AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Maqedonia fillon procedurën e ndryshimit të emrit

Sinisa Jakov MarusicngaSinisa Jakov Marusic
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parlamenti maqedonas. Foto: MIA.

Qeveria e Maqedonisë do të përpiqet të përshpejtojë vënien në zbatim të marrëveshjes historike të emrit me Greqinë pasi parlamenti mbështeti fillimin e procedurës për të ndryshuar emrin e vendit, me opozitën që përjashtoi deputetët e saj që mbështetën marrëveshjen.

Parlamenti maqedonas. Foto: MIA.

Pasi parlamenti maqedonas dha mbështetjen e tij për ndryshimin e emrit të vendit të premten në mbrëmje, qeveria shprehu optimizëm për dy fazat e ardhshme të nevojshme për ndryshimin e kushtetutës për ta lejuar këtë dhe shpreson të mbledhë mbështetje edhe më të madhe nga deputetët e opozitës.

“Dëshiroj t’i falënderoj këta deputetë të guximshëm të opozitës VMRO DPMNE, të cilët vunë interesin e vendit dhe qytetarëve para interesave të tyre partiake, pavarësisht nga presioni i panevojshëm politik nga lidershipi i partisë së tyre,” tha kryeministri Zoran Zaev në një konferencë shtypi pas votimit, faza e parë në procedurën për ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Të premten në mbrëmje, pas një dite tensionesh të larta dhe pasigurie, qeveria e Zaevit kaloi një test kyç kur 80 ligjvënës votuan në favor dhe 39 kundër mocionit të saj për të filluar procedurën për ndryshimin e kushtetutës për të lejuar që emri i vendit të ndryshohet në Republika e Maqedonisë së Veriut – siç kërkohet në marrëveshjen e arritur me Greqinë këtë verë.

Nga 48 deputetë të koalicionit opozitar të udhëhequr nga VMRO DPMNE, lidershipi i të cilës e kundërshton fuqishëm marrëveshjen e emrit, tetë votuan pro saj, gjë që ishte vendimtare për arritjen e shumicës së kërkuar prej dy të tretave.

Zaev tha se akoma më shumë deputetë të opozitës fillimisht kanë shprehur dëshirën për të votuar në favor dhe shpresojnë që disa prej tyre do të mbështesin marrëveshjen gjatë dy raundeve të ardhshme të votimit.

Megjithatë, udhëheqësi i opozitës VMRO DPMNE, Hristijan Mickoski, nuk ishte i kënaqur. Në një konferencë për shtyp në mesnatë ai tha se lidershipi i partisë kishte dëbuar shtatë deputetët e VMRO DPMNE që guxuan të mos i bindeshin direktivës së saj.

“Ata tani do të duhet të jetojnë me këtë turp,” tha Mickoski, duke akuzuar shumicën qeverisëse për ushtrim presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të tyre.

Tetë deputetët e opozitës, të cilët votuan pro, vinin nga radhët e Partisë së vogël Socialiste, një aleate e VMRO DPMNE.

Procesi vazhdon përpara

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në parlament. Foto: BETA/VLADA MAKEDONIJE/MO

Pas votimit të suksesshëm të së premtes për të filluar procedurën e ndryshimit të emrit, qeveria tani ka 15 ditë kohë për të dorëzuar projekt-ndryshimet në kushtetutë në parlament për një votim të përsëritur.

“Ne nuk do të humbim kohë dhe do të përpiqemi ta shpejtojmë procesin,” tha Zaev të premten.

Nëse deputetët i miratojnë projekt-ndryshimet, ato gjithashtu do të duhet të dërgohen për një debat publik, pas të cilit parlamenti do të duhet të votojë për herë të tretë dhe të fundit. Vota e tretë përsëri do të kërkojë një shumicë prej dy të tretash.

Ky proces mund të zgjasë deri në fund të vitit dhe finalizimi i tij do të jetë sërish i pamundur pa mbështetjen e përsëritur të së paku disa prej ligjvënësve të opozitës.

Tetë deputetët, votat e të cilëve u dukën vendimtare për shumicën qeverisëse, bënë një deklaratë të përbashkët të premten në të cilën ata kushtëzuan mbështetjen e tyre të mëtejshme me katër kërkesa.

Tre prej tyre përmendën nevojën për garanci shtesë për identitetin maqedonas dhe garancitë se nëse Greqia vazhdon të bllokojë pranimin e vendit në BE dhe NATO në të ardhmen, marrëveshja e emrit do të bëhet e pavlefshme.

Kushti i katërt kërkon formimin e një komisioni parlamentar që do të mendonte mënyra për pajtim kombëtar dhe “falje” në shoqërinë politikisht të ndarë të Maqedonisë.

Duke iu përgjigjur këtyre kërkesave, Zaev tha të premten se nuk ka asnjë problem me këtë, duke këmbëngulur se ai gjithashtu sheh një nevojë për pajtim.

Megjithatë, duke iu përgjigjur shqetësimeve se kërkesa e katërt mund të fshehë një përpjekje për një amnisti për zyrtarët e mëparshëm dhe aktual të VMRO DPMNE-së, të cilët aktualisht po gjykohen për krime të ndryshme, ai tha se “nuk kishte asnjë qëllim të ndërhynte në punën e sistemit gjyqësor”.

Lavdërime ndërkombëtare dhe rajonale

Progresi në parlamentin e Maqedonisë u prit me përgëzime dhe lavde ndërkombëtare dhe rajonale.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg përshëndeti votimin e suksesshëm.

“Është në dorën e qeverisë dhe udhëheqësve politikë që të përfundojnë procedurat kombëtare mbi marrëveshjen e emrit dhe për të kapur këtë mundësi historike për ta sjellë vendin në NATO,” shkroi Stoltenberg në Twitter.

Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn shkroi në Twitter se ishte “Një ditë e madhe për demokracinë në Shkup MK”.

Ai gjithashtu përgëzoi “të gjithë ata që vendosën të ecnin përgjatë rrugës së BE-së. Pres që zgjedhja e lirë e të gjithë deputetëve të respektohet plotësisht, sidomos e atyre që bënë para sonte. Ne kemi nevojë për shtete, jo për lojëra partiake.”

Ministri i Jashtëm grek Alexis Tsipras përgëzoi homologun e tij maqedonas pas votimit.

“Përgëzime për mikun tim Zoran Zaev! Votimi i sotëm është një hap i madh drejt suksesit tonë të përbashkët. Një hap shumë i rëndësishëm për një të ardhme paqësore dhe të begatë për popullin tonë!” shkroi Tsipras në Twitter.

Nëse dhe kur Maqedonia zbaton ndryshimet kushtetuese, do të jetë në dorë të parlamentit grek që të nxisë ratifikimin e marrëveshjes së emrit në parlamentin në Athinë si hapin përfundimtar drejt përfundimit të saj.

Një afat joformal për zbatimin e marrëveshjes është në mars të vitit të ardhshëm, në mënyrë që parlamenti grek të jetë në gjendje të ratifikojë marrëveshjen para se Greqia të shkojë në zgjedhjet e përgjithshme, në të cilat forcat politike kundër marrëveshjes kanë një shans të vërtetë për të fituar.

Etiketa: Alexis TsiprasBEdeputetEmriGjyqGreqiaKomisioneriKrimekushtetueseMaqedoniaMarrëveshjambështetjeNATOParaparlamentPunëQeveriaShkupShpresONTwitterVMRO DPMNEVotavotimVotimiZgjedhjetZoran Zaev
Tjetri
Dy ish-deputetë socialistë përfundojnë në pranga

Dy ish-deputetë socialistë përfundojnë në pranga

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.