AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vitore Tusha, propozimi i Ilir Metës për Kontrollin e Lartë të Shtetit

Aleksandra BogdaningaAleksandra Bogdani
8 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Gjykates Kushtetuese, Vitore Tusha, duke hipur ne makine, pas nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit i cili ne vendimin e dhene sot e ka cilesuar ate si figure te paster. Ne perfundim te procesit te rivlerrsimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, Tusha rezulton me pasuri justifikuara./r/n/r/nConstitutional Court member Vitore Tusha, enter his car after a session of the Independent Qualification Commission, which has qualified her as a clean judge. At the end of the process of revaluation, otherwise known as the process of vetting, Tusha results with justified fortune.

Presidenti përzgjodhi anëtaren e vetuar të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha për drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kandidatura e Tushës iu propozua për votim Kuvendit.  

Gjyqtarja e Gjykates Kushtetuese, Vitore Tusha pas konfirmimit në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Foto: LSA

Mes një liste prej 34 kandidatësh, presidenti Ilir Meta përzgjodhi Vitore Tushën si kandidate për kryetare të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Presidenca lajmëroi të hënën përmes një njoftimi për shtyp se dekreti me emrin e Tushës do t’i propozohej për votim Kuvendit të Shqipërisë.

“Presidenti pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, ka arritur në konkluzionin se, Doktore e Shkencave Juridike znj. Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues…,” thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.

Kontributi në fushën e jurispudencës, atë të drejtësisë si dhe angazhimi akademik janë argumentet e përdorura nga Presidenti i Republikës në favor të përzgjedhjes së kandidaturës së Tushës. Kalimi me sukses i procesit të vetingut, sipas njoftimit “ka krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për t’u zgjedhur si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Vitore Tusha është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, ndonëse mandati i saj në këtë funksion ka mbaruar që në mars të vitit 2017. Ajo mban gradën “Doktore” e Shkencave në Drejtësi si dhe ka kryer më parë detyrën e gjyqtares së rrethit, gjyqtares së Kasacionit si dhe profesionin e avokates.

Tusha propozohet që të zëvendësojë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskajn, mandati i së cilit mbaroi në fillim të tetorit. Në garën brenda Presidencës, Tusha doli në krye të një liste të gjatë kandidatësh, përfshirë dy ish-ministrat e Financave, Anastas Angjeli dhe Shkëlqim Cani, ish-kreun e SHISH, Bahri Shaqiri apo ish-kryetaren e KQZ-së, Lefterie Luzi.

Dekreti për kryetarin e KLSH-së pritet të kthehet në një test për marrëdhëniet e trazuara të Presidentit me mazhorancën, pas refuzimit të Metës për të dekretuar Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendshëm. Sipas Kushtetutës dhe ligjit organik të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryetari i këtij institucioni propozohet nga Presidenti dhe zgjidhet nga Kuvendi; ç’ka kërkon votat e mazhorancës për emërimin e Vitore Tushës.

Etiketa: DekretiGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseIlir MetaKandidateKLSHKomisioni i Pavarur i KualifikimitKQZkryetarkushtetueseKuvendiMetaPresidencaSHshqipVitore Tushavotim
Tjetri
Anëtari i bandës së Durrësit fitoi lirinë pas dy vendimeve kundër të gjykatave

Endrit Dokle, Adriatik Coli thirren të dëshmojë për atentatin kundër Lulzim Berishës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.