Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat do të kushtojë 50.5 milionë euro

Aleksandra BogdaniNgaAleksandra Bogdani
15:37 | 12/11/2018
Në Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat do të kushtojë 50.5 milionë euro

Nga punimet për ndërtimin e një segmenti rrugor. Foto:Ministria e Infrastrukturës.

Share on FacebookShare on Twitter

Pasi mori një bonus 6 pikësh për ofertën e pakërkuar, kompania “Gjikuria” u shpall fituese e koncesionit 13-vjeçar për rrugën Orikum-Dukat me ofertë sa 99.96 për qind e fondit limit.

Nga punimet për ndërtimin e një segmenti rrugor. Foto:Ministria e Infrastrukturës.

Kompania “Gjikuria” u shpall fituese e koncesionit 13-vjeçar për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Orikum-Dukat, një rrugë prej 16 kilometrash që do t’i kushtojë 50.5 milionë euro buxhetit të shtetit. Sipas dokumenteve të koncesionit, oferta fituese është 99.96 për qind e fondit të parashikuar për projektin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi më 8 nëntor se përveç kompanisë “Gjikuria”, e cila është edhe autore e ofertës së pakërkuar, në tender kishte marrë pjesë edhe kompania “4 A-M” me ofertë 61.2 milionë euro. Kjo kompani është skualifikuar, pasi oferta financiare ishte më e lartë se vlera maksimale e përllogaritur për projektin.

Rruga Orikum-Dukat, e planifikuar të rindërtohet nga Porti i Jahteve në Orikum deri te Ura e Shën Elizës në Dukat është projekti i katërt i paketës “1 Miliard euro” të qeverisë shqiptare, pas rrugës së Arbrit, rrugës Thumanë-Kashar dhe asaj Milot-Balldren. Të katërta projektet koncesionare pritet të kenë një kosto të përgjithshme prej 712 milionë eurosh.

Më 20 qershor 2018, Këshilli i Ministrave i dha një bonus prej 6 pikësh kompanisë “Gjikuria” për paraqitjen e propozimit të pakërkuar për marrjen me koncesion të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës për një periudhë 13 vjeçare.

Praktika e mësipërme është kritikuar vazhdimisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar si mekanizëm për krijimin e borxhit publik, përtej limiteve ligjore. Gjithashtu, projektet koncesionare të qeverisë “Rama” për ndërtim rrugësh ngrenë pikëpyetje të mëdha sa i përket formës së përzgjedhur të prokurimit, pra partneritetit publik-privat, ashtu edhe kostos së tyre si dhe mbi faktin nëse projektet e përzgjedhura për t’u financuar janë apo jo rentabël.

Etiketa: KoncesionOrikum - Dukat
Tjetri
Arrestohet një 32-vjeçar si autori i dyshuar i trafikimit të armëve nga Rinasi

Armë me postë drejt Britanisë së Madhe

Më të lexuarat

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat do të kushtojë 50.5 milionë euro

Koncesioni i rrugës Orikum-Dukat do të kushtojë 50.5 milionë euro

15:37 | 12/11/2018
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

13:42 | 21/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023

Gjykata liroi zyrtaren e akuzuar për mashtrim pasi fëmijët e saj ishin të trishtuar

15:47 | 21/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.