AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Unionet e Kosovës mbështesin anulimin e pushimit për 1 majin

Die MorinangaDie Morina
8 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtorë të Kosovës duke protestuar më 1 maj 2017. Foto: BIRN.

Unionet e punëtorëve në Kosovë mbështesin një propozim nga deputeti i Partisë Demokratike Nait Hasani për ta hequr 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, nga lista e pushimeve zyrtare të vendit.

Punëtorë të Kosovës duke protestuar më 1 maj 2017. Foto: BIRN.

Përfaqësuesit e Unionit thanë për BIRN se ata mbështesin nismën e deputetit Nait Hasani për të hequr disa pushime nga lista zyrtare e vendit, duke përfshirë Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Kreu i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, tha për BIRN se nisma ende duhet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, por u shpreh se 1 maji është një relikt i epokës jugosllave.

“Në shumicën e vendeve europiane kjo nuk është një festë zyrtare dhe nëse qëllimi ynë është t’i bashkohemi Europës, kështu duhet të veprojë edhe vendi ynë. Ne kemi ardhur nga sistemi komunist i ish-Jugosllavisë dhe ishim mësuar ta kishim pushim 1 majin,” tha Syla.

Ai shtoi se s’duhet të kenë ankesa për këtë ndryshim, nëse ai ndodh.

“Ne duhet të reagojmë për të kërkuar të drejtat tona, jo një ditë pushim,” tha ai.

Mursel Zymberi, kreu i Unionit të Nëpunësve Civilë, tha se organizata e tij gjithashtu e mbështet propozimin, duke u shprehur se 1 maji “është trajtuar më shumë si një festë që para luftës, nga sistemi i mëparshëm i ish-Jugosllavisë”.

Një maji duhet të jetë “më shumë një protestë që kërkon të drejtat e punëtorëve” dhe jo një festë, tha Zymberi.

Avni Ajdini, kreu i Unionit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, përmendi gjithashtu faktin që Kosova e shënon 1 majin si një festë, si “një sindromë të keqe që ka mbetur nga e kaluara”.

Ai tha gjithashtu se 1 maji duhet të jetë një ditë proteste për të drejtat e punëtorëve, siç janë “kërkesat për paga, kushtet e punës, sigurimet shëndetësore, pensione dinjitoze, lejen e lindjes dhe shumë kërkesa të tjera”.

Dren Berishaj, një aktivist për të drejtat e punëtorëve dhe një anëtar i Grupit Anarko-Sindikalist të Prishtinës, vuri në dukje se 1 maji ishte fillimisht një përkujtim i një proteste për të drejtat e punëtorëve në Çikago në vitin 1886.

“Për ne, nuk ka rëndësi nëse është festë zyrtare apo jo. Ne do të jemi në rrugë duke protestuar. Është me të vërtetë e rëndësishme që ne që të kemi një ditë kushtuar punëtorëve dhe revoltës së tyre,” tha Berishaj.

Berishaj tha se në ish-Jugosllavi shteti e portretizonte veten si një respektues të të drejtave të punëtorëve, “por në të njëjtën kohë, Jugosllavia gjithashtu shkeli të drejtat e punëtorëve, por në mënyra të ndryshme”.

Ai u shpreh se ky koncept u trashëgua nga Kosova, por “tani ata duan ta heqin këtë sepse ekziston një lloj dominimi ideologjik neoliberal në të cilin punonjësi ekziston si një individ i cili ka vlerë monetare në ekonominë e tregut”.

“Një logjikë e tillë është shumë problematike, siç është edhe nisma e Nait Hasanit,” shtoi ai.

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është një festë publike në Kosovë sipas Ligjit për Festat Zyrtare. Ajo është gjithashtu një festë në shumë vende të tjera anembanë botës, përfshirë të gjitha shtetet e Ballkanit.

Etiketa: aktivistBIRNish-JugosllaviJugosllaviKosovaKosovëKuvendineoliberalnismaParaPartisë DemokratikePensioneprotestePunëPunëtorPunëtorëpushimeSH
Tjetri
Policia maqedonase arreston të dyshuarit si sulmues të parlamentit

Opozita maqedonase kërkon amnisti për dhunën në parlament

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.