AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Zyrtare: Veprimtaria e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako nën hetim nga prokuroria

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Edi Rama dhe Vangjush Dako në Durrës në vitin 2014. Foto: Facebook

Zëdhënësi i Prokurorisë Denion Ndrenika konfirmoi për BIRN se “veprimtaria e Dakos” është nën hetim por nuk bëri të ditur arsyet se për çfarë po hetohet.

Edi Rama dhe Vangjush Dako në Durrës në vitin 2014. Foto: Facebook

Prokuroria shqiptare është duhe hetuar “veprimtarinë” e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, por për Dakon nuk ka masë dhe ai nuk është më vete “person nën hetim”. Zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme Denion Ndrenika konfirmoi për BIRN se veprimtaria e Dakos po hetohet bashkë me atë të personave të tjerë ndërsa prokuroria do të marrë vendim më vonë nëse ka apo jo “elementë të veprës penale”.

“[Dako] nuk është person nën hetim, por kjo nuk do të thotë se nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe e shumë personave të tjerë dhe në përfundim do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale,” tha Ndrenika.

Pyetur nëse Dako po hetohej në lidhje me aludimet për blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017, Ndrenika tha se “nuk ka koment”.

Dako i tha BIRN përmes një telefonate se nuk kishte dijeni për hetimin dhe rrjedhimisht nuk kishte koment.

Kryebashkiak i Durrësit që nga viti 2007 dhe një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, Dako ka realizuar fitore të njëpasnjëshme dhe në rritje në zonën e tij elektorale, ku fitorja më e madhe duket se u realizua në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.

Në zgjedhjet e vitit 2007, Dako fitoi me një diferencë prej vetëm 300 votash përballë kandidatit kundërshtar në zgjedhjet për kryebashkiak të qytetit të Durrësit. Katër vjet më vonë, në zgjedhjet e vitit 2011, Dako fitoi me mbi 3,500 vota diferecë ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015, kur  Bashkia Durrës përfshinte jo vetëm qytetin por edhe fshatrat përreth sipas reformës administrative, Dako fitoi me 57% të votave. Në zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste përmirësoi në mënyrë të vazhdueshme rezultatet e saj në Qarkun Durrës, ku përfshihen edhe Bashkitë Shijak dhe Krujë. Në vitin 2017, socialistët morën gati 50% të votave në këtë qark nga 39% që patën marrë më 2013.

Dako [CV Link] është akuzuar në vijimësi nga Partia Demokratike në opozitë për krime të aluduara zgjedhore dhe për lidhje me elementë të krimit të organizuar.  Opozita aludon gjithashtu që suksesi elektoral i socialistëve lidhet me bashkëpunimin e tyre me elementë të krimit të organizuar.

Javën e kaluar, policia shqiptare kreu një operacion masiv kundër krimit të organizuar për të goditur katër grupe kriminale të ndërlidhur me njëri-tjetrin që ishin përgjegjës për së paku 13 raste të trafikut të drogës. Operacioni solli edhe arrestimin e dy ish-deputetëve socialistë të akuzuar për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Por menjëherë pas përfundimit të operacionit, materjale të dosjes hetimore të rrjedhura te Partia Demokratike dhe media zbuluan së paku dy raste kur elementë të arrestuar për dyshimet për drogë, dyshoheshin edhe si të angazhuar në blerje votash për Partinë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2017. Gjatë javës, Partia Demokratike akuzoi Prokurorinë se kishte fshehur implikimin e Dakos dhe kishte shmangur hetimin e krimit zgjedhor nga të dyshuarit për trafikantë droge.

Të premten, kryetari i demokratëve Lulzim Basha kërkoi hetim.

Një paragraf nga dosja e prokurorisë i rrjedhur në media tregon se Gjevi Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u përgjua duke blerë vota për socialistët.

Arben dhe Gjevi Ndoka janë arrestuar të akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim toke publike si pjesë e operacionit. Që të dy u deklaruan të pafajshëm para Gjykatës së Krimeve të Rënda të mërkurën, por u lanë në masën e sigurisë Arrest me Burg.

Gjithsesi, trofeu më i madh për opozitën erdhi nga biseda të përgjuara mes Dakos dhe Altin Avdylin, një të dyshuar për trafik droge. Në bisedë Dako dëgjohet duke thënë se dëshironte të takonte vëllain e Avdylit, i cili është gjithashtu i arrestuar, për ta falënderuar atë. Biseda raportohet se është zhvilluar menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Në një bisedë të dytë të përgjuar, Avdyli flet me një person tjetër, i cili i thotë se një familje me gjashtë vota dëshiron të shesë votat dhe nxit Avdylin t’i thotë Dakos t’i paguajë.

Duke folur në emisionin Opinion në TV Klan të enjten në darkë, Dako nuk mohoi se ai ka folur me të dyshuarin por tha se si politikan, ai flet me të gjithë votuesit.

“Nuk ka bir kurve që flet më shumë se unë me votuesin,” tha ai. Dako mohoi akuzat për blerje votash: “Unë nuk i kam fituar zgjedhjet me para,” tha ai.

Etiketa: AdministrativeArben NdokaArrestavdyliBashaBashkiaBIRNblerjeBurgDakodeputetDrogeDurrësEdi RamaFacebookFamiljefitoreGjykatësHetimKlanKorrupsionKrimeLulzim BashaMASMediaoperacionOpozitaParaPartia DemokratikePartia SocialistePoliciaProkuroriaRamashijakshqiptareTrafikTrafik DrogeVangjush DakoVendimVotaZgjedhjet
Tjetri
Maqedonia vazhdon përpara me ndryshimet kushtetuese

Maqedonia vazhdon përpara me ndryshimet kushtetuese

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.