AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Gratë serbe ende druhen të thonë #MeToo

Marijana SavicngaMarijana Savic
8 years më parë
në Opinion, Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
#MeToo. Foto ilustruese Pixabay.

Në një vend ku dhuna seksuale shihet ende si një “çështje private”, nuk është e habitshme që shumë pak gra janë të përgatitura të flasin hapur.

#MeToo. Foto ilustruese Pixabay.

Nisma #MeToo nuk ka fituar vrull në Serbi nëpërmjet lëvizjeve ose aktiviteteve lokale.

Së pari, kjo ndodh sepse konteksti i vendit ku filloi fushata, SHBA-ja, është shumë ndryshe nga konteksti i Serbisë.

Amerika ka një histori të gjatë lufte sociale për të mbrojtur të drejtat ose për të shtypur sjelljet dhe praktikat sociale problematike.

Një fushatë që theksonte nivelin e ngacmimit seksual ndaj grave duhet të kishte një ndikim shumë më të fortë në publik atje sesa në Serbi, ku historitë e luftës për vlerat progresive janë të margjinalizuar dhe neglizhuar qëllimisht prej kohësh.

Edhe para se të fillonte #MeToo, në Amerikë kishte shumë fushata që kërkonin zero tolerancë ndaj dhunës kundër grave dhe rrisnin ndërgjegjësimin se kjo nuk duhet të jetë një çështje e heshtur.

Në Serbi, nga ana tjetër, politikat kundër ngacmimeve seksuale janë në fazat fillestare dhe rregullimi ligjor në këtë fushë filloi vetëm kohët e fundit.

Kriminalizimi i ngacmimeve seksuale është i pranishëm vetëm përmes dy neneve të Kodit Penal serb, ndërsa disa ligje të tjera kanë ende kushte të diskutueshme. Ligji i punës, për shembull, thotë se ngacmimi seksual në vendin e punës nuk është një krim, por një kundërvajtje në vendin e punës.

Edhe këto zgjidhje të reja brenda Kodit Penal u miratuan vetëm pas presionit për të harmonizuar ligjin serb me të ashtuquajturën Konventa e Stambollit kundër dhunës ndaj grave, duke krijuar një nevojë normative për të përshkruar ndëshkimet për krimet e përmendura qartë në konventë.

Si përfundim, ekziston një mungesë përvoje institucionale në Serbi për të ndëshkuar vepra të tilla kriminale dhe asnjë fushatë publike nuk mund të ketë ndikuar në përmirësimin e legjislacionit dhe të ketë luftuar një problem që u njoh vetëm kohët e fundit nga ligji serb (ndryshimet në kodin penal në Serbi koinciduan me fushatën #MeToo në SHBA).

Këtu ne mbërrijmë te problemi i ardhshëm me të cilin Serbia është përballur për një kohë të gjatë – një mungesë besimi në institucione dhe një deinstitucionalizim në rritje të proceseve politike, përfshirë një zhvendosje të problemeve sociale nga ato institucione që kanë një mandat për t’i trajtuar ato.

Nëse ka mungesë besimi në institucione dhe nëse qytetarët nuk u besojnë atyre që kanë një mandat për të zgjidhur problemet, ata nuk do t’i trajtojnë ato institucione apo do të raportojnë problemin përkatës.

Nëse numri i femicideve – vrasjeve të grave – në Serbi është i lartë dhe nëse vetë autoritetet shtetërore konfirmojnë dështimin e institucioneve përkatëse për të dhënë një përgjigje adekuate, kjo është një tjetër shenjë që i dekurajon gratë nga raportimi i dhunës.

Humbja e besimit në institucione shkon krah për krah me dështimin e sistemit të vjetër socialist social që ushqente solidaritetin. Por, në një situatë lufte dhe të një procesi të egër tranzicioni, ku solidariteti është zhdukur virtualisht, duke i lënë individët të merren vetë me çështjet në vetë kapacitetin e tyre.

Ndërsa solidariteti i përgjithshëm është zhdukur, solidariteti i gruas është zbehur gjithashtu, duke hapur rrugën për heshtje publike.

Ideja kryesore në Serbi është se dhuna familjare dhe seksuale janë çështje private, gjë që krijon një situatë në të cilën komuniteti nuk reagon kur një grua ekspozohet ndaj dhunës ose ngacmimeve seksuale – një tjetër mesazh që gruaja të vazhdojë të heshtë dhe jo të kërkojë drejtësi.

Rënia e sistemit shoqëror dhe vlerave të tij themelore që ka ndodhur në Serbi në dy dekadat e fundit është aq e thellë saqë Serbia është kthyer në fazën e një shoqërie para-politike në të cilën problemet si ngacmimet seksuale nuk shihen si prioritet nga shoqëria, e cila pastaj rezonon me opinionin e përgjithshëm publik.

Stigmatizimi i viktimave është një faktor tjetër që ndikon në nivelin e ulët të raportimit të dhunës seksuale dhe mungesës së vullnetit të viktimave për të folur publikisht.

Modelet shoqërore tradicionale janë ende të forta në Serbi, duke përfshirë një ndarje gjinore të roleve sociale.

Këto modele e vendosin gruan në sferën private, ku ajo është pasive. Çdo shkëputje nga ajo sferë, duke e deklaruar veten publikisht si viktimë e ngacmimeve seksuale, pavarësisht se ku ndodhën ngacmimet – në shtëpi, në punë apo diku tjetër – mund të çojnë në një efekt krejtësisht të kundërt dhe të ndodhë që të fajësohet ajo.

Prandaj, shumë gra që përjetojnë ngacmime seksuale (në punë) zgjedhin të qëndrojnë të heshtura dhe të jetojnë në një lloj tiranie heshtjeje, të vetëdijshme se nëse flasin, ato do të shkelin (deklarativisht jo-ekzistues, por në të vërtetë shumë të pranishme) shpërndarjen e pushtetit, në të cilën pushteti i mashkullit formëson një realitet shoqërisht të pranueshëm.

Një shembull i qartë i kësaj është rasti i ish-ministrit të brendshëm Bratislav Gasiç.

Kur ai bëri publikisht një vërejtje shumë seksiste për një gazetare femër – “Më pëlqejnë gazetaret femra të ulura në gjunjë!” – ai tregoi qartë se si zyrtarët më të lartë shtetërorë në Serbi e trajtojnë çështjen e barazisë gjinore dhe problemin e ngacmimeve seksuale.

Kjo tregon gjithashtu politikën shtetërore lidhur me këtë çështje. Gasiç u dënua duke humbur postin e tij si ministër, por pas vetëm një viti, ai u emërua në një tjetër pozicion kyç, si kreu i sigurisë kombëtare.

Kjo ishte shumë ndryshe nga rasti i Harvey Weinstein, i cili mbetet totalisht i ngujuar në SHBA. Ishte më i ngjashëm me rastin Brett Kavanaugh, i cili, pavarësisht akuzave për ngacmime seksuale, iu dha një vend pune si gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara.

Është gjithashtu e rëndësishme që lëvizja #MeToo të dalë nga industria e filmit, e cila është një media në vetvete.

Gratë në Hollivud, të cilët vendosën të flisnin për ngacmimin seksual, kishin në duart e tyre një nga mediat më të forta në botë, kështu që mesazhi i tyre u përhap me shpejtësi te publiku.

Në Serbi, industria e filmit mbetet totalisht e verbër ndaj kësaj fushate globale dhe gratë që punojnë atje, përveçse iu përgjigjen pyetjeve të disa gazetarëve, nuk kanë folur kurrë për këtë.

Në këtë mënyrë, mundësia e “përhapjes” së kësaj fushate në një sferë publike më të gjerë, përmes lenteve të zëdhënësve lokalë, është humbur.

Frika nga një humbje e mundshme e angazhimit, e stigmatizimit dhe besimi se ekspozimi publik do të sjellë pothuajse me shumë siguri dënime dhe probleme të reja në vend që të ndryshojë qëndrimet dhe të zvogëlojë një praktikë të keqe, ka mbizotëruar dhe ka bërë që gratë në industrinë e filmit në Serbi të heshtin në lidhje me #MeToo.

Për më tepër, nëse shohim sferën më të gjerë të medias në Serbi, jo vetëm industrinë e filmit, mund të dimë deri në ç’masë tabloidizimi ka gërryer normat etike dhe kodet e sjelljes në gazetari dhe në të cilat gratë trajtohen ekskluzivisht nëpërmjet një diskursi seksist dhe misogjinist.

Në një shoqëri të varfër, me vlera dhe institucione të shkatërruara, ku mediat shpesh I përshkruajnë vrasjet mizore të grave nga ish-burrat ose partnerët e tyre si “krime pasioni” – që shpesh i provokojnë vetë gratë – mund të shohim pse vendosja e një hashtagu #MeToo me emrin e dikujt është më tmerruese sesa fuqizuese për një shumicë grash.

Nga ana tjetër, kjo fushatë është një mësim dhe një frymëzim për të gjithë ne, duke luftuar që problemi i dhunës seksuale të njihet dhe të bëhet i rëndësishëm – dhe që institucionet që janë të detyruara të sigurojnë parandalim dhe mbrojtje dhe për publikun e gjerë, që duhet të ndryshojë qëndrimet e tij ndaj kulturës së dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Ajo na jep shpresë se kjo erë globale ndryshimi duhet të fryjë edhe në Serbi.

Mendimet e shprehura në rubrikën e Opinioneve janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: AmerikaBIRNdhunaDhuna seksualeDhunëfushatagazetargazetaregazetaretGjykatëgjyqtargraKodit PenalKrijonKrimKrimeLokaleLufteMASmbrojtjeMediandarjendikimnismaParaPunëSerbiSerbiaSHSHBA
Tjetri
Serbia dhe Kosova nxiten të punojnë më shumë drejt objektivave europiane

Rekomandimet për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim madhor

media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.