AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Dy ish-deputetë socialistë përfundojnë në pranga

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, Ministrja e Shwndetwsisw dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ministrja e Drejtwsisw, Etilda Gjonaj, gjatw prezantimit tw skemws sw re pwr trajtimin e tw dwnuarve me masw mjekwsore “mjekim i detyruar” më 26 korrik 2018. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Ish Deputeti Arben Ndoka u arrestua nën akuzën për organizatë kriminale ndërsa ish-deputeti tjetër Arben Çuko dyshohet për korrupsion pasiv gjatë kohës që ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Deputeti Arben Ndoka duke dale nga parlamenti me 18 shtator 2014. LSA / FRANC ZHURDA

Dy ish-deputetë socialistë u arrestuan nga policia në bazë të urdhërave të prokurorëve të krimeve të rënda ditën e dielë për akuza të veçanta, bëri të ditur policia. Operacionet e pazakonta çuan në pranga ish-deputetin socialist Arben Ndoka nga Lezha, i cili për shumë vite u bë simbol i lidhjeve të Partisë Socialiste me persona me të shkuar kriminale, si dhe ish-deputetin e Lushnjës Arben Çuko, i cili dyshohet për marrje mite  nga të burgosurit.

Sipas policisë, Ndoka “dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash”. Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka zbuluar se grupi kriminal ka abuzuar me trojet shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit.

Ndoka u bë deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga listat e Partisë Socialiste në Qarkun Lezhë në vitin 2014 pas dorëheqjes së dy deputeteve socialiste njëra pas tjetrës në periudhën nga krijimi i Kuvendit të ri në shtator 2013 deri në janar 2014. Gjatë viteve 2014 e 2015, Ndoka u sulmua nga opozita për të shkuarën e tij kriminale. Ai ishte dënuar në Itali për trafik qenies njerëzore dhe pati përfituar nga gjykatat shqiptare, të cilat bënë të mundur lirimin e tij brenda tri vitesh nga shtatë që ishte dënimi fillestar. Simbol i nevojës për dekriminalizimin e politikës shqiptare, Ndoka dha dorëheqjen në shtator 2015 dhe deklaroi se ishte viktimë e rrethanave dhe i pafajshëm për akuzën për trafik qeniesh njerëzore. Në dhjetor 2017, ish-deputeti humbi të vëllain Aleksandër Ndoka, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë.

Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, Ministrja e Shwndetwsisw dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ministrja e Drejtwsisw, Etilda Gjonaj, gjatw prezantimit tw skemws sw re pwr trajtimin e tw dwnuarve me masw mjekwsore “mjekim i detyruar” më 26 korrik 2018. Foto: LSA / MALTON DIBRA

I arrestuari tjetër, Arben Çuko, ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Qarkun Fier që nga viti 2009 dhe ka qenë anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare për parlamentin e kaluar. Në vitin 2017, ai u bë Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, ndërsa u shkarkua muajin e kaluar.

“A. Ç dyshohet se është i përfshirë në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën e Drejtorit të Burgjeve”, bëri të ditur policia.

Arrestimi i Çukos u përshëndet nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se ndjehej i “keqardhur” për ish-deputetin e tij.

“Keqardhje për A.Çukon po për ne s’ka dy qëndrime në raport me ligjin,ka vetëm një”, tha Rama në Twitter.

Etiketa: AkuzaArben CukoArben NdokaarrestimideputetDibraEdi RamaEtilda GjonajFalsifikimi i dokumenteveFierItaliKorrupsionkorrupsion pasivKrim i OrganizuarKryeministri Edi RamaLezhëOgerta ManastirliuOpozitaorganizatë kriminalePartisë SocialistePoliciaprokurorRamaraportshqipshqiptareshtatorTrafikTwitter
Tjetri
Kufijtë mund të jenë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi

Kufijtë mund të jenë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.