AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kandidatja për gjyqtare drejt konfirmimit nga KPK

Besar LikmetangaBesar Likmeta
8 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca dëgjimore pë kandidaten për gjyqtare Arnisa Këllezi | Foto nga : Besar Likmeta

KPK i dha një vlerësim pozitiv për të tre kriteret e vetingut kandidates për gjyqtare Arnisa Këlliçi dhe njëherazi vlerësoi arritjet e saj akademike.

Seanca dëgjimore pë kandidaten për gjyqtare Arnisa Këllezi | Foto nga : Besar Likmeta

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti të hënën seancën dëgjimore për kandidaten për gjyqtare Arnisa Këlliçi, e cila më parë ka shërbyer si këshilltare ligjore pranë Gjykatës së Lartë.

Sipas KPK-së Këlliçi ka mbaruar studimet në fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në nivelin ‘bachelor’ në vitin 2006 me medalje ari. Më tej kandidatja për gjyqtare ka përfunduar një master në drejtësi me ekselencë dhe doktoraturën në ‘Central European University” në Budapest.

Nga shkurti 2014 deri në shkurt 2017, kur është kualifikuar në programin e magjistraturës me 71 pikë, Këlliçi ka punuar si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë, ku ka prodhuar 367 relatime me natyrë civile.

Trupa e vetingut e drejtuar nga Olsi Komici kryesues, Suela Zhegu relatore dhe Xhensila Pine anëtare, e vlerësoi Këlliçin për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë, kontrollin e figurës dhe profesionalizmin.

Sipas relatores Zhegu, si pjesë e procesit të rivlerësimit të kandidates për gjyqtare, KPK ka administruar raportet për subjektin nga Inspektoriati in Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit,

Sipas raporti të ILDKPKI, Këlliçi ka bërë deklarim  të saktë, nuk ka bërë deklarim të rremë, ka burime të mjaftueshme pasurie, nuk ka fshehje pasur dhe nuk ka konflikt interesi.

Përtej raportit të ILDKPKI, Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka ndërmarrë një hetim të pavarur administrativ mbi pasuritë e deklaruar në deklaratën veting të subjektit, kur përfshihet një makinë Toyota Rav4, prodhim i vitit 2006 e blerë në vitin 2013, me vlerë 8300 euro, dhe një motor ‘Moto Guzi’ në emër të bashkëshortit i blerë në vitin 2009. Pasuritë e subjektit përputhen me deklarimet e saj.

Sipas KPK-së gjendja e llogarive bankare të subjektit përputhet me deklarimit e saj, ndërkohë që Këlliçi dhe bashkëshorti kanë dhe një apartament në përdorim, i cili është i regjistruar në pronësi të vjehrrit të kandidates për gjyqtare. Kjo pasuri është përftuar nga vjehrri i Znj. Këlliçi si pronar i tokës ku është ndërtuar pallati.

Sipas raporti të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Znj. Këlliçi është vlerësuar si e përshtatshme për të avancuar në karrierën e saj si gjyqtare, ndërkohë që edhe vlerësimi profesional nga Shkolla e Magjistraturës dhe puna në Gjykatën e Lartë si ndihmëse ligjore i kanë dhënë një notë pozitive.

Gjatë fjalës së saj të shkurtër përpara komisionit Znj. Këlliçi ra dakord me gjetjet e Komisionit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. Shpallja e vendimit për subjektin bëhet të martën me datë 6 nëntor ora 10:00.

Etiketa: akademikeArnisa KëlliçiBachelorBashkëshortiEuroGjykatëGjykatësGjyqtareHetimILDKPKIKomisioni i Pavarur i Kualifikimitkonfliktkonflikt interesiKPKmasterMedaljeOlsi KomiciprodhimPunaRaportiSeancaSHshkollaSuela ZheguTiranëToyotaVetingXhensila Pine
Tjetri
Ngjarjet kryesore të javës në Shqipëri në imazhe (Foto)

Vitore Tusha, propozimi i Ilir Metës për Kontrollin e Lartë të Shtetit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.