AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, dorëhiqet

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj, gjate aktivitetit "Forca e Ligjit ne Veprim – Arritje dhe Sfida", ku ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, akuzoi policine dhe prokurorine se nuk ka pasur aftesi ose vullnet per te arrestuart te shume kerkuarin Klement Balilin.
/r/n/r/nAlbania’s Prime Minister Edi Rama, Interior Minister Fatmir Xhafaj, during the event "Force of Law in Action – Achievement and Challenge" at Tirana International Hotel.

Një nga personat më të luftuar nga opozita në kabinetin qeveritar “Rama 2” dha dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm. Kryeministri Rama deklaroi se e kishte pranuar dorëheqjen pa dhënë shpjegime.

Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Brendshem, Fatmir Xhafaj, gjate aktivitetit “Forca e Ligjit ne Veprim – Arritje dhe Sfida”, ku ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, akuzoi policine dhe prokurorine se nuk ka pasur aftesi ose vullnet per te arrestuart te shume kerkuarin Klement Balilin. Foto:LSA

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm që nga shtatori i vitit të kaluar dha dorëheqjen nga posti të shtunën më 27 tetor 2018. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ai e kishte pranuar kërkesën dhe se kishte propozuar në vend të Xhafajt, Aleksandër Lleshin, gjeneral ushtrie.

Pas deklaratës së kryeministrit, edhe Xhafaj e konfirmoi dorëheqjen përmes një mesazhi në Facebook, pa dhënë arsye për largimin.

“Pas më shumë se 1 viti në krye të Ministrisë së Brendshme, me vullnetin tim, i kam paraqitur Kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falënderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme,” tha Xhafaj.

“Erdha në këtë detyrë për një mision të vështirë, shërbeva me pasion, me modesti dhe me devotshmëri në shërbim të shtetit, të ligjit dhe të qytetarëve,” shtoi ai, duke falenderuar forcat e policisë së shtetit dhe partnerët vendas dhe ata të huaj.

Xhafaj, 59 vjeç, mori postin e ministrit të Brendshëm në mars 2017 pas dorëheqjes së Saimir Tahirit ndërsa e la këtë post pak javë më vonë pasi një marrëveshje politike mes Ramës dhe Bashës ia kaloi drejtimin e Ministrisë së Brendshme opozitës.

Ai u riemërua ministër në shtator 2017, pasi Partia Socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare.

Mandati prej pak më shumë se një vit i Xhafajt si Ministër i Brendshëm u shoqërua me akuza të shumta nga opozita. Në emërimin e tij të parë, opozita rikujtoi se Xhafaj ka qenë hetues në Krujë në kohën e Komunizmit në vitet 1982-84 si dhe drejtues i organizatës së Rinisë së Partisë së Punës. Dy ish të dënuar deklaruan për Partinë Demokratike se ai kishte ushtruar dhunë ndaj tyre kur kishte qenë hetues. Xhafaj mohoi akuzat. “Kurrë nuk kam ushtruar dhunë ndaj dikujt”, tha ai.

Pak muaj më vonë, opozita nisi një sulm frontal kundër Xhafajt duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

Në maj 2018, opozita publikoi një vendim të gjykatave italiane në bazë të së cilit, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, ishte i dënuar për trafik droge në Itali. Në zyrat e opozitës u publikua një përgjim që sugjeronte se Agron Xhafaj, i cili prezantohet edhe me emrin Geron, ishte ende aktiv në trafikun e lëndëve narkotike.

Qeveria e deklaroi përgjimin e publikuar nga opozita një montazh. Rama deklaroi se përgjimi ishte i pavërtetë. Por ndërkohë, Agron Xhafaj pranoi vullnetarisht të ikte në Itali për t’iu dorëzuar drejtësisë për të vuajtur dënimin e marrë për një episod trafiku të vitit 2002.

Fatmir Xhafaj mori postin si Ministër i Brendshëm me një program të quajtur “Forca e Ligjit”. I prezantuar me bujë në nëntor 2017, ky ishte operacionit që synonte luftimin e krimit të organizuar në Shqipëri. Një vit më pas, “Forca e Ligjit” raportohet se ka goditur në shumë raste, por të ashtuquajturit “Peshq të Mëdhenj” mbeten ende jashtë rrjetës.

Dorëheqja e Ministrit të Brendshëm erdhi ironikisht një javë pas organizimit të një operacioni masiv policor të koduar Vol-Vo4, në të cilën u arrestuan dy dyzina me të dyshuar.

Xhafaj ka qenë Ministër i Drejtësisë në vitet 2003 – 2005 si dhe deputet i Partisë Socialiste që nga viti 2005.

 

Etiketa: AkuzaAleksander LleshideputetDrogeEdi RamaFacebookFatmir XhafajhetuesItaliKryeministri Edi RamamarrëveshjeMinistër i BrendshëmoperacioniOpozitaPartiaPartia SocialistePartisë SocialistePunëQeveriaRamaSHshqipShqipërishtatorSulmTrafikTrafik DrogetrafikuVendimVOL-VO4Zgjedhjet
Tjetri
Hetimi për trafik droge rikthen akuzat për blerje të votave

Zyrtare: Veprimtaria e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako nën hetim nga prokuroria

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.