AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Pushteti në rënie i Trump dhe zemërimi në rritje

Jeffrey D. SachsngaJeffrey D. Sachs
8 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë një proteste anti-Trump. Foto: (AP Photo/Vadim Ghirda)

Muajt në vazhdim mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm për Amerikën dhe botën. Teksa pozicioni politik i Trump dobësohet dhe pengesat me të cilat ai përballet rriten, destabiliteti i tij mendor do të vazhdojë të shfaqë një rrezik në rritje.

Njerëzit mbajnë pankarta përgjatë një takimi të Trump me liderët botërorë në Paris ku u shënua 100-vjetori i Armëpushimit që i dha fund Luftës së Parë Botërore. (AP Photo/Vadim Ghirda)

Drama e presidencës së Donald Trump është përqendruar rreth faktit nëse një president ekstremist duhet të lejohet të vazhdojë të çojë përpara një axhendë politike ekstremiste kundrejt vullnetit të shumicës së amerikanëve. Deri më tani përgjigjja ka qenë jo dhe zgjedhjet afatmesme e bënë këtë më pak të mundshme. Megjithatë, frustrimi në rritje i Trumpit mund ta çojë atë buzë greminës psikologjike, me pasoja të rënda për demokracinë amerikane dhe botën.

Asnjë nga idetë ekstremiste të politikave të Trump nuk ka marrë mbështetje publike. Publiku e ka kundërshtuar uljen e taksave të korporatave vitin e shkuar të mbështetur nga republikanët, përpjekjen e Trump për të shfuqizuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (Obamacare), propozimin e tij për murin me Meksikën, vendimin për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe vënien e tarifave të shtuara ndaj Kinës, Europës dhe të tjerëve. Në të njëjtën kohë, ndryshe nga promovimi i palodhur i Trump të karburantit fosil, publiku mbështet investimin në energji të rinovueshme dhe qëndrimin në marrëveshjen klimatike të Parisit.

Trump ka provuar të zbatojë axhendën e tij radikale përmes tre qasjeve. Së pari ai është përpjekur të mbështetet në shumicat republikane në dy dhomat e Kongresit për të kaluar legjislacion përballë kundërshtimit të fortë politik. Kjo qasje pati sukses një herë, me uljen e taksave për korporatat në 2017, pasi donatorë të mëdhenj republikanë këmbëngulën, por dështoi me përpjekjen e Trump për të zëvendësuar Obamacare, teksa tre senatorë republikanë u tërhoqën.

Qasja e dytë ka qenë përdorimi i urdhrave ekzekutivë për të anashkaluar Kongresin. Këtu gjykatat kanë ndërhyrë vazhdimisht, më së fundmi ditë para zgjedhjeve, kur një gjykatë federale ndaloi punën për Gazsjellësin Keystore XL, një projekt shumë i kundërshtuar nga mjedisorët, me arsyetimin e administrata e Trump kishte dështuar të prezantonte një “shpjegim të arsyeshëm” për veprimet e saj. Trump vazhdimisht dhe rrezikshmërisht ka shkelur mbi autoritetin e tij dhe gjykatat e kanë kthyer mbrapsht.

Taktika e tretë e Trump ka qenë mbajtja e tubimeve për të kthyer opinionin publik në anën e vet. Megjithatë, pavarësisht tubimeve të tij të shpeshta ose mbase prej tyre dhe vulgaritetit nxitës të tyre, norma e mosmiratimit të Trump ka tejkaluar normën e miratimit të tij që nga ditët e para të administratës. Norma aktuale e tij është mosmiratim nga 54%, kundrejt 40% miratim, me një miratim të fortë nga rreth 25% e popullsisë. Nuk ka pasur lëvizje të qëndrueshme në drejtim të Trump.

Në zgjedhjet afatmesme, që Trump vetë i përshkroi si një referendum të presidencës së tij, kandidatët demokratë si nga Shtëpia dhe Senati i tejkaluan gjerësisht kundërshtarët e tyre republikanë. Në garat për Shtëpinë, demokratët morën 53,314,159 vota në shkallë kombëtare, krahasuar me 48,439,810 vota për republikanët. Në garën e Senatit, demokratët i dominuan republikanët me 47,537,699 vota kundrejt 34,280,990.

Në total të votave për partinë nga tre ciklet e zgjedhjeve të fundit (2014, 2016 dhe 2018), kandidatët demokratik të Senatit i kanë tejkaluar kandidatët republikanë me 120 milionë vota ndaj 100 milionë votave. Republikanët mbajnë gjithsesi një shumicë të ngushtë në Senat, ku çdo shtet prezantohet nga dy senatorë, pavarësisht përmasës së popullatës, sepse ata priren të fitojnë vendet në shtetet me më pak popullata, ku demokratët prevalojnë në shtetet e bregdetare dhe ato të Perëndimit të Mesëm. Uyoming, për shembull, zgjedh dy senatorë republikanë që përfaqësojnë rreth 580,000 banorë, ndërsa Kalifornia me më shumë se 39 milionë banorë zgjedh dy senatorë demokratë. Demokratët fitojnë më shumë vota, por republikanët fitojnë më shumë vende.

Pa kontroll ndaj Shtëpisë, megjithatë, Trump nuk do të mund të veprojë më ndaj legjilacionit që nuk gëzon popullaritet. Vetëm politikat me mbështetje të dyja palëve do të kenë mundësinë të kalojnë në të dyja dhomat.

Në aspektin ekonomik, politikat tregtare të Trump janë bërë më pak popullore në muajt e fundit teksa ekonomia amerikane ftohet nga “trullosja” e uljes së taksave për korporatat, teksa pasiguria në rritje rreth politikave globale të tregtisë paralizon investimet në biznes dhe deficiti buxhetor dhe normat e interesit rriten. Justifikimet e dobëta të Trup për sigurinë kombëtare dhe rritjen e tarifave janë sfiduar politikisht dhe mbase edhe në gjykata.

E vërtetë, Trump do të mund të vazhdojë të caktojë gjykatës federalë konservatorë dhe me shumë gjasa do të fitojë konfirmimin e tyre në Senatin me shumicë republikane. Dhe në çështjes se luftës dhe paqes, Trump do të operojë tmerrsisht me pak mbikëqyrje nga Kongresi apo publiku, një problem i sistemit politik amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore. Trump ashtu si paraardhësit e tij të fundit, me shumë gjasa do të vazhdojë ta mbajë SHBA në kufi të luftërave në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, pavarësisht mungesës së kuptimit apo mbështetjes së rëndësishme të publikut.

Për më tepër, ka tre arsye përse duhet besuar se pushteti i Trump do të dobësohet ndjeshëm në muajt në vazhdim. Së pari, Prokurori Special, Robert Mueller mund të ketë dokumenta shumë serioze për krimet e Trump, anëtarëve të familjes së tij dhe ose të këshilltarëve të tij të ngushtë. Mueller ka mbajtur në profil jashtë vëmendjes së publikut para zgjedhjeve. Me shumë gjasa do të dëgjojmë së shpejti prej tij.

Së dyti, demokratët e Shtëpisë do të fillojnë të hetojnë taksat e Trump dhe marrëveshjet e tij personale të biznesit, përfshirë përmes fletëthirrjeve të kongresit. Ka arsye të forta për të besuar se Trump mund të ketë kryer evazion fiskal të rëndë (siç nënvijëzoi së fundmi New York Times) dhe ka pasuruar ilegalisht familjen e tij si president (një padi që gjykatat e kanë lejuar të vazhdojë që supozon shkelje të disa pikave të Kushtetutës). Trump me gjasa do t’i injorojë ose luftojë fletëthirrjet, duke i hapur rrugë një krize madhore politike.

Së treti dhe më e rëndësishmja, Trump nuk është thjesht një politikan ekstremist. Ai vuan nga ajo që autori Ian Hughes së fundmi e quajti “një mendje të çorientuar”, mbushur me urrejtje, paranoja dhe narcisizëm. Sipas dy vëzhguesve të ngushtë të Trump, ideja e presidentit për realitetin “me gjasa do të vazhdojë të bjerë” përpara shtimit të pengesave politike, hetimeve për taksat e tij dhe marrëveshjet e biznesit, zbulimeve të Mueller dhe një opozite politike energjike. Ne mund ta kemi parë që tani sjelljen e çoroditur dhe agresive të Trump pas zgjedhjeve.

Muajt në vazhdim mund të jenë veçanërisht të rrezikshëm për Amerikën dhe botën. Teksa pozicioni politik i Trump dobësohet dhe pengesat me të cilat ai përballet rriten, destabiliteti i tij mendor do të vazhdojë të shfaqë një rrezik në rritje. Ai mund të shpërthejë në zemërim, të pushojë Mueller dhe ndoshta të përpiqet të nisë një luftë apo të marrë fuqi në emergjencë për të rikthyer autoritetin e tij. Ne nuk e kemi parë ende Trump në zemërim të plotë, por mundet ta shohim së fundmi, pasi hapësira e tij për manovra vazhdon të ngushtohet. Në atë rast, shumë do të varet nga performanca e rendit kushtetues amerikan.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Trump’s Diminishing Power and Rising Rage

Etiketa: AdministrataArmëDonald TrumpEkonomiaekonomia amerikaneGjykataGjykatëGjykatëskandidatëtkrizeKufiLuftaMarrëveshjambështetjepadiParapasojaPiSpresidentProject SyndicateProkuroriPunëReferendumrepublikanerrezikSenatiSHSHBATaksatTrumpVotaZgjedhjet
Tjetri
Shullazi nën akuzë për gjobëvënie dhe kërcënime, drejtësia në test

Reagimet pas dënimit të Shullazit, Ambasada e SHBA: Hap domethënës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.