AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Karaxhiçi kërkon heqjen e një gjyqtari tjetër në apelin e tij

Haris RovcaninngaHaris Rovcanin
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Ish-lideri politik serb i Bosnjës Radovan Karaxhiç i kërkoi gjykatës së OKB-së të heqë një tjetër gjyqtar nga procesi i tij i apelit nën dyshimet për njëanshmëri, pasi kryetari i trupit gjykues u largua nga rasti i tij muajin e kaluar.

Radovan Karaxhiç në gjykatë në Hagë. Foto: Beta.

Radovan Karaxhiç kërkoi të hënën që gjyqtari William Sekule të hiqet nga procesi i apelit në gjyqin e tij në Mekanizmin për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Mbrojtja e Karaxhiçit argumentoi se Sekule është i njëanshëm sepse ai ishte në panelet e mëparshme në gjykatën e OKB-së që dënuan ish-oficerë të Ushtrisë Serbe të Bosnjës Vujadin Popoviç, Ljubisa Beara, Drago Nikoliç, Vinko Pandureviç dhe Radivoje Miletiç dhe ish-kreu i inteligjencës dhe ish-kreu i sigurisë serbe të Bosnjës Zdravko Tolimir. Të gjithë u gjetën fajtorë për përfshirje në gjenocidin e Srebrenicës.

“Në vendimet kundër Popoviçit dhe Tolimirit, gjyqtari Sekule dha konkluzione në lidhje me provat dhe pyetjet që janë ngritur në procedurën e apelit kundër Karaxhiçit. Përmes këtyre konkluzioneve, gjyqtari Sekule konfirmoi vendimet e dënimit ndaj personave të cilët ishin nën vartësi të Karaxhiçit,” thuhej në mocionin e mbrojtjes.

Masa vjen pasi Theodor Meron, kryetari i trupit gjykues në apelin e Karaxhiçit kundër dënimit të tij për gjenocid dhe krime lufte, u largua vetë nga çështja muajin e kaluar pasi mbrojtja e ish-liderit politik serb të Bosnjës e akuzoi atë për paragjykim.

Meroni është gjithashtu kryetar i Mekanizmit për Tribunalet Penale Ndërkombëtare.

Karaxhiç kërkoi të hënën që Meron të mos lejohet të emërojë zëvendësin e vet ose zëvendësin e gjyqtarit Sekule.

“Nuk mund të jetë e drejtë që një gjykatës, i cili është tërhequr ose është skualifikuar, të jetë në gjendje të vazhdojë të ndikojë në rastin duke emëruar zëvendësin e tij,” tha mocioni i mbrojtjes.

Pas largimit të tij, Meron emëroi gjyqtarin Ivo Nelson de Caires Batista Rosa për ta zëvendësuar atë.

Karaxhiç ia drejtoi mocionin e tij të ri gjyqtarit Jean-Claude Antonetti, i cili mori vendimin në shtator për të hequr tre gjyqtarë nga procedura e apelit në rastin kundër ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç, gjithashtu bazuar në pretendimet për njëanshmëri.

Antonetti tha në vendimin e tij se të tre gjyqtarët – të cilët përfshinin Meronin – “dukeshin të njëanshëm”, sepse ata kishin dhënë më parë përfundime lidhur me Mlladiçin në raste të tjera në gjykatën e Hagës.

Karaxhiçi dhe Mlladiçi po gjykohen në procedura të ndara për gjenocid në Srebrenicë dhe disa komuna të tjera, përndjekje të boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjen dhe Hercegovinën, terrorizim të popullsisë së Sarajevës dhe marrjen peng të paqeruajtësve të OKB-së.

Sipas vendimeve të shkallës së parë, Karaxhiç u dënua me 40 vjet burg dhe Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm. Po zhvillohen aktualisht procedurat e apelit në të dyja rastet.

Etiketa: BurggjenocidGjykatëGjykatësgjyqtarKrimekrime luftekryetarLufteMasaMbrojtjaMlladiçOKBrosaSarajevështatorVendimet
Tjetri
Nën rrethim nga të gjitha anët, Saimir Tahiri jep dorëheqjen

Prokuroria shtyn me tre muaj hetimet për Tahirin, priten prova nga Italia e Mali i Zi

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.