AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Masa e sigurisë pas VOL-VO4, ish-deputetët dhe shumica e të arrestuarve lihen në burg

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtori i Burgjeve, Arben Çuko, Ministrja e Shwndetwsisw dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, Ministrja e Drejtwsisw, Etilda Gjonaj, gjatw prezantimit tw skemws sw re pwr trajtimin e tw dwnuarve me masw mjekwsore “mjekim i detyruar” më 26 korrik 2018. Foto: LSA / MALTON DIBRA

Seanca e verifikimit të masës së sigurisë për 34 të arrestuar pas operacionit VOL-VO4, zgjati gati 10 orë, ndërsa gjykata vendosi arrest me burg për 24 nga të ndaluarit, tetë u lanë në arrest shtëpiak dhe dy gra në masë detyrim paraqitjeje. Avokatët mohuan akuzat dhe cilësuar arrestimet të paligjshme.

Konferenca për shtyp e Drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu pas operacionit.

Seanca për verifikimin e masës së sigurisë së caktuar ndaj 44 personave në kuadër të operacionit VOL-VO4, të proceduar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal të shtrirë në gjithë vendin të përfshirë në trafikun e narkotikëve dhe tjetërsimin e pronave zgjati gati 10 orë.

Në seancën maratonë ishin të pranishëm fizikisht 34 personat e arrestuar  gjatë ditëve të fundit, ndërsa u bë vlerësim mase në mungesë për 10 të tjerë. Prokuroria paraqiti ndërkohë para gjykatës një pjesë të provave ndaj të akuzuarve, për trafik narkotikësh, tjetërsim pronash, korrupsion e të tjera, përfshi përgjime telefonike dhe kërkojë masa sigurie me burg për shumicën e tyre.

Avokatët e të arrestuarve thanë se arrestimi kishte qenë i paligjshëm dhe se prokuroria nuk kishte prove. Ata e cilësuan procesin absurd, ndërsa thanë se të mbrojturit i kishin thënë gjykatës se po bëheshin “kurban për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”.

Në fund të seancës gjykata vendosi të linte në burg dy ish-deputetët e Partisë Socialiste dhe 22 të arrestuar të tjerë, ndërsa 8 persona u lanë me masë sigurimi “arrest shtëpie” dhe dy gra u lanë me masë “detyrim paraqitjeje”.

Të 34 personat u arrestuan të shtunën dhe të dielën në atë që policia dhe prokuroria e pagëzuan si operacioni “VOL-VO4”. Ndër të arrestuarit e operacionit ishin dy ish-deputetë të Partisë Socialiste. Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko dhe ish-deputeti i Lezhës Arben Ndoka. Çuko akuzohet për trasferimin të paligjshëm të një të dënuari. Ndërkohë Ndoka sëbashku me 12 persona të tjerë të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim, një pjesë anëtarë të familjes së tij akuzohet për tjetërsim pronash.

Po ashtu policia e prokuroria njoftuan se kishte ndaluar 27 anëtarë të një organizate trafiku narkotikësh të drejtuar nga vëllezërit nga Avdyli nga Shijaku, të dënuar edhe më parë për vepra të rënda penale.

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa lavdëruan punën e policisë dhe prokurorisë pas operacionit. Rama shkroi në Tëitter se do ta bënte vendin “të pajetueshëm për kriminelët”, ndërsa shprehu keqardhje për arrestimin e ish-deputetit Arben Çuko.

Në krahun tjetër kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se të arrestuarit ishin “peshq të vegjël që sërish do të lirohen, siç ka ndodhur më parë”. Basha akuzoi Ramën dhe prokurorinë se po manipulonin dosjen “hetimore të Vangjush Dakos”.

Masa e sigurisë

Në orën 09:00 të mëngjesit, gjyqtari Bib Ndreca çeli seancën ku nisi verifikimi i 34 të ndaluarve: Arben Çuko, Arben Ndoka, Hajri Seferi, Jasin Kala (alias Jasin Avdyli), Shkëlqim Avdyli, Astrit Avdyli(alias Sulejmani), Saimir Gjepali, Altin Avdyli, Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Denis Llaftiu, Esat Mehmeti, Saimir Sulejmani, Elis Guri, Ilirjan Prifti, Petro Kuci (alias Abedin Kuçi), Ardit Gjyriqi, Elton Shehaj, Armand Spiro, Zef Lazri, Artur Balla, Gjevi Ndoka(alias Xhevair), Bledi Ndokaj, Paulin Simoni, Zef Lazri, Bledar Koçi, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, Vasil Nika, Genc Zeneli, Mimoza Ndoka dhe Marjeta Perskura.

Rreth orës 11:00 prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë lexuar kërkesën e tyre duke kërkuar vlerësimin si të ligjshëm ndalimin e 34 personave të sipërcituar dhe lënien në fuqi të masës së së sigurisë “arrest në burg”  për 30 prej tyre, “arrest shtëpie” për Luigj Palokën, Vlash Gazullin e Vasil Nikën për shkak të moshës së tyre dhe detyrim paraqitje për Mimoza Ndokën e cila është nënën e një foshnjeje disa muajshe.

Të gjithë mbrojtësit ligjor kanë kundërshtuar kërkesat e prokurorisë, duke i kërkuar gjykatës lirimin e klientëve të tyre për paligjshmëri të ndalimit si edhe mungesë të provave.

Gjatë zhvillimit të kësaj seance që zgjati rreth 10 orë, deri në orën 19:00 të mbrëmjes së të mërkurrës, një prej të ndaluarve, Vlash Gazulli 74 vjeç, shfaqi dobësi fizike.

Pasi gjyqtari Bib Ndreca u njoh edhe me pretendimet e mbrojtjes dhe të të ndaluarve, vendosi që të caktojë një tjetër masë sigurie, atë të arrestit shtëpiak për tetë prej të arrestuarve, konkretisht për: Bledi Ndoka, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, Vasil Nika dhe Genc Zeneli, të dyshuar për tjetërsim të tokës me anë të falsifikimit të dokumenteve. Gjithashtu, u zbut masa e sigurisë në detyrim paraqitje edhe Mimoza Ndoka dhe Marjeta Perskura, edhe këto të dyshuara për të njëjtat vepra penale.

Të gjithë të arrestuarit e tjerë përfshi dy ish-deputetët u lanë me masë sigurie arresti në burg. Prokuroria thotë se ka provuar përfshirjen e tyre në vepra të ndryshme penale, përfshi trafikun e narkotikëve, tjetërsimin e pronës, falsifikimin e dokumenteve e të ngjashme.

Pas përfundimit të seancës së masës së sigurisë, avokati mbrojtës të deputetëve Arben Çuko dhe Arben Ndoka, Maks Haxhia e cilësoi këtë process si të montuar nga prokuroria ose nga një organ tjetër poshtë prokurorisë. “Ajo që ishte më qesharakja, që na bind katërcipërisht se ky process është i montuar nga organi i prokurorisë, është prezantimi i vendimit nga ana e gjyqtarit të çështjes, i cili në mes të seancës deklaroi se nuk e kishte ditur që zonja Mimoza Ndoka ka qenë me fëmijë të vogël…, ndërkohë që, kur një gjyqtar e merr një proces e shqyrton atë në gjithë detajet”, tha Haxhia.

Ai tha edhe se ndër të arrestuarit ishin tre të moshuar që nuk mund të liheshin në burg për shkak të moshës.  Haxhia po ashtu pretendoi se ish-deputetit socialist, Arben Çuko, nuk kishte pranuar transferimin e  të burgosurit nga burgu i Burrelit në atë të Peqinit.

Avokati mbrojtës i familjes Avdyli nga qyteti i Shijakut, Baftjar Rusi, u shpreh se nuk ka asnjë provë të vetme që të ndaluarit të mbahen në burg dhe se gjithçka ishte e montuar. Ai e cilësoi si një “shoë” që mund t’i shërbejë më shumë politikës.

Nga ana e saj prokuroria thotë se arrestimet janë kryer pas një hetimi dy vjeçar.  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda pas muaj të tërë përgjimesh zbuloi një grup kriminal që vepronte në fushën e trafikimit të narkotikëve në zonën e Shijakut, ndërsa u gjet një rrjet trafikantësh në gjithë vendin, nga Hasi në Delvinë e në disa shtete të Bashkimit Evropian.

Hetimet, që çuan në arrestimin e 27 pjesëtarëve të organizatës, sekuestrimin e një sasie narkotikësh, ndërsa zbuluan sipas prokurorisë se grupi i goditur pas operacionit VOL-VO4, ishte përfshirë në një sërë aferash korruptive, duke ushtruar ndikim te funskionarë të administratës.

“Gjatë gjithë hetimit rezultoi se pjesëtarët e këtij grupi kriminal, kryenin edhe vepra të tjera penale, si korrupsion në sektorët publikë të ndryshëm, hipotekë, polici, bashki, dhe institucione të tjera të administratës shtetërore, për të cilat po vazhdojnë hetimet në vijimësi”, tha të hënën gjatë një konference për shtyp drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela.

Mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-deputetë të Partisë Socialiste. Ish-deputeti i PS Arben Ndoka “dyshohet për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash”.

Ndërsa Arben Çuko i cili deri një muaj më parë ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve u arrestua për “korrupsion pasiv”, ndërsa kishte bërë trasferimin e një të dënuari.

 

 

Etiketa: Arben NdokaArrestarrestimiavdyliBashaBib NdrecaBurgdetyrimDonika PrelaEdi RamaGjykataGjykatësgjyqtargraHetimetkonferenceKorrupsionKrimeKryeministri Edi RamaLezhëLulzim BashaMASMasandikimParapoliciPoliciaprokurorProkuroriaPSRamaRusiSeancaSHshqipSigurimiTrafiktrafikuVladimir MaraVOL-VO4
Tjetri
Vendet e Ballkanit mendojnë të ndalojnë eksportet e armëve në Arabinë Saudite

Vendet e Ballkanit mendojnë të ndalojnë eksportet e armëve në Arabinë Saudite

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.