AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

Komisioneri Publik kërkon në Apel shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
8 years më parë
në Korrupsioni, KP, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtari i Gjykatës Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dalë nga seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK, në Tiranë më 31 korrik 2018. Foto: LSA

Pas rekomandimit të ONM, edhe Komisioneri Publik i cilëson kontradiktore arsyetimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për pasuritë e gjyqtarit Artur Malaj-përfshirë edhe vilën 3-katëshe në Vlorë për të cilën Komisioneri thotë se “është e paqartë se kush, kur dhe pse u ndërtua”.

Gjyqtari i Gjykatës Administrive e Apelit, Artur Malaj duke dalë nga seanca dëgjimore e Komisionit të Pavarur te Kualifikimit, KPK, në Tiranë më 31 korrik 2018. Foto: LSA

Komisioneri Publik njoftoi të premten se do të apelonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Në vendimin e dërguar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri kërkon shkarkimin e Malajt, pasi sipas tij nuk kishte justifikuar mjaftueshëm pasurinë dhe se kishte dyshime që kishte bërë përpjekje për ta fshehur atë.

Komisioneri thotë se treshja e KPK-së që hetoi Malajn kishte dalë në përfundime kontradiktore dhe se vendimi nuk përputhej me gjetjet e hetimit administrativ. “Komisioni është mbështetur në arsyetime dhe interpretime kontradiktore lidhur me përmbajtjen dhe zbatimin e dispozitave kushtetuese dhe legjislacionit të posaçëm”, thuhet në vendimin e Komisionerit Publik, Darjel Sina.

Ai arsyeton se pasuritë zyrtare të gjykatësit dhe të afërmve të tij kishin probleme. “Komisioneri Publik nuk krijon bindjen se subjekti i rivlerësimit ka deklaruar saktësisht dhe plotësisht pronat në përdorim, posedim apo disponim të tij dhe të personave të tjerë të lidhur”, thuhet në ankim.

Gjyqtari Artur Malaj u konfirmua në detyrë më 3 gusht nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo dhe anëtare Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. Malaj, 49 vjeç, ka një karrierë të gjatë si gjyqtar dhe më pas kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe është emëruar më 2013 nga Presidenti Bujar Nishani gjyqtar në Gjykatën Administrative të Apelit. Artur Malaj u përfshi në listën prioritare të rivlerësimit pasi kandidoi për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Pas vendimit të KPK-së për konfirmimin e tij Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri publik kundërshtimin, duke i kërkuar Komisionerit  më 10 gusht të apelonte. Në rekomandimin e bërë publik së fundmi, ONM thotë se konfirmimi ishte “i pajustifikueshëm”. “Në të kundërt, rezultatet e hetimit rivlerësues të KPK-së çojnë vetëm në një përfundim: shkarkimin nga detyra,” argumentojnë vëzhguesit ndërkombëtarë në rekomandimin e dorëzuar në institucionin e Komisionerit Publik.

Komisioneri Publik ka reflektuar në apelim një pjesë të këtij rekomandimi, por ndryshe nga ONM që hedh dyshime për përshtatshmërinë e figurës së Malajt dhe për profesionalizmin e tij, apelimi është fokusuar vetëm në kriterin e pasurisë.

Komisioneri megjithatë ka vënë në dukje disa herë raportin e DSIK-së sa i përket pronësisë së një vile tre katëshe, të cilën gjyqtari ka paraqitur si adresë për vite me rradhë. Një investigim i BIRN gjeti se kjo vilë e regjistruar në emër të ish-sekretares së Malajt është banuar për vite me radhë prej tij, nënës dhe vëllait të gjyqtarit si dhe është përfituar përmes një vendimi të dyshimtë të Gjykatës së Vlorës.

Lexo edhe:

  • Konfirmimi i gjyqtarit Artur Malaj konsiderohet “i pajustifikueshëm” nga ONM
  • KPK konfirmon gjyqtarin Artur Malaj, pavarësisht dyshimeve të ONM
  • Pikëpyetjet e panumërta mbi pronat rrezikojnë pozitën e gjyqtarit Artur Malaj
  • Si e ‘fshehu’ gjyqtari Artur Malaj vilën 3-katëshe nga vetingu

Komisioneri po ashtu e rendit vilën në listën e pasurive të diskutueshme. Në arsyetimin e tij Komisioneri thotë se shpjegimet e Malajt në këtë rast kishin qenë kontradiktore. Se ai vetë nuk kishte provuar dot të kundërtën e dyshimit se ishte pronar i vilës. “Në përmbledhje, nga tri burimet e informacionit, të trajtuara hollësisht më lart, mbetet akoma e paqartë se kur, kush dhe pse e ndërtuan këtë vilë. Ajo që del nga deklarimet dhe faktet është se kjo banesë është fituar nga një vendim gjyqësor që lë vend për interpretim. Është shfrytëzuar për një kohë relativisht të gjatë nga familjarët e subjektit të rivlerësimit dhe është përdorur si adresë nga subjekti vetë”, shkruan Komisioneri në apelim.

Po ashtu, Komisioneri del në përfundim tjetër edhe sa i përket pasurive të tjera të gjykatësit dhe pasurive të personave të lidhur. Duke iu referuar këtyre të fundit, kunatit, motrës dhe një nipi, Komisioneri thotë se KPK i ka shqyrtuar ata si persona të lidhur gjatë hetimit administrativ, por ka ndryshuar qëndrim në arsyetimin e vendimit duke mos i kualifikuar si të tillë.

Komisioneri thotë se asnjë nga personat e lidhur nuk justifikonte shpenzimet. Kunati i gjykatësit kishte shpenzuar në 10 vjet 40.5 milionë lekë në pasuri të patundshme e të tjera. Ndërkohë nipi i tij me një rrogë modeste kishte shpenzuar më shumë se 10 milionë lekë. Komisioneri thotë se nga hetimi ata nuk justifikonin pasurinë, ndërsa thotë se në disa raste KPK nuk hetoi deri në fund, duke mos provuar burimin e ligjshëm të këtyre pasurive.

“Në rastin konkret, Komisioni arsyeton në mënyrë kontradiktore, duke cilësuar se ka kryer hetim pasuror mbi personat e tjerë të lidhur me subjektin e rivlerësimit, ndërkohë që nuk shprehet mbi rezultatet e hetimit pasuror nëse ata (personat e tjerë të lidhur) e kanë përmbushur detyrimin për të justifikuar ligjshmërinë e burimit të krijimit të pasurive”, thuhet në apelim.

Po ashtu Komisioneri thotë se kishte probleme edhe me një apartament të blerë në Tiranë, i deklaruar në tre vlera të ndryshme dhe me sipërfaqe të ndryshme nga realja. Sipas Komisionerit apartamenti ishte deklaruar fillimisht 61 mijë euro, pastaj 55 mijë dhe në deklaratën veting 5 milionë lekë. Komisioneri thotë se ky deklarim i fundit ishte fiktiv, pasi çmimi rezultonte nën vlerën minimale të pronës.  “Për sa më sipër konstatojmë se subjekti i rivlerësimit z. Malaj nuk ka deklaruar saktësisht vleftën e pasurisë, duke mos përmbushur detyrimet ligjore të përcaktuara”, thuhet në apelim.

Megjithatë Komisioneri ka lënë jashtë apelimit disa nga vërejtjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. ONM në rekomandimin dërguar Komisionerit i është referuar një raporti të DSIK-së i cili për lidhje të subjektit me persona të papërshtatshëm.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit thotë se raporti i DSIK ku evidentohen “kontaktet e papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar si dhe gjetjet për korrupsion mbeten të vlefshme”. Po ashtu, ONM paraqet dyshime mbi aftësitë profesionale të Malajt. Ajo shprehet se ka munguar një analizë tërësore e aftësive profesionale të subjektit, por Komisioneri publik nuk ka paraqitur këtë në kërkesën për Apelim.

Etiketa: Administrativeaftësitë profesionaleAnkimApelApelimArtur MalajBIRNBujar NishaniDarjel sinaDSIKEuroGenta Tafa BungoGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarHetimInvestigimKomisioneriKomisioneri PublikKorrupsionKPKKrijonkryetarkushtetueseONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitPamela QirkoRaportiSeancaSuela ZheguVendimVendimiVetingVetinguVëzhguesitVlorë
Tjetri
Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, dorëhiqet

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, dorëhiqet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.