del Grappa.

Prindërit e tij, tregtarë tregu në Bujanoc, nënshkruan një kontratë shumëvjeçare në emër të Asanit dhe klubi i dha atij një bursë. “Të gjithë më pranuan plotësisht në klubin e ri,” tha Asani. “Jam thjesht pak nostalgjik.”

Stajiç e përshkruan Asanin si një nga talentet më të mëdha të basketbollit në Serbi. Shoku i tij rom Bernard Murin vazhdon të stërvitet me Play 017 ndërsa pret letrat për të kaluar në një klub tjetër në Gjermani.

Gazetari shqiptar Amir Selimi është trajnuar me Stajiçin dhe kujton me dashuri ndikimin që pati tek ai klubi i basketbollit.

“Unë e mbylla karrierën time dhe luaj vetëm basketbollin amator, por në Play 017 me Stajiçin kam mësuar disa vlera themelore në jetë, se të gjithë janë njësoj,” tha ai për BIRN.

Foto kortezi e klubit të basketbollit Play 017.

Gjuha e basketbollit

Stajiç tha se klubi i detyrohej shumë lojtarit serb të dalë në pension dhe pjesëmarrës në NBA Igor Rakoceviç, nënkryetar i Federatës së Basketbollit.

“Rakoceviç është një mik i madh i klubit tonë, sepse atij i pëlqen mënyra sesi po punojmë në kushte të vështira ekonomike,” tha Stajiç.

“Ne marrim vetëm 400,000 dinarë në vit nga vetëqeverisja lokale (rreth 3,500 euro) dhe kjo mbulon vetëm udhëtimet nëpër ndeshje.”

Klubi ndryshe mbijeton me pagesat mujore të anëtarësimit prej tetë eurosh për fëmijë.

I pyetur se çfarë gjuhe përdor ai gjatë stërvitjes, Stajiç tha se ishte e parëndësishme.

“Ne komunikojmë në serbisht,” tha ai, “por kjo është gjëja më pak e rëndësishme sepse ne të gjithë flasim gjuhën e basketbollit, i cili nuk njeh paragjykime, pengesa gjuhësore apo kombëtare.”

Etiketa: BallkanBeogradBIRNBosnjeBrukselBujanocEuroGjermaniKombet e BashkuaraKosovëLokaleMaqedonimarrëveshjeNATOPreshevëPunëromromëSerbiSerbiaserbishtshqiptaretë drejtaTregu
Tjetri
Një i dyshuar në vrasjen e gazetares bullgare

Një i dyshuar në vrasjen e gazetares bullgare

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.