Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Mos humbisni Korrupsioni

Apeli i jep pafajësi Shpëtim Gjikës, Prokuroria paralajmëron rekurs

Jerola ZiajNgaJerola Ziaj
20:03 | 14/11/2018
Në Korrupsioni, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Fushata anti-korrupsion kundër drejtuesve vendorë shfryhet në gjykata

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë përpara përballjes me KPK-në, Alma Liçaj dhe dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues në Apelin e Vlorës rrëzuan dënimin e shkallës së parë, duke e çliruar nga akuzat ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës. Prokuroria kundërshton pafajësinë.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Tiranës | Foto nga : LSA

Vendimi i Gjykatës së Apelit të Vlorës për t’i dhënë pafajësi ish-kryebashkiakut Shpëtim Gjika ka “habitur” përfaqësuesit e akuzës, të cilët i thanë BIRN se do ta dërgonin çështjen në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar që të lihej në fuqi dënimi i dhënë nga shkalla e parë.

Gjika u shpall i pafajshëm të hënën nga Gjykata e Apelit. Ndryshe nga Gjika, Apeli la në fuqi dënimin me tre vjet burg (konvertuar në shërbim prove) për biznesmenin Artur Haxhi dhe dënimin me një vit (po ashtu me kusht) për falsifikim dokumentesh për Ridvan Mersinin. Gjykata la në fuqi edhe pafajësinë për  Doriana Behari (Sulaj), ish-shefe e urbanistikës. Po ashtu vendimi hoqi sekuestron ndaj pallatit që ndodhet në Sheshin e Flamurit rreth lejes së ndërtimit, të të cilit u ngrit edhe çështja penale.

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Ardian Ylli dhe përfaqësuesi i akuzës në Apel, Pelivan Malaj i thanë BIRN se prokuroria do të çonte çështjen Gjykatën e Lartë, për të kërkuar konfirmim të vendimit të Shkallës së Parë që e gjeti Gjikën fajtor. “E kishim parashikuar të kishte ndonjë lehtësi, por jo në këtë formë,” tha në një bisedë telefonike drejtuesi i Prokurorisë, Ardian Ylli. Gjika nuk pranoi të komentonte vendimin, ndërsa më herët e pati cilësuar hetimin ndaj tij si politik.

Vendimi për pafajësinë e Gjikës u mor nga një trupë gjykuese i përbërë nga kryetarja e Gjykatës së Apelit, Alma Liçaj, Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati. Liçaj e cila ishte relatore në këtë çështje, u paraqit të nesërmen e këtij vendimi në seancë dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. KPK ka hetuar atë vetëm në kriterin e pasurisë  duke ngritur një sërë akuzash mbi origjinën e pasurisë së saj.

Gjika akuzohej nga prokuroria e Vlorës për “shpërdorim detyre”, “falsifikim dokumentash”, “fshehje të provave të krimit” dhe “ndërtim të paligjshëm”. Në Shkallën e Parë, ish-kryebashkiaku i Vlorës u dënua me katër vjet burg për dy nga katër akuzat që prokuroria kishte ngritur për të, dënim  i konvertuar në dy vite shërbim prove dhe 3 vite ndalim të ushtrimit të funksioneve publike. Shpëtim Gjika u shpall fajtor për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “pengim të hetimeve”, ndërsa po ashtu u dënuan biznesmenin e ndërtimit Artur Haxhi me 3 vjet burg për “falsifikim”dhe  Ridvan Mersinin me 1 vit po për këtë vepër penale.

Përfaqësuesi i akuzës në Apel, Pelivan Malaj i tha BIRN në një bisedë telefonike se ata do të bënin rekurs të çështjes. “Ne mendojmë që nuk qëndron pafajësia për të gjitha akuzat”, tha Pelivan Malaj. Megjithatë ende nuk ka një vendim të zbardhur të gjykatës.

Ish-kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, ish-drejtoresha e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit në Bashkinë Vlorë, Doriana Behari,  biznesmeni Haxhi dhe Ridvan Mersini u ndaluan nga prokuroria në shkurt të 2015, por më pas u hetuan dhe u gjykuan në gjendje të lirë.

Më 29 qershor 2017, Prokuroria e Vlorës kërkoi shpalljen fajtor të Gjikës dhe dënimin e tij me 9 vjet burg  për akuzat e “falsifikimit të dokumentave” të një mbledhje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës (KRRT); “shpërdorimit të detyrës”; “ndërtim të paligjshëm”; dhe “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Mbrojtja, që u lexua më 20 korrik 2017, kërkoi pafajësi për të gjitha akuzat.  Gjykata e Faktit rrëzoi akuzat e  “shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.

Përballja e ish-kryebashkiakut me drejtësinë filloi në tetor të vitit 2013, kur ai u mor për herë të parë i pandehur së bashku me disa funksionarë të bashkisë dhe persona të tjerë, për falsifikim dokumentash të një mbledhjeje të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Vlorës.

Për dosjen e parë, e cila u gjykua në Tiranë, Gjika fitoi pafajësinë në të dy shkallët e gjyqësorit. Gjika i pati cilësuar akuzat që u ngritën për të në vitin 2013 dhe të tjera në 2015 si politike.

Etiketa: Shpetim Gjika
Tjetri
Grabitet me dhunë posta e Prokurorisë së Durrësit

Ekzekutohet tregtari 31-vjeçar në pazarin e Shkodrës

Më të lexuarat

Fushata anti-korrupsion kundër drejtuesve vendorë shfryhet në gjykata

Apeli i jep pafajësi Shpëtim Gjikës, Prokuroria paralajmëron rekurs

20:03 | 14/11/2018
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Katër gjyqtare në garë për tre vende të Gjykatës së Posaçme

16:57 | 06/06/2023

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako arrestohet për shpërdorim detyre

19:04 | 06/06/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023
Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Shëndetësisë arrestohet për korrupsion në një tender

22:49 | 02/06/2023
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.