AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Emigrantët mblidhen në kufijtë serbë dhe boshnjakë për të hyrë në Kroaci

Mladen LakicMaja ZivanovicAnja VladisavljevicngaMladen Lakic,Maja Zivanovicdhe1 të tjerë
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto: Elena Geroska

Policia kroate tha se informacione të rreme se vendi europian do të hapte kufijtë e tij bënë që qindra emigrantë dhe refugjatë të mblidheshin në pikat kufitare në Serbi dhe Bosnje, me shpresën për të hyrë në Kroaci.

Foto ilustruese Elena Geroska

Rreth 400 emigrantë dhe refugjatë u mblodhën të martën në kufirin e Bosnjes dhe Hercegovinës me Kroacinë, me një numër pothuajse të ngjashëm në kufirin e Serbisë me Kroacinë, njoftoi media vendase.

Policia kroate njoftoi se ishin përhapur informacione të rreme se shteti i BE-së do të hapte kufijtë e tij.

“Midis popullsive emigrante në territorin e Bosnjës dhe Serbisë, po përhapen informacione të rreme se Republika e Kroacisë do të lejojë hyrjen e tyre në territorin e saj, si dhe kalimin e mëtejshëm në vendet e Europës Perëndimore,” thuhej në një deklaratë të policisë.

Policia lokale dhe pjesëtarët e forcave kufitare të Bosnjës u vendosën në pikën kufitare Maljevac në Bosnjën dhe Hercegovinën veriore, ku disa qindra emigrantë dhe refugjatë shpresonin të kalonin në Kroaci, por situata mbeti e qetë, pa raportuar incidente.

Disa qindra gjithashtu u mblodhën në kalimin kufitar të Batrovcit midis Serbisë dhe Kroacisë, pranë qytetit Sid, duke shpresuar gjithashtu të hynin në vendin e BE-së.

Sipas mediave serbe, emigrantët dhe refugjatët vinin nga kampet e Adasevcit dhe Principovcit.

Më vonë raportet nga mediat lokale sugjeruan se disa emigrantë dhe refugjatë tashmë janë kthyer në kampe.

Të hënën në mbrëmje, një grup prej rreth 100 emigrantësh dhe refugjatësh arritën në vendkalimin kufitar të Izacic të Bosnjës dhe kaloi gjithë natën në qiell të hapur, por që atëherë janë kthyer në qendrat e emigrantëve në Bihac dhe Velika Kladusa, tha për mediat lokale Sanela Dujkoviç, një zëdhënëse për policinë kufitare boshnjake.

Disa shprehën zhgënjim se nuk u lejuan të vazhdojnë udhëtimin e tyre në BE.

“Ne po presim dhe po lutemi që kufiri të hapet. Nuk duam të kthehemi,” tha njëri prej tyre, Nagris, për BIRN.

Sipas vlerësimeve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR, numri i refugjatëve dhe emigrantëve në Serbi në tetor ishte rreth 3,900, prej të cilëve rreth 3,400 u strehuan në qendrat e strehimit shtetërore dhe në qendrat e pritjes, përfshirë rreth 200 të strehuar në çadra në Principovac dhe Adasevci.

Të dhënat nga Qendra për të Drejtat e Njeriut të Beogradit sugjerojnë se ka edhe rreth 500 njerëz në vendet joformale, kryesisht në zonën e Beogradit dhe në zonat kufitare.

Shumica megjithatë po strehohen në një qendër pritjeje në Obrenovac dhe një qendër azili në Krnjaca në Beograd.

Në Bosnje dhe Hercegovinë që nga fillimi i vitit deri më 17 tetor, pak më shumë se 18,000 emigrantë dhe refugjatë u regjistruan në rrugën e re të ashtuquajtur “Rruga ballkanike”, e cila kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe në disa raste edhe Serbisë.

Një total prej 6,411 emigrantësh erdhën nga Pakistani. Të tjerë erdhën nga Irani (2,944), Siria (2,533), Afganistani (2,962) dhe Iraku (1,675), tha për BIRN Shërbimi Boshnjak për Punët e Jashtme.

Etiketa: AfganistaniBEBeogradBIRNBosnjeEmigranteIraniKroaciLokaleMediaPakistaniPoliciaPunërruga ballkanikeSerbiSHshqipSiriaUNHCR
Tjetri
Banorët e Mengëlit festojnë hapjen e shkollës, si fitore pas protestave

Banorët e Mengëlit festojnë hapjen e shkollës, si fitore pas protestave

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.